Lajmet

Rreth 254 mijë izraelitë marrin dozën e katërt të vaksinës

Ky numër kaq i lartë i qytetarëve që kanë marrë dozën e katërt të vaksinës u arrit vetëm brenda pak ditësh.

Published

on

Rreth 254 mijë izraelitë kanë marrë një dozë të katërt përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Ky numër kaq i lartë i qytetarëve që kanë marrë dozën e katërt të vaksinës u arrit vetëm brenda pak ditësh prej kur autoritetet izraelite njoftuan se qytetarët mund të marrin dozën e katërt, tha të dielën , më 9 janar, Ministria e Shëndetësisë në Izrael, derisa ky vend po përballet me një rritje të infeksioneve për shkak të variantit Omicron.

Deri më tani, vetëm personat mbi 60 vjeç, personat me sëmundje kronike dhe ata me sistem imunitar të dobët kanë të drejtë për të marrë një dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19.

Kryeministri i Izraelit Naftali Bennett vlerësoi të dielën marrjen e lartë të vaksinës nga grupet e rrezikuara si “një përgjigje të jashtëzakonshme që do të parandalojë sëmurje shumë të rëndë dhe vuajtje”.

Për shkak të përhapjes së variantit Omicron, Izraeli ka parë një rritje të paprecedentë të infeksioneve të reja ditore, duke regjistruar më shumë se 17 mijë e 500 raste të dielën.

Mediat raportojnë se duke parë rritjen drastike të rasteve të infektimit edhe të personelit shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë së Izraelit po shqyrton mundësinë e lejimit të mjekëve dhe infermierëve që të vazhdojnë të punojnë edhe kur rezultojnë pozitivë për koronavirusin për sa kohë që ata nuk shfaqin asnjë simptomë.

Izraeli u vlerësua në të kaluarën si një model për përpjekjet e tij të vaksinimit, megjithatë fushata ka stagnuar.

Vetëm rreth 61 për qind e 9.4 milionë izraelitëve konsiderohen ende të vaksinuar, që do të thotë se ata janë vaksinuar me të dy dozat dhe kanë kaluar më pak se gjashtë muaj pas vaksinimit të dytë, ose kanë marrë një dozë përforcuese.

Rreth 30 për qind e popullsisë nuk janë fare të vaksinuar dhe për rreth 9 për qind, vlefshmëria e vaksinimit tashmë ka skaduar./REL

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara