Lajmet

Rreth 8 përqind e gjilanasve kanë votuar deri në orën 11:00

Published

on

7.85 përqind e gjilanasve kanë votuar deri në orën 11:00, ku mbi 94 mijë të qytetarëve kanë të drejtë vote.

Zyrtari i lartë ekzekutiv i Komisionit Komunal Zgjedhor në Gjilan, Ferid Shabani ka thënë për KosovaPress se deri në këtë orë kanë votuar 7405 qytetarë prej 94923 votuesve.

Tutje, menaxheri i shkollës “Abaz Ajeti”, në Gjilan, Arsim Bejtullahu tregon për KosovaPress se sa është numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën qytetare deri në orën 11:00 në këtë qendër votimi.

“Deri më tani në orën 11:00 kanë votuar 1100 votues, prej 16 mijë votuesve që kanë të drejtë votimi në këtë qendër.Duke krahasuar me orët e njëjta të zgjedhjeve të kaluara mund të themi se trendi i daljes në zgjedhje është pothuajse i njëjtë”, tha ai.

Bejtullahu tregon se në zgjedhjet e vitit 2019, në këtë qendër kanë votuar mbi 7 mijë persona.

“Procesi i votimit deri më tani është duke shkuar shumë mirë. Duke filluar nga dita e djeshme deri më sot ku përfshihen pranomet e materialeve të ndjeshme. Gjithçka është duke shkuar deri më tani mirë”, tha ai.

Ai potencoi se në korridoret e shkollës po ka më shumë grumbullime, ndërkaq në klasat ku edhe votohet, janë duke respektuar masat anti-COVID.

Ndryshe, në Komunën e Gjilanit janë 34 qendra votimi dhe 118 vendvotime. Të drejtë vote kanë 94 mijë e 923 votues, ndërsa 8 mijë e 100 votues janë më pak në krahasim me zgjedhjet e kaluara për shkakun e pastrimit të listës së votuesve që kanë pasur dokumente UNMIK-ut, të vdekurit dhe për votuesit që kanë aplikuar për të votuar përmes postës.

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara