Lajmet

Rreth 200 aktivistë mjedisorë u vranë në vitin 2023

Published

on

196 aktivistë mjedisorë dhe mbrojtës të tokës nga e gjithë bota u vranë në vitin 2023, njoftoi të martën vëzhguesi Global Witness. Kolumbia renditet vendi më vdekjeprurës për aktivistët mjedisorë. 

Amerika Latine konsiderohet rajoni më i rrezikshëm në botë për aktivistët mjedisorë, me diku 85% të vrasjeve që kryhen atje. Kolumbia regjistroi 79 vrasje të tilla në vitin 2023. Brazili, Hondurasi dhe Meksika renditen pas saj.

Në raport gjithashtu bëhet e ditur se në rrezik janë edhe ambientalistët nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, Evropa dhe SHBA. Në këto vende legjislacioni është më i ashpër për ambientalistët, ndaj të cilëve ka edhe dënime./UBTNews/

 

Lajmet

Llapi mposht Gjilanin, fitojnë edhe Ballkani e Malisheva

Published

on

Llapi ka shijuar fitoren në sezonin e ri në Superligë duke shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Gjilanit.

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa kanë edhe Prishtina e re dhe Ferizaj në fundin e tabelës. Kurse, Gjilani mbetet me shtatë pikë në vendin e shtatë.

Fitore sot shënoi edhe Ballkani që lehtësisht mposhti Prishtinën e Re 0:3 në ndeshjen që u zhvillua në Lipjan.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 15 pikëve, një më pak se Prishtina që prin. Ndërsa, Prishtina e Re bie në vendin e nëntë me gjashtë pikë.

Ndërkohë, ndeshje shumë dramatike u zhvillua në Skënderaj, atje ku Malisheva shënoi fitore 3:4 në sekondat e fundit të ndeshjes.

Tani, Malisheva shkon në 10 pikë në vendin e pestë, kurse Drenica mbetet e katërta me një pikë më shumë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

FFK shpall më të mirin e xhiros së shtatë në Superligë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës, ka shpallur futbollistin e KF Llapit, Axel Gnapi, si “Ylli i Javës” për javën e shtatë të sezonit. Gnapi shkëlqeu në fitoren 4:1 të skuadrës së tij kundër SC Gjilanit, duke shënuar dy gola – hapjen dhe mbylljen e serisë së golave.

Vlerësimi për futbollistin më të dalluar të javës u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Selajdin Jerliu, Enis Zabërgja dhe Fatmir Mehmeti.

Pas marrjes së çmimit, Gnapi shprehu kënaqësinë e tij:

“Është një ndjenjë e mirë sepse fillimi i sezonit nuk ishte ashtu siç kemi pritur dhe siç kemi merituar. Kjo fitore e parë është një kënaqësi në momentin e duhur për të gjithë ekipin dhe për stafin. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe çdo lojtar po e mban këtë frymë pozitive. Besoj se do të kemi një sezon shumë të mirë dhe shpresoj të fitoj edhe shpërblime të tjera”, tha ai.

Ky çmim vjen si një motiv shtesë për KF Llapin pas një fillimi të vështirë sezoni, duke rritur shpresat për rezultate pozitive në vazhdim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Protestë edhe në Shqipëri: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Published

on

By

Në Shqipëri do të protestohet më 17 tetor me kërkesën për drejtësi për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, u bë e ditur në një konferencë për media të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga Tirana tha se kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë – qyteti holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.

Sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve, partive politike bashkoheni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që të ju kundërvihemi padrejtësive”, deklaroi ai. /D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Gjilani shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu

Published

on

Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Gjilani, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu.

“Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu. Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne. Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Klubi ka bërë të ditur se do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara