Lajmet

Rritet konsumi i energjisë elektrike për 12%, apelohet për kursim

KESD thotë se vetëm duke kursyer mund t’ia dalim bashkë mbanë.

Published

on

Me rënien e temperaturave po rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, konsumi i energjisë elektrike, është rritur për 12% më shumë, ndërkaq në kohën e pikut ka mbërritur në 13%.

Kështu thuhet në një njoftim të KEDS-it, ku theksohet se rritja e konsumit ka ndodhur që nga fillimi i kësaj jave për shkak të ftohjes së kohës, për çka konsumatorët veçse kanë filluar të ngrohen me rrymë.

Kjo rritje rekord e konsumit të energjisë elektrike do të mundë të vështirësojë funksionimin e sistemit elektroenergjetik të vendit. KEDS/KESCO apelojnë te qytetarët e Republikës së Kosovës që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, por të gjejnë alternativa tjera aty ku kanë mundësi. Në të njëjtën kohë, qytetarëve u bëjmë thirrje të kursejnë rrymën sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të kemi një dimër sa më të lehtë. Çmimet në berzat ndërkombëtare janë në qiell dhe si rrjedhojë gjatë dimrit nevojitet të blihet nga jashtë një sasi shumë e madhe e energjisë elektrike për t’u përballuar komplet kërkesa, pasi prodhimi vendor nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Sa më e ulët kërkesa, aq më pak është e nevojshme të importohet energjia elektrike. Blerja me këto çmime është shumë e vështirë dhe e papërballueshme për ekonominë vendore. Si të ulet kjo kërkesë? Evitojeni ngrohjen me rrymë, mos i ndizni dritat pa nevojë, përdorini makinat për larje pas orës 23:00 në sezonin e verës dhe pas orës 22:00 në sezonin e dimrit, sikurse lëshojeni bojlerin sipas nevojës. Apel për kursim sa më të madh të energjisë elektrike po bën bota mbarë, meqë të gjithë do të përballemi shpejt me një krizë të tillë, të paparë ndonjëherë. Vendet që kanë praktikuar efiçiencën e energjisë përgjatë viteve të fundit, tashmë kanë kosto më të ulëta për konsumatorë, por edhe furnizim stabil. Megjithatë, apeli për të vepruar shpejt në efiçiencën e energjisë kurrë nuk ka qenë më i duhur sesa sot. Ky apel është qëllim, e qëllimi duhet të përkthehet në praktikë”, thuhet në njoftim.

KESD thotë se vetëm duke kursyer mund t’ia dalim bashkë mbanë.

Lajmet

​Rodgers, piloti që realizoi fluturimin e parë mbi ShBA

Published

on

Piloti Calbraith Rodgers, më 5 nëntor të vitit 1911, u ul me aeroplanin e tij në Long-Beach të Kaliforinës, duke plotësuar në këtë mënyrë fluturimin e parë nga njeri skaj i Shteteve të Bashkuara në tjetrin.

Këtë fluturim, piloti Rodgers e bëri për të fituar çmimin prej 50 mijë dollarësh që kishte ofruar botuesi i një gazete për fluturimin e parë nga njëra anë e vendit në tjetrën brenda 30 ditësh.

Aeroplani i tij ishte pak më i madh se një balonë me një motor me 35 kuaj-fuqi. Rodgers u nis nga Gjiri Sheepshead i New-Yorkut dhe gjatë ditës së parë ai mbuloi 134 kilometra, duke fluturua gjithsejtë 105 minuta fluturimi.

Ai cilësoi këtë si një ”fillim të suksesshëm”. Mirëpo, përpjekjet për të filluar udhëtimin ditën e nesërme ishin më shumë tipike të kësaj ndërmarrjeje. Ai u përplas për një kotec pulash dhe e shkatërroi avionin.

Mekanikët e tij, të cilët e ndiqnin në një tren të posaçëm, e rindërtuan aeroplanin brenda 40 orësh dhe zoti Rodgers u kthye përsëri në ajër.

Ai qëndroi gjithsej 82 orë e 10 minuta në ajër, me 70 ndalesa gjatë 49 ditëve për të përshkuar distancën nga një skaj i vendit në tjetrin.

Megjithëse ai nuk e bëri udhëtimin brenda afatit për të fituar çmimin me para, Calbraith Rodgers u bë i famshëm pasi ai demonstroi se fluturimi transkontinental ishte i mundshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

68 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se 68 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 27 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë shqiptuar 1 mijë e 173 gjoba trafiku.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 17 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Published

on

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u aksidentua më datë 1 nëntor në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

NJOFTIM MORTOR

Published

on

UBT njofton se sot, e mërkurë, në orën 11:00, në Qendrën e UBT-së në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit.

UBT shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e profesorit të përkushtuar, që me profesionalizëm e dashuri ndaj dijes la gjurmë të pashlyeshme te studentët, kolegët dhe komuniteti akademik.

Varrimi i Prof. Dr. Kabashit do të bëhet, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia e të ndjerit në rrugën “Pjetër Loshi (Petrovë)” nr. 49, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në xhaminë e Dragomanit.

Prehu në paqe, Profesor Faton Kabashi!

Continue Reading

Të kërkuara