Lajmet

Rreth 42 000 ukrainas raportohen të zhdukur

Published

on

Në Ukrainë, situata e humbjeve njerëzore pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022 është e tronditshme. Sipas një zyrtari të Ministrisë së Brendshme, Dmytro Bohatiuk, rreth 42,000 persona raportohen aktualisht të zhdukur. Kjo shifër përfshin si ushtarë ashtu edhe civilë.

Bohatiuk gjithashtu bëri të ditur se numri i të zhdukurve kishte qenë më i lartë më parë, duke arritur deri në 51,000 persona. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, një operacion i cili ka përfshirë një sërë sulmesh dhe zhvendosjesh të popullsisë, ka lënë pas një grimë të madhe të tragjedisë dhe paqartësisë.

Një nga sfidat kryesore që po ballafaqohet është identifikimi i trupave të të vdekurve në zonat e betejës, një proces i cili po bëhet gjithnjë e më i vështirë për shkak të natyrës së përshkallëzimit të konfliktit.

Bohatiuk gjithashtu bëri të ditur se Ministria e Mbrojtjes nuk ka marrë mostra gjenetike nga ushtarët që janë dërguar në terren, një faktor që mund të komplikojë përpjekjet për identifikimin e të zhdukurve. Situationi në Ukrainë vazhdon të jetë i turbullt dhe me pasoja të rënda humanitare për popullsinë e vendit./UBTNews/

Lajmet

Osmani pas takimit me Rutte: Riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me shefin e NATO’s, Mark Rutte, ka thënë se kanë riafirmuar partneritetin me Aleancën.

Osmani ka thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

“Kosova në NATO nuk është vetëm përcaktim strategjik – por domosdoshmëri për paqen. Në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë. Si vend që ka tejkaluar objektivin e NATO-s për investime në mbrojtje prej 2% të GDP-së dhe po ndërton një forcë moderne të sigurisë, në përputhje me standardet e Aleancës, synimi ynë është i qartë: anëtarësimi në NATO si një kontribuues i palëkundur për sigurinë rajonale dhe globale”, ka shkruar ajo.

Continue Reading

Lajmet

Sekretari Rutte pritet nga Kurti

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Rutte është takuar me Kurtin pas takimi dhe konferencës që ka mbajtur me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi i Kurtit me Rutte është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë.

Continue Reading

Lajmet

​“Palët duhet të bëjnë kompromise”, Rutte për dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon“, tha Rutte të martën në konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Prania e sotme këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

​“Palët duhet të bëjnë kompromise”, Rutte për dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon”, tha Rutte të martën në konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Prania e sotme këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara