Lajmet

Rriten rastet e raportuara të dhunës gjinore dhe kërkesat për urdhëra mbrojtës

U tha se gratë shpesh nuk kanë informacione se mund t’i kërkojnë të drejtat e tyre.

Published

on

Rastet e raportuara të dhunës gjinore në Kosovë, si dhe kërkesat për urdhëra mbrojtës kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Kështu u tha sot në të gjeturat e Raportit për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit.

Dea Fetiu, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë nga të gjeturat e këtij raporti, u shpreh se kanë kuptuar se shpesh ka mungesë të informacionit, siç tha ajo, gratë shpesh nuk kanë informacione se mund t’i kërkojnë të drejtat e tyre.

“Barrierat e raportimit ndër të tjera përfshijnë, mungesën e informacionit, stigmën sociale, mungesën e besimit në institucione, mungesën alternative, shkeljen e konfidencialitetit”, tha Fetiu.

Nga problemet e rasteve të dhunës së trajtimit është se me programe të kufizuara të riintegrimit, të mbijetuarat shpesh detyrohen të kthehen në ambientet e dhunës.

Nga fokusgrupet nëpër komuna, disa nga faktorët kryesorë nga të gjeturat e prezantuara që janë shtytës për Dhunën në Baza Gjinore në Kosovë janë rrethanat e këqija ekonomike, mentaliteti mbizotrues patriarkal, nivele të ndryshme arsimimi mes burrave dhe grave, praktikat e dobëta të raportimit mediatik të Dhunës në Baza Gjinore që nuk e respektojnë të drejtën e tyre për privatësi.

Disa nga rekomandimet e dhëna gjatë prezantimit të rajonit janë, të realizohen fushata informuese dhe vetëdijesuese për DhBGj-në, masa më të mëdha mbrojtëse për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe të fokosohet në programet e rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara