Lajmet
Rreth 40 mijë konsumues të drogës në Kosovë
Sipas tij, mosha e atyre të cilët po fillojnë të përdorin drogë është 16-vjeçare.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiRreth 40 mijë është numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, nga ta 2 mijë e 850 janë të regjistruar në data-baza si përdorues të rregullt të drogës. Kjo u bë e ditur nga Safet Blakaj, drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”.
Sipas tij, mosha e atyre të cilët po fillojnë të përdorin drogë është 16-vjeçare. Blakaj tha se në Kosovë deri në vitin 2013 droga kryesore që është përdorur ka qenë heroina e nga viti 2018 ka filluar të përdoret kokaina, ku sipas tij, dy vitet e fundit me shpejtësi është duke u rritur përdorimi.
Drejtori i Qendrës “Labyrinth”, tha se të regjistruar në data-bazën e kësaj qendre figurojnë 2 mijë e 850 persona që janë përdorues të drogës, e që në terminologjinë e tyre ata quhen përdorues problematik të drogës.
“Nuk janë vetëm statistika, ne bëjmë edhe pjesën analitike edhe punën në teren, aty e shohim se si po shkon problemi i drogave në Kosovë. Të regjistruar në data-bazën tonë janë 2 850 e diçka person, mirëpo nuk janë të regjistruar të gjithë në data-bazën. Në data bazë janë obligative që me u regjistruar të gjithë ata që ne i quajmë përdorues problematik të drogës edhe që kërkojnë trajtim mjekësorë atëherë është detyrimisht, për të tjerët nuk është e detyrueshme kur ka për shembull vetëm këshillim ose kur kanë kërkesa të tjera, por që nuk kërkojnë shërbime mjekësore. Ne konsiderojmë që numri i përdoruesve problematik ka filluar të shtohet, përdorues problematik quhen sipas definicionit te gjithë ata të cilët janë të varur nga drogat kanë jetë të rregulluar, kanë problem në familje, janë në konflikt me ligjin. Ndërsa të gjithë të tjerët quhen përdorues drogave. Pra ne konsiderojmë që diku afër 40 mijë përdorues droge janë në Kosovë dhe shifra e përdoruesve problematik po i afrohet 10 mijë, diku 8 mijë e pak”, tha ai.
“Deri në vitin 2013 droga kryesore ka qenë heroina, që është jashtëzakonisht e rrezikshme, si nga krijimi i varshmërisë edhe shëndeti të personit dhe shëndetit publikë. Vitin 2018 kanë filluar që të ndryshojnë raportet ose relacionet e drogave, ka filluar kokaina. Kokaina në vitin e kaluar ka shënuar rritje, ndër vite, që nga viti 2018 ka rritje të lehtë, dy vitet e fundit më shpejtësi është duke u rritur përdorimi i kokainës. Mosha e kokainës na bënë të shqetësuar neve sepse pe krahasojmë me vitin 2019, moshën e atyre që janë ardhur për të kërkuar ndihmë ka qenë 35 vjeç-45 vjeç, ndërsa vitin e kaluar ka rënë diku rreth 27 vjeç mosha mesatare që janë ardhur me u paraqit. Fillimi i të gjitha drogave, që nga fillimi i punës së Labyrinth ka rënë në moshën 16 vjeçare kur për herë të parë kanë përdorur drogë. Pjesa më e madhe dërmuese e tyre fillojnë me mriuana”, tha ai.
Blakaj tha se janë ndier të shqetësuar për arrestimin e Besnik Mujecit, ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, i cili është arrestuar të martën në Shqipëri bashkë me katër persona të tjerë nën dyshimet për trafikim me narkotikë.
Sipas tij, shqetësuese nga ky rast është sasia e madhe e ekstazisë që është kapur nga Policia shqiptare. Ndonëse thotë se nuk është drogë tepër problematike dhe përdoret nga të rijnë nëpër organizime të ndryshme, festivale diskoteka etj.
“Drogat tjera përdoren në Kosovë mirëpo tani nuk shohim ndonjë problematik të madhe, por sigurisht në të ardhmen edhe mund të ndodh ndryshimet e trendit të përdorimit të drogave. Nëse flasim në këtë rast për drogat e klubeve ku hynë edhe eksatizi, droga e cila u bë një bujë që u gjete në Shqipëri një sasi e madhe që na ka shqetësuar neve. Na ka shqetësuar sasia e madhe jo kush e ka bërë trafikimin, por na ka shqetësuar sasia e madhe që ka shkuar prej Kosovës. Na e kuptojmë se nëse ajo sasi është sjell në Kosovë ka pasur një përdorim ose qasjen më të lehtë të përdorimi i kësaj droge”.
“Ekstazia nuk është ndonjë drogë tepër problematike, pra përdoret edhe nga të rijnë deri tekë ata të moshës 30 vjeç dhe është një drogë e klubeve që përdoret nëpër organizime të ndryshme, e posaçërisht nëpër festivale. Ekstazia nuk kemi pasur rast që dikush është i varur vetëm prej ekstzisë, rreziqe e ekstazisë janë kur përzihet ose përdoret bashkë me droga të tjera, atëherë rreziqe janë vdekja e menjëhershme ose mbi doza”, tha ai.
Lajmet
KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Published
2 days agoon
January 30, 2026By
UBTnews
Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të gjithsej 2 mijë e 557 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ai bëri me dije se deri më tani janë rinumëruar rreth 95% e tyre.
“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë”, deklaroi ai.
Lajmet
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Published
2 days agoon
January 30, 2026By
UBTnews
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në ja në bërë gërmime në fshatin Marinë të Skenderajt, ku janë hasur mbetje eshtërore.
Sipas policisë këto mbetje dyshohet se i përkasin personave të zhdukur në vitin 1998/1999.
“Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raportin policor.
Lajmet
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
Published
3 days agoon
January 29, 2026By
ubtnews
Punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors (J4J) – Mobile Journalism Workshop”, e organizuar nga UBT në bashkëpunim me TRT dhe Institutin Yunus Emre, u përmbyll me sukses, duke ofruar një përvojë të vlefshme profesionale për studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, si dhe për nxënësit e UBT International Smart Schools.

Kjo punëtori shërbeu si një platformë edukative dhe praktike për fuqizimin e të rinjve me aftësi bashkëkohore në gazetarinë mobile, tregimin kreativ të storieve dhe prodhimin e përmbajtjes digjitale me ndikim social.
Gjatë ditëve të punëtorisë, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione intensive që përfshinë bazat e gazetarisë, etikën profesionale, storytelling digjital dhe përdorimin e mjeteve mobile për xhirim, editim dhe shpërndarje të përmbajtjes mediatike.
Përmes punës praktike në terren, studentët dhe nxënësit patën mundësinë të krijojnë video-storie autentike, të ndërtuara nga perspektiva të ndryshme dhe të përshtatura për platformat digjitale.
Një moment i veçantë i kësaj ngjarjeje ishte Digital Video Competition, ku u realizua shfaqja në grup e video-storieve të përgatitura nga pjesëmarrësit. Këto punime u vlerësuan nga një juri profesionale e përbërë nga gazetarë dhe ekspertë të TRT-së, të cilët ofruan feedback konstruktiv dhe këshilla profesionale, duke vlerësuar kreativitetin, qasjen vizuale dhe mesazhin shoqëror të videove të realizuara.
Punimet e të rinjve u vlerësuan si dëshmi e potencialit të madh krijues dhe e përgatitjes së tyre për t’u përballur me sfidat e gazetarisë moderne, duke treguar se gazetaria mobile është një mjet i fuqishëm për të rrëfyer histori reale dhe me ndikim.
Punëtoria u përmbyll me ndarjen e certifikatave si vlerësim për angazhimin dhe punën e tyre gjatë gjithë procesit trajnues. Në këtë ceremoni u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare në edukimin e brezit të ri të gazetarëve dhe roli i UBT-së si institucion që promovon arsimin praktik, inovacionin dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me industrinë e medias.



Lajmet
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Published
3 days agoon
January 29, 2026By
ubtnews
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi akademik, me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një vizite zyrtare të delegacionit të Universitetit “Eqrem Çabej”, të prirë nga Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Jaho Cana, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Prishtinë. Delegacioni u mirëprit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me stafin akademik të UBT-së.
Gjatë takimit, rektorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar në hapësirën shqiptare, duke vënë theksin në shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, si dhe realizimin e projekteve kërkimore dhe shkencore me interes të ndërsjellë.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezantoi modelin unik të UBT-së, veçanërisht rolin e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik si një urë lidhëse ndërmjet akademisë, industrisë dhe inovacionit, duke theksuar se UBT mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike rajonale dhe ndërkombëtare.
“Ne kemi menduar të krijojmë një ekosistem transdisiplinar, ku bashkëpunimi është në zemër të strategjisë sonë dhe ku universiteti ka ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri”, theksoi Hajrizi.
Nga ana e tij, Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Jaho Cana, vlerësoi lart filozofinë dhe misionin e UBT-së, duke e cilësuar këtë institucion si një universitet që ka lindur për t’i shërbyer shoqërisë dhe për të krijuar vlera konkrete për të.
“Ju keni lindur si një universitet për t’i ofruar të mira kësaj shoqërie. Jeni një universitet për t’i dhënë shoqërisë dhe sinqerisht ndihem i befasuar pozitivisht nga ajo që pashë këtu”, u shpreh Rektori Cana.
Ai shtoi se bashkëpunimi me një universitet si UBT-ja është prioritet për Universitetin “Eqrem Çabej”, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të urave të qëndrueshme akademike ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në rajon.
“Bashkëpunimi me një universitet si ju është prioritet i yni dhe jemi të bindur se kjo marrëveshje do të prodhojë rezultate konkrete për të dy institucionet”, tha Cana.
Vizita përfshiu edhe një tur në ambientet e Parkut Shkencor të UBT-së, ku delegacioni u njoh nga afër me laboratorët, qendrat e inovacionit dhe infrastrukturën moderne që mbështet arsimin, kërkimin dhe zhvillimin teknologjik.





KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Koncerti i Fakultetit të Muzikës Moderne dhe Produksionit Digjital sjell kreativitetin e studentëve
PDK kërkon hetim ndaj Kurtit për “mashtrim publik” në rastin e dronëve kamikaz
Isa Mustafa: LDK ka potencial për t’u ringritur, problemet nuk zgjidhen me tifozllëk
Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt
Dogana në aksion, kontrolle në barnatoret e Pejës dhe Gjakovës
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
