Lajmet

Rreth 24 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Testi i arritshmërisë është test orientues që do të thotë se nuk ka një prag të kalueshmërisë.

Published

on

Rreth 24 mijë nxënës të cilët kanë përfunduar klasën e nëntë do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, i cili këtë vit do të mbahet në dy ditë të ndryshme. Kjo për shkak të dyfishimit të kërkesave në këtë test ndërsa edhe numri i lëndëve, prej nëntë të tillave, i konsideruar i lartë, tashmë do të ndahet në dy testime të ndryshme.

Testi i arritshmërisë është test orientues që do të thotë se nuk ka një prag të kalueshmërisë dhe varësisht nga rezultati, nxënësi orientohet në arsimin e mesëm të lartë.

Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, deklaroi se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij procesi. Dita e parë e testit do të mbahet më 4 qershor, ndërsa dita e dytë pas dhjetë ditësh, më 14 qershor. Sipas tij, do të ketë mbi 150 qendra testimi, ndërsa nxënësit do të duhet t’ju përgjigjen 200 kërkesave që do të jenë në formë të pyetjeve dhe detyrave.

“Numri i kërkesave ka qenë i vogël nëpër lëndë dhe për të pasur një besueshmëri më të lartë, i kemi rritur kërkesat në pyetje, në të gjitha lëndët nga 100 në 200 pyetje. Numri i lëndëve për një ditë ka qenë shumë i madh, nëntë lëndë brenda ditës prandaj e kemi ndarë në dy ditë. Këto 200 pyetje janë ndarë në ditën e parë me 4 qershor janë gjuha amtare, angleze dhe shkencat shoqërore kurse në ditën e dytë që do të mbahet më 14 qershor 100 pyetje të tjera ne matematikë, informatikë dhe shkencat natyrore… Nxënësit mundësitë i kanë më të mëdha të fokusohen vetëm në katër lëndë në një ditë, jo në nëntë lëndë, sa ka qenë më përpara në të njëjtën ditë”, ka thënë Elezi.

Elezi shtoi që këtë vit numri i nxënësve që do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë është më i vogël në krahasim me vitin e kaluar.

“Ministria e Arsimit është në përgatitje të testit të arritshmërisë në koordinim me drejtoritë komunale të Arsimit, drejtoritë komunale i përcaktojnë administratorët që do të adresojnë klasat e caktuar në komunat përkatëse… Këtë vit numri është më i vogël, janë rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta që do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë”, u shpreh Elezi.

Për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi do të angazhohen 450 komisionarë. Nxënësit janë të lutur që të respektojnë rregullat e testit dhe të shmangin çdo lloj përpjekje për kopjim pasi do të ndëshkohen dhe do të përjashtohen nga testi.

“Shpresoj se nuk do të këtë nxënës të cilët e përdorin teknologjinë për kopjim gjatë procesit të testimit, në rast se një nxënës kapet me telefon, administratorët e kanë si rregull që ata nxënës të largohen nga testi”, vijoi Elezi.

Përpos testit të arritshmërisë, Ministria e Arsimit është në përgatitje edhe për testin e maturës shtetërore i cili do të mbahet më 18 qershor, ndërsa maturantët dhe të tjerët të cilët nuk e kanë kaluar këtë provim kanë të drejtë paraqitjeje deri më 8 qershor.

“Më 18 qershor do të jetë testi i maturës, jemi në fazë finale të përgatitjes, i kemi përgatitur instrumentet dhe deri më 8 qershor nxënësit duhet ta paraqesin testin e maturës”, tha ai.

Maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët. Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa, nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta.

“Testi i maturës në total i ka 100 pyetje, gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë, janë lënde që do t’i nënshtrohen të gjithë nxënësit me 25 pyetje, kurse lëndën e katërt e zgjedhin vetë nxënësit nga një listë prej 12 lëndëve… Lëndët janë shkenca natyrore, fizikë, biologji pastaj histori, gjeografi, informatikë, sociologji, psikologji, ekonomi dhe ndërmarrësi si dhe lëndët e arteve qe mund të zgjedhin në shkollë të artit dhe muzikë mund të zgjedhin shkollat profesionale që kanë muzikë”, ka thënë Elezi.

Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit shton se testi i arritshmërisë dhe maturës përveçse teston njohuritë e fituara të nxënësve gjatë shkollimit, është edhe një vlerësim që u bëhet mësimdhënësve dhe shkollave.

Lajmet

Murati: Depozitat e familjeve kosovare arrijnë rekord prej 4.69 miliardë euro

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një postimi se kursimet dhe depozitat e familjeve në Kosovë kanë arritur një nivel rekord. Sipas tij, në fund të muajit tetor, këto depozita në bankat komerciale kanë kapur vlerën prej 4.69 miliardë euro.

Murati theksoi se, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, rritja e depozitave familjare në pesë vitet e fundit ka qenë e dukshme. Ato janë shtuar me 2.12 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 82.5% krahasuar me tetorin e vitit 2019, kur vlera totale e tyre ishte 2.57 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro.
Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro.“, ka shkruar në postim Murati./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Milkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Published

on

By

Lubisha Milkoviq është dënuar me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan, ku ai akuzohej për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Milkoviq ka pranuar fajësinë pas arritjes së një marrëveshjeje me Prokurorinë Speciale, marrëveshje që përfshin veprat penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”.

Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, deklaroi i pandehuri gjatë seancës.

Avokati i tij, Milosh Deleviq, konfirmoi se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme mes palëve. Ai propozoi që Milkoviq t’i mundësohet pagesa e gjobës me këste gjatë një periudhe dyvjeçare.

Prokurori Bekim Kodraliu sqaroi se marrëveshja parasheh dënim prej dy vjetësh burg, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim, ndërsa gjashtë muaj të dënimit zëvendësohen me gjobën prej 14 mijë eurosh.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se kushtet ligjore për miratimin e marrëveshjes së fajësisë janë plotësuar dhe se ajo mbështetet në prova të mjaftueshme.

Aktgjykimi pritet të shpallet brenda pak kohësh./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ditët e humbura shkaku i protestës, Trafiku Urban njofton se do të zgjatet për 9 ditë vlefshmëria e biletës

Published

on

By

Trafiku Urban ka njoftuar se të gjitha ditët e humbura gjatë periudhës së protestës do t’u kompensohen qytetarëve përmes zgjatjes automatike të vlefshmërisë së biletave mujore.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se procesi i kompensimit realizohet vetëm pas vulosjes së biletës në njërën nga kioskat zyrtare.

Të nderuar qytetarë, kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës,” thekson ndërmarrja në njoftimin e saj zyrtar./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori gjerman nderon Rugovën: Një avokat për rezistencën paqësore

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nderuar sot figurën e Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke rikujtuar rolin e tij si simbol i rezistencës paqësore dhe i zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada ka bërë të ditur se ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, ku ka vendosur një kurorë me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e Rugovës në shtetformimin e Kosovës.

Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Fotografitë e publikuara shfaqin ambasadorin Rudolph pranë varrit të Rugovës gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorës, duke reflektuar respektin e vazhdueshëm të Gjermanisë ndaj rolit të tij historik.

Continue Reading

Të kërkuara