Lajmet

Rreth 60 për qind e konsumatorëve të Termokos-it kanë instaluar pajisjet matëse

Prishtinasve po u kërkohet që të kursejnë energjinë termike.

Published

on

Tek 60 për qind e konsumatorëve të ngrohtores së qytetit janë instaluar pajisjet matëse në radiatorë, brenda dhomave ku jetojnë. Edhe me fillimin e sezonit ngrohës, janë duke vazhduar punimet, ku deri më tani janë instaluar 35 mijë matës të energjisë. Prishtinasve po u kërkohet që të kursejnë energjinë termike me rekomandimet që temperatura në ambientet familjare të jetë deri në 22 gradë. Kështu u tha pas vizitës në disa banesa të lagjes Dardania të kryeshefit të Termokos-it dhe Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK). Instalimi i këtyre pajisjeve matëse mundëson ndryshimin e mënyrës së faturimit të konsumatorëve së ngrohtores së qytetit, në kuadër të projektit “Prishtina Heat Save”.

Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores së qytetit “Termokos”, Fisnik Osmani thekson se ky projekt po realizohet suksesshëm dhe se edhe gjatë sezonit po vazhdojnë punimet.

“Sot ishim në njërën prej banesave të cilat po kryhen punimet, në Dardani, në hyrjen 5/8. Dhe pamë që po zhvillohen punimet mirë, me dinamikën e paraparë dhe të suksesshme. Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është se ka një pritje shumë të mirë prej qytetarëve të Prishtinës dhe definitivisht është kuptuar rëndësia e këtij projekti. Planifikojmë edhe ditëve në vazhdim edhe gjatë sezonit me përmbyll projektin. Derisa sot kemi arritur diku mbi nëntë mijë e 500 banesa të instalohen ose njësi banesore, në të gjitha lagjet e Prishtinës. Me njësi matëse të matësve të energjisë sigurisht kemi shkuar diku rreth 35 mijë sosh. Në përqindje të total projektit, afër 60 për qind, jemi në afat kohor të planifikuar”, thotë ai.

Ky projekt nuk është vetëm për instalimin e pajisjeve, por edhe për ndërrimin e shprehive të shfrytëzimit të ngrohjes, thotë drejtori i Programit të Energjisë në MFK, Burim Hashani.

“Nxehtësia e kursyer do të përdoret pastaj nga Termokos që të zgjerohet edhe në lagje të tjera, duke ditur edhe benefitet e ngrohjes qendrore ku pastaj njerëzit e eliminojnë energjinë elektrike për të ngrohur. Andaj, në këtë aspekt ne jemi duke bërë edhe fushata por edhe njerëzit kanë filluar të mendojnë ndryshe. Tash ua kemi mundësuar edhe përmes valvulave termostatike dhe termokoka që të kontrollojnë nxemjen. Jemi duke informuar njerëzit se cilat temperatura janë standarde normale që duhet të mbahet temperatura në dhomë. Nuk ka nevojë të jetë 25-26 gradë është tepër, është mbi standard dhe jo komfort”, shprehet ai.

Edhe specialistja për energji në MFK, Drita Desku thekson rëndësinë e projektit “Prishtina HeatSave” dhe shfrytëzimin e energjisë termike.

“Ne në raport me të gjitha vizitat që kemi pasur në rajon, ky projekt i joni ka pasur një rekord të instalimeve, meqenëse ka qenë edhe koha e shkurtër. Edhe prej konsumatorëve është pritur mjaft, bile kemi kërkesa se a do të zgjerohet edhe në lagje të cilat është tani duke u zgjeruar edhe Termokos-i. Unë mendoj që sa i përket faturimit, është proces të cilin jemi duke e vazhduar në vazhdimësi. Besoj që edhe me Zyrën e Rregullatorit ia kemi përpiluar një model. Do të krijohet një tarifë e përshtatshme, të cilin konsumatori nuk do e ndjen barrierën shpenzimin dhe do të inkurajoj aq më shumë përdorimin e energjisë termike me atë elektrike”, thekson Desku.

Sa i përket zgjerimit të rrjetit ngrohës, kryeshefi i Termokos-it thotë për KosovaPress se janë duke punuar intensivisht në disa lagje.


“Në lagjen ‘Muharrem Fejza’ jemi jashtë planit dhe po punojmë më tepër se sa që kemi planifikuar. Deri mbrëmë kemi arritur diku në 123 mijë metra katrorë të reja të instalojmë në ‘Muharrem Fejza’. Po flasim diku për nënstacione që janë instaluar dhe diku 34 që i kemi lëshuar në punë. Para kohe kemi filluar në lagjen ‘Arbëria’, tubacionin e parë në ndërtesat e para veç e kemi shpërndarë dhe po shkojmë paralelisht me kontraktorët që të punojmë në densifikimin”, përfundon Osmani.

Projekti “Prishtina Heat Save” në vlerë prej më shumë se nëntë milionëve financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Komuna e Prishtinës. 

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara