Kronika e zezë

Rreziku i zjarreve në Kosovë, Policia bën thirrje për kujdes

Publikuar

Temperatura të larta janë duke u regjistruar ditëve të fundit në vend. Si shkak i kësaj policia rajonale e Pejës ka një apel për qytetarët. Krejt kjo duke pas parasysh rrezikun e përgjithshëm që mund të shkaktojnë zjarret.

Policia ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarreve.

“Duke iu referuar temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen. Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrëvenieve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.

Ndërsa ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, do të ndërmerren masa ligjore.

“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”, thuhet më tutje në komunikatë.

“Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanti Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Kronika e zezë

Ishte i dënuar me mbi dhjetë muaj burgim, Policia e arreston një person në Shtime

Publikuar

nga

Policia e rajonit të Shtimes ka njoftuar se ka arrestuar një person të moshës 37-vjeçare, i cili po kërkohej në bazë të dy urdhëresave të gjykatës.

Policia ka njoftuar se i njëjti është kapur sot në mëngjes në fshatin Godancë e Poshtme.

Personi i arrestuar është i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë muaj e shtatë ditë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Arrestohet 27-vjeçari i kërkuar nga policia për therje me thikë në Gjilan

Publikuar

nga

Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan ka arrestuar sot personin me inicialet G.E. (27) nën dyshimet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

I dyshuari më 6 maj 2024, rreth orës 18:20 në Gjilan, pas një konflikti fizik, dyshohet se me një mjet të mprehtë kishte therur viktimën mashkull kosovar në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat lëndime viktima ka pranuar tretman mjekësor. I njëjti ishte larguar më pas nga vendin i ngjarjes dhe ishte vënë në kërkim policor.

Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​67-vjeçari arrestohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Publikuar

nga

Njësiti i hetimeve të Stacioni Policor në Partesh gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari 67-vjeçar me inicialet M.J. është në posedim të një arme pa leje përkatëse.

Sipas Policisë, me leje të Prokurorit të Shtetit janë realizuar kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale për gjykatën një armë zjarri pistoletë M57 me një karikator dhe tetëdhjetë e tetë copë fishekë të kalibrit 7.62mm.

“I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll të pa autorizuar të armeve dhe municionit’’, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohet një person për fajde në Pejë

Publikuar

nga

Një person është arrestuar në Pejë për veprën penale “fajde”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale”, tha Nikçi.

Nikçi u bëri apel të gjitha viktimave të fajdeve që pa hezitim t’i raportojnë rastet te Prokurori i Shtetit apo te Policia e Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara