Lajmet

Rreth 100 elefantë ngordhin në parkun kombëtar në Zimbabve

Elefantët ngordhën në Parkun Kombëtar Hwange për shkak të mungesës së ujit.

Published

on

Të paktën 100 elefantë kanë ngordhur në parkun më të madh kombëtar të Zimbabvesë në mes të thatësirës.

Ekspertët nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve (IFAW) thonë se elefantët ngordhën në Parkun Kombëtar Hwange për shkak të mungesës së ujit.

Parku kombëtar, më i madhi i Zimbabvesë, është shtëpia e rreth 45,000 elefantëve, si dhe më shumë se 100 llojeve të tjera të gjitarëve dhe 400 llojeve të shpendëve.

Ka 104 gropa me energji diellore për të ruajtur burimet e ujit për kafshët.

Megjithatë, autoritetet e parkut thonë se nuk ka mjaftueshëm dhe se puset nuk përputhen me temperaturat ekstreme, të cilat po thajnë gropat ekzistuese të ujit dhe po detyrojnë kafshët e egra të ecin në distanca të gjata duke kërkuar ushqim dhe ujë.

“Elefantët më të prekur janë të rinjtë, të moshuarit dhe të sëmurët që nuk mund të udhëtojnë distanca të gjata për të gjetur ujë”, sipas Tinashe Farawo, zëdhënës i Autoritetit të Menaxhimit të Parqeve Kombëtare të Zimbabvesë.

Vdekja e elefantëve është një shenjë e asaj që autoritetet e kafshëve të egra dhe grupet e ruajtjes thonë se është ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe fenomeni i motit El Nino.

“El Nino po e përkeqëson një situatë tashmë të rëndë”, sipas Farawo./UBTNews/

Lajmet

Bislimi takon Peter Sorensen në Bruksel

Published

on

By

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ndodhet në Bruksel për takime në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Sipas zëdhënësit të BE-së ai është në takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Peter Sorensen. Zëdhënësi i BE-së ka thënë se të martën pritet edhe takimi me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq pasi takimet janë thirrur në nivel të kryenegociatorëve.

Burimet diplomatike në Bruksel thonë se nuk presin ndonjë zhvillim dramatik duke pasur parasysh situatën aktuale politike në Kosovë.

Kjo është hera e parë që kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia janë thirrur në Bruksel prej kur Sorensen është emëruar si i dërguar i posaçëm për dialog, post në të cilin më herët ishte Miroslav Lajçak.

Vazhdimin e dialogut e kishte paralajmëruar gjatë vizitave të saj në Kosovë dhe në Serbi edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Kaja Kallas.

BE-ja ndërkohë përsëritë se marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve si dhe aneksi i Ohrit për implementim mbeten në fuqi dhe palët duhet t’i zbatojnë.

 

Continue Reading

Lajmet

Kryeziu-Hyseni: Qëllimi i opozitës është vazhdimi i bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se qëllimi i partive që deri tani kanë qenë në opozitë është vazhdimi i bllokimit të Kuvendit.

Pas dështimit për herë të 25-të të konstituimit të Kuvendit, ajo tha se partitë tjera parlamentare për herë të 17-të nuk morën pjesë në votim për formimin e komisionit verifikues për votimin e fshehtë të kryeparlamentares.

Sipas saj, një gjë e tillë është kundër aktgjykimit të Kushtetueses të vitit 2014.

Ne si LVV në vazhdimësi kemi thënë që ky është qëllimi i partive opozitare në Kuvend, vazhdimi i bllokadës dhe pamundësimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës duke mos marrë pjesë 17 herë radhazi në një komision që lejon procedurën e fshehtë. Këtë procedurë mund t’i nënshtrohen secili deputetë me votë, ndërkaq kemi një numër të deputetëve që nuk marrin pjesë në votim. Kjo është shkelje e Kushtetutës”, theksoi ajo./KosovaPress/

Continue Reading

Lajmet

Selektori i Serbisë: Në Shqipëri do të bëheshin dy milionë tifozë po t’i zinte stadiumi

Published

on

Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq është i vetëdijshëm për interesimin e madh për ndeshjen ndaj Shqipërisë, që zhvillohet të shtunën në Tiranë.

“Dy milionë. Dy milionë të interesuar më kanë thënë se janë të interesuar, po t’i zinte stadiumi”, tha Stojkoviq në konferencën që është duke u mbajtur ende.

Ai nuk pret të ketë telashe në Tiranë. Ka përmendur “miqtë e futbollit” me të cilët e organizojnë së bashku Evropianin U21 në vitin 2027.

Stojkoviqi pret atmosferë të zjarrtë në tribuna, por ka thënë se ndeshja vendoset në fushë.

 

Continue Reading

Lajmet

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

Published

on

By

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia pritet të takohen më 2 qershor, në Stamboll, për rundin e radhës të bisedimeve për paqe, me gjithë intensifikimin e sulmeve ajrore ndaj njëra-tjetrës.

Media shtetërore ruse raportoi se ekipi negociator i Kremlinit ka arritur në aeroportin Ataturk të qytetit turk në orët e vonshme të 1 qershorit, para bisedimeve që pritet të nisin të hënën në orën 13 (mesditë në Prishtinë).

Ndërkohë, përmes një dekreti presidencial, Kievi tha se ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, do ta udhëheqë delegacionin ukrainas, që përfshin mbi dhjetë zyrtarë të tjerë. Dekreti nuk theksoi nëse ekipi tashmë ka mbërritur në Turqi.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka folur përmes telefonit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, më 1 qershor, për të diskutuar rreth bisedimeve të radhës.

Sipas DASH-it, telefona u zhvillua me kërkesën e Rusisë, dhe Rubio ka përsëritur thirrjen e presidentit Donald Trump për bisedime të vazhdueshme të drejtpërdrejta për “arritjen e një paqeje të qëndrueshme”.

Para bisedimeve, Ukraina u duk se forcoi pozicionin e saj negociues, pasi forcat e saj goditën disa aeroplanë bombardues nëpër Rusi, me dronë që u futën tinëz në vend përmes disa kamionëve, dhe më pas u lëshuan nga lokacione të afërta.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se të paktën 40 bombardues mund të jenë goditur gjatë sulmit të 1 qershorit, i përshkruar si “rezultat absolutisht i shkëlqyeshëm” nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili shtoi se janë dashur mbi një vet e gjysmë për përgatitjen e operacionit.

Në prag të bisedimeve, të dyja palët ende duken të jenë larg arritjes së një pajtimi për ndërprerjen e luftimeve, ndërsa ekspertët thonë se gjasat për një marrëveshje mbeten të vogla.

Zelensky tha më 30 maj se Kremlini “po bën gjithçka” për t’u siguruar që bisedimet e propozuara për paqe nuk do të prodhojnë asnjë rezultat, pasi një sulm i madh me dronë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës plagosi disa persona, dhe pasi një varg sulmesh ajrore ndaj Kievit goditën vende të shumta civile dhe banimi.

Ukraina është pajtuar në prill për një armëpushim 30-ditor, sipas në propozimi nga SHBA-ja, por Rusia nuk ka shfaqur gatishmërinë për ta nënshkruar, dhe shumë prej aleatëve të Ukrainës e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po përpiqet ta zvarrisë procesin, në mënyrë që të shfrytëzojë situatën aktuale në fushëbetejë, ku Rusia ka përparuar në territoret që synon t’i mbajë të pushtuara./REL/

Continue Reading

Të kërkuara