Lajmet

​Rritet deponimi i mbeturinave në Kosovë

Published

on

Gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të deponimit të mbeturinave në Kosovë, mbi 43 mijë tonë më shumë sesa në vitin 2021.

Kështu bëri të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë raportimit sot në Komisionin parlamentar për mjedis.

Aliu duke paraqitur raportin mjedisor për 2022, tha se gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është e mirë, teksa përmendi ndotjen e ajrit sidomos gjatë dimrit, ndotjen e lumenjve, tokës dhe deponimin e madh të mbeturinave.

“Vjen si rezultat i shkarkimeve të ujërave urbane dhe industriale, hedhjes së pakontrolluar në lumenj, përdorimit të pesticideve dhe dëmtimi i shtretërve të lumenjve nga marrja e inerteve dhe ndërtimet ilegale… Deponitë sanitare dhe ilegale të mbeturinave, industritë aktive dhe ato të vjetra janë burim potencial i ndotjes së tokave për shkak të gjenerimit të mbetjeve industriale dhe përdorimit të kimikateve që në disa raste ruhen në vende të pasigurta. Sa i përket menaxhimit të mbeturinave, ato për kokë banori vlerësohen 248 kilogramë për banor në vit dhe aktualisht në nivel nacional grumbullohen 90 për qind të mbeturinave të gjeneruara. Pjesa më e madhe e tyre deponohen në deponi sanitare dhe ende nuk ka sistem të organizuar të ndarjes së mbeturinave. Në vitin 2022 shënohen një rritje e deponimit të mbeturinave në sasi prej 43 mijë tonë apo 9.7 për qind krahasuar me 2021”, tha Aliu.

Shqyrtimin e raportimit mjedisor për 2022 në fund të 2023 e kundërshtoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se ky raport duhej të vinte në fillim të vitit për shqyrtim në Kuvend. Ajo u shpreh kritike ndaj ministrit Aliu për gjendjen e mjedisit, derisa nënvizoi se Kosova është shndërruar në një deponi mbeturinash.

“Për mua është e pakuptimit kjo formë dhe në të ardhmen duhet të ndërrohet. Tash është dashur të shqyrtohet raporti i vitit 2023 në mënyrë që ne me i dhënë kontributin tonë për vitin 2024, çka do që kemi, vërejtje, sugjerimi apo rekomandime… Ajo çka më intereson mua me thënë është se po vazhdon të jetë problematike dhe e dukshme çështja e trajtimit të mbeturinave. Ne folëm për deponitë këtu, por fatkeqësisht Kosova e tëra është shndërruar në një deponi mbeturinash. Kudo që shkon rrugëve ke mbeturinave jashtë kontejnerëve, andaj prej asaj vjen një zinxhir problemesh”, theksoi Musliu.

Në anën tjetër, deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, tha se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet mbrojtjen e mjedisit.

“Nuk ka shumë ndryshime aq të mëdha për të diskutuar se kemi bërë përmirësime ose e kemi për prioritet për të ndryshuar situata. Tjetra çka dua të them është se prej vitit 2021 në 2022 këtij dikasteri i është shtuar buxheti për 46 milionë euro në total. Nëse është shtuar për 46 milionë euro pse nuk është prioritet mbrojtja e mjedisit. Pse nuk kemi pas ndryshime në mbrojtjen e mjedisit”, deklaroi Reshitaj.

Edhe deputetë të tjerë adresuan shqetësime për raportin mjedisor për 2022, ku kërkuan ndërmarrjen e masave nga ekzekutivi për mbrojtjen e mjedisit.

Lajmet

Aktivistët shqiptarë në SHBA kërkojnë mbështetje për Bekim Sejdiun si president i Kosovës

Published

on

By

Një grup prej 28 veprimtarësh shqiptaro-amerikanë u kanë dërguar një letër të hapur liderëve të partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përmes së cilës kërkojnë mbështetjen e kandidaturës së Dr. Bekim Sejdiut për pozitën e Presidentit të Republikës.

Në letrën e tyre, nënshkruesit theksojnë se Sejdiu zotëron integritetin e duhur moral e profesional dhe përvojën e nevojshme për të unifikuar skenën politike vendore, si dhe për të fuqizuar më tej marrëdhëniet strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Aktivistët veçojnë gjithashtu kontributin e tij gjatë kohës sa shërbente si konsull në New York, ku luajti një rol kyç në urat e bashkëpunimit mes diasporës shqiptare atje dhe shtetit të Kosovës.

Vlerësohet karriera e tij e dëshmuar në shërbimin publik si dhe cilësohet si figura e duhur për ta përfaqësuar vendin me dinjitet në arenën globale në këtë periudhë kritike.

Continue Reading

Lajmet

PDK-AAK serish para Qeverisë: Kërkohet konstituimi i Kuvendit dhe fundi i bllokadës institucionale

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të shoqëruar nga asamblistë, drejtorë komunalë dhe aktivistë nga Vitia, Gjilani e Kamenica, kanë mbajtur sërish një aksion protestues para objektit të Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e institucioneve dhe funksionalizimin e Kuvendit.

Gjatë aksionit, përfaqësuesit opozitarë paralajmëruan se vonesat politike po e çojnë vendin drejt një krize të thellë financiare e administrative. Valmir Sahiti nga Komuna e Vitisë ngriti shqetësimin se shumica e institucioneve po funksionojnë me ushtrues detyre, marrëveshjet ndërkombëtare janë pezulluar dhe komunat gjenden buzë falimentimit financiar, duke kërkuar nga partia fituese që t’i kthehet përgjegjësisë kushtetuese.

Në të njëjtën linjë, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, nënvizoi se situata aktuale jashtë kornizës kushtetuese është e papranueshme dhe i bëri thirrje mazhorancës të ndërpresë vonesat dhe arsyetimet politike.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kritikoi mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të seancës për formimin e organeve të reja ose, në të kundërt, shpalljen e zgjedhjeve të reja si rrugëdalje nga bllokada.

Continue Reading

Lajmet

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në një lokal janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 21:20.

Sipas Policisë së Kosovës, në mesin e të arrestuarve është një mashkull kosovar dhe dy shtetas të Serbisë.

Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa dyshohet se kanë dëmtuar edhe disa orendi në lokal.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

Published

on

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës së zjarrit në Viti.

Rasti është raportuar më 31 gusht, rreth orës 19:35. Një grua kosovare ka deklaruar se, derisa kishte qenë te familja e saj, kishte pasur probleme me një burrë kosovar.

Sipas dëshmisë së saj, i dyshuari është afruar pranë oborrit të shtëpisë dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Nuk raportohet për persona të lënduar.

I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim nga policia./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara