Lajmet

Rreth 9 mijë e 500 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 6 mijë e 957.

Published

on

Ka shkuar në 9 mijë e 487 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës.

Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 6 mijë e 957 dhe mbi 38 mijë persona raportohet se janë plagosur.

Në Siri, të paktën 2 mijë e 530 njerëz janë raportuar të vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe rajonet e kontrolluara nga rebelët.

Agjencitë e ndihmës dhe punonjësit e shpëtimit thonë se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë për shkak se ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënoja./UBTNews/

Lajmet

Dënohet me 2 vjet e 3 muaj burgim infermierja për sulm ndaj të moshuarës në Pejë

Published

on

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtore Aurona Pelaj për veprën penale “sulm”, lidhur me rastin e vitit 2022 në shtëpinë e kujdesit në Pejë, ku ajo ishte e angazhuar si infermiere.

Gjykata e ka dënuar të pandehurën me 2 vjet e tre muaj burgim për sulmin ndaj një të moshuare të diagnostikuar me Alzheimer, e cila ishte e vendosur në atë institucion për përkujdesje.

Sipas aktgjykimit, e pandehura ka përdorur forcë ndaj viktimës derisa ishte në detyrë, duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e saj të pambrojtur. Ajo, sipas gjykatës, e ka kapur të moshuarën për duar, ia ka kufizuar lëvizjet, e ka mbështetur për muri dhe e ka goditur disa herë me shuplaka në fytyrë.

Në dënim është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga 2 nëntori deri më 24 nëntor 2022, ndërsa pjesa tjetër e dënimit do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjykata ka shqiptuar gjithashtu masën e ndalimit të ushtrimit të profesionit të infermieres për një periudhë pesëvjeçare, duke filluar nga momenti kur vendimi merr formë të prerë.

Ndërkohë, dy të akuzuara të tjera në këtë rast janë liruar nga akuza për bashkëkryerje.

Në momentin e shpalljes së aktgjykimit, të akuzuarat nuk ishin të pranishme në sallën e gjykatës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zjarri masiv në Francë detyron evakuimin e rreth 10 mijë banorëve pranë kufirit me Spanjën

Published

on

Një zjarr i madh pyjor që po përhapet me shpejtësi në jugperëndim të Francës ka detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 10 mijë banorë nga 24 qytete dhe fshatra pranë kufirit me Spanjën.

Sipas autoriteteve franceze, flakët kanë përfshirë rreth 4.600 hektarë tokë në zonën kodrinore pranë maleve Pirenej, ndërsa erërat e forta pritet ta vështirësojnë edhe më shumë përpjekjen për shuarjen e zjarrit.

Prefekti lokal, Pierre Regnault de la Mothe, tha se situata mbetet shqetësuese, ndërsa ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, deklaroi se kushtet janë përkeqësuar.

“Kushtet janë bërë edhe më të vështira. Sot beteja kundër zjarrit vazhdon”, tha ai për televizionin francez TF1.

Autoritetet theksojnë se valët e të nxehtit që kanë goditur Francën dhe pjesë të tjera të Evropës Perëndimore gjatë muajve maj dhe qershor kanë tharë sipërfaqe të mëdha toke, duke rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve pyjore.

Ndërkohë, në anën spanjolle të kufirit, zjarri ka djegur rreth 2.200 hektarë, ku 97 për qind e sipërfaqes së prekur ndodhet në zonën e mbrojtur natyrore Les Gavarres.

Autoritetet katalanase kanë bërë të ditur se zjarri është vënë nën kontroll dhe pritet të shuhet plotësisht gjatë kësaj jave.

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar edhe në provincën Castellon, në lindje të Spanjës, ku rreth 500 persona janë evakuuar pasi flakët përfshinë Parkun Natyror Sierra de Espadan, një zonë e njohur për pyjet e saj me lisa të tapës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

12-vjeçarja rrëfen tmerrin pas 32 orësh nën rrënojat e tërmetit në Venezuelë: Mendova se do të vdisja

Published

on

Fabiana Blanco, një vajzë 12-vjeçare, ka rrëfyer momentet e tmerrshme që përjetoi pasi mbeti e bllokuar për 32 orë nën rrënojat e tërmetit të 24 qershorit në Venezuelë.

“Pashë gjëra që dridheshin, binin e thyheshin, pastaj muret u çanë. Muri që ndante apartamentin tim nga ai i një shoku u shemb. Në atë moment mendova se do të vdisja. Askush nuk do të më shpëtonte”, ka treguar ajo.

Nëna e saj, Karina, ndodhej në punë kur ndodhi tërmeti. Sapo mori lajmin, ajo vrapoi drejt banesës në Caraballeda, ku vajza kishte mbetur vetëm.

“Po vrapoja nga njëri skaj i kompleksit në tjetrin duke bërtitur: ‘Vajza ime ka vdekur’. Nuk dija çfarë të bëja”, rrëfeu Karina, pasi pa gjysmën e shtratit të Fabianës që dilte nga rrënojat.

Shpresa u rikthye kur një infermiere, e cila gjithashtu kishte mbetur e bllokuar, filloi të thërriste për ndihmë. Fabiana iu përgjigj, ndërsa gjashtë orë pas tërmetit infermierja u shpëtua dhe u tregoi vullnetarëve se brenda rrënojave ndodhej ende gjallë një vajzë me emrin Fabiana.

Ndërkohë, 12-vjeçarja mbeti e bllokuar në kushte tepër të vështira.

“Njëra këmbë më ishte lënduar. U gërvishta dhe u preva, por gjeta një shishe ketchup dhe pak djathë. Ato më ndihmuan të qëndroja e vetëdijshme”, tregoi ajo.

Në mëngjes, zjarrfikësit arritën në vendngjarje dhe u përpoqën ta kontaktonin, por nuk morën përgjigje, duke shtuar ankthin e familjes.

Më vonë, një vullnetar i quajtur Viktor u ngjit mbi rrënoja dhe vazhdoi ta thërriste derisa Fabiana arriti ta dëgjonte dhe t’i përgjigjej.

Pas 32 orësh, ekipet e shpëtimit hapën një tunel të ngushtë dhe arritën ta nxirrnin të gjallë.

Përveç një frakture në këmbën e majtë dhe disa gërvishtjeve e mavijosjeve, Fabiana nuk pësoi lëndime të rënda. Megjithatë, ajo thotë se përjetimi ka lënë pasoja emocionale dhe frika nga ajo natë e tmerrshme e shoqëron ende./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa vendos rekord historik në Spotify, artistja e parë me katër albume mbi 5 miliardë dëgjime

Published

on

Ylli botëror me rrënjë shqiptare, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj, duke vendosur një rekord historik në platformën muzikore Spotify.

Këngëtarja është bërë zyrtarisht artistja e parë femër në histori që ka katër albume me mbi 5 miliardë transmetime (streams) secili.

Sipas statistikave të publikuara së fundmi, Dua Lipa ka thyer një rekord të ri, duke dëshmuar se katalogu i saj muzikor vazhdon të dominojë në nivel global dhe të tërheqë miliona dëgjues në mbarë botën.

Suksesi i saj përfshin rrugëtimin nga albumi debutues deri te dominimi i skenës pop me albumin “Future Nostalgia” dhe projektet e saj më të fundit.

Hite si “New Rules”, “Don’t Start Now” dhe “Levitating” vazhdojnë të regjistrojnë miliarda dëgjime, duke e bërë Dua Lipën një nga artistet më të suksesshme të muzikës pop bashkëkohore.

Arritja e mbi 5 miliardë dëgjimeve për katër albume të ndryshme konfirmon ndikimin e saj afatgjatë në industrinë muzikore dhe suksesin që shkon përtej trendeve momentale./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara