Lajmet

Rreth 1 mijë e 500 biznese falimentuan gjatë 2023-ës

Kjo për shkak të qasjes së kufizuar në financa.

Published

on

Gjatë vitit 2023 janë shuar rreth 1 mijë e 500 biznese në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ndonëse Administrata Tatimore e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka mbyllur veprimtarinë e vetëm 20 bizneseve, pasi që nuk mund të çregjistrohet asnjë biznes pa i kryer obligimet dhe detyrimet ndaj Administratës Tatimore.

Mungesa e politikave zhvillimore dhe qasja e kufizuar në financa, vlerësohen disa nga barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha bizneset dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribuues në falimentimin e shumë prej tyre.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thonë se gjatë periudhës janar-nëntor 2023, numri i bizneseve të regjistruara është 10 mijë e 790, ndërsa 1 mijë e 497 janë mbyllur. MINT-i potencon se trendi i hapjes dhe mbylljes së bizneseve është i ngjashëm me atë të vitit 2022.

“Gjatë periudhës janar-nëntor 2023, numri i bizneseve të regjistruara është 10 mijë e 790, ndërsa 1 mijë e 497 prej tyre janë mbyllur. Këto shifra tregojnë për një aktivitet të vazhdueshëm në sektorin e biznesit, megjithatë, vlen të theksohet se këto janë të dhënat pa përfshirjen e muajit dhjetor, i cili mund të sjellë një numër shtesë të bizneseve të regjistruara. Po ashtu, te bizneset e shuara duhet të theksojmë se të gjitha bizneset që ndryshojnë status duke kaluar në status tjetër, automatikisht konsiderohen të shuara e që në fakt vazhdojnë aktivitetin në një status tjetër. A ka rritje apo rënie të hapjes dhe mbylljes së bizneseve në krahasim me vitin e kaluar (2022)? Kur krahasojmë këto të dhëna me vitin e kaluar, shohim një trend relativisht të ngjashëm. Në vitin 2022, janar-dhjetor, janë regjistruar 11 mijë e 43 biznese, pra një shifër e ngjashme me atë të vitit 2023. Në anën tjetër, numri i bizneseve të mbyllura ka qenë përafërsisht në të njëjtën shifër”, thonë nga MINT-i në përgjigjen e tyre përmes emailit.

Ndërkaq, shifrat e hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë janë të ndryshme nga MINT-i dhe ATK-ja.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore e Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa në një prononcim thekson se numri i bizneseve, të cilat janë hapur në vitin 2023 është mbi 20 mijë, ndërsa 20 të tjera kanë përmbyllur veprimtarinë. Bytyqi-Sefa potencon se janë hapur rreth dy mijë biznese që aktivitet primar e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, ndërkaq nga po e njëjta veprimtari janë mbyllur shtatë biznese. Ajo vlerëson se procesi i hapjes së një biznesi është i thjeshtë, ndërkaq për të mbyllur duhet plotësuar disa kritere dhe të gjitha obligimet ndaj ATK-së.

“Numri i bizneseve, të cilat janë hapur në vitin 2023, vitin që po e lëmë pas, është 21 mijë e 156 sosh, për dallim nga ato të cilat kanë kërkuar të shuajnë aktivitetin e tyre, ku janë 20 biznese të cilave, është arritur të mbyllet veprimtaria e tyre… Sipas statistikave, të cilat kemi siguruar, bizneset të cilat kanë kërkuar që të hapen në vitin që lamë pas janë në sektorin ose aktivitet primar që kanë tregtia me shumicës dhe pakicë, që janë diku 2 mijë 722 biznese që janë hapur te kjo veprimtari. Ndërsa, te bizneset, të cilat janë mbyllur vitin që e lamë pas, kemi diku shtatë biznese, të cilat kanë kërkuar të mbyllen nga e njëjta veprimtari, nga veprimtaria e tregtisë me shumicë dhe pakicë… Sigurisht, procedurat e hapjes së një biznesi janë shumë më të thjeshta dhe nuk kanë shumë përgjegjësi ndaj shtetit, ligji nuk obligon shumë në pjesën e hapjes. Mirëpo, sa i përket pjesës së procedurës kur një biznes duhet të mbyllet, janë procedura të tjera, të cilat i parasheh për Administratën Tatimore dhe procedurat. Asnjë biznes nuk mund të mbyllet nëse nuk i plotëson të gjitha kriteret, të cilat thirren në nenet e përcaktuara nga ky ligj, pasi fillimisht biznesi duhet t’i kryejnë të gjitha obligimet, detyrimet që i ka ndaj Administratës Tatimore të Kosovës”, thotë Bytyqi-Sefa.

Ndërkaq, drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), Zana Beqiri, thotë për KosovaPress se bizneset e reja problemin më të madh e kanë te qasja në financa. Ajo potencoi se ka ngecje edhe sa i përket Fondit Sovran, derisa shtoi se qeveria duhet të veprojë me mekanizma më të mirë në lehtësimin e proceseve për mirëfunksionimin e bizneseve.

Beqiri theksoi se bazuar në raportet e Bankës Botërore, sa i përket hapjes së bizneseve, Kosova ka qenë për një kohë të gjatë në top 10 vendet e botës. Ajo konsideron se procesi i hapjes së bizneseve është efikase dhe e thjeshtë, porse mbyllja e tyre është shumë më problematike.

“Bizneset e reja problemin më të madh e kanë te qasja në financa. Arsyet janë kushtet mjaft të pavolitshme sa i përket kredive të biznesit, posaçërisht për bizneset e reja. Gjithmonë kërkohet një investim individual dhe për këtë arsye shihet si mjaft problematike kjo pikë, dhe mendojmë se qeveria duhet të vijë me mekanizma shumë më të mirë. Ne presim të shohim ndonjë lëvizje sa i përket edhe Fondit Sovran, mirëpo shohim që edhe ai proces ka ngecur…Kur kanë mungesë të financave, kanë edhe mungesë edhe në qasjen e ekspertizës dhe për këtë arsye edhe ngecin ose kanë vonesa, ose kanë probleme të ndryshme sa i përket furnizimeve, kualitetit të materialeve…15:21 Bazuar në raportet e Bankës Botërore, sa i përket hapjes së biznesit, ne kemi qenë për kohë të gjatë në top 10 vendet e botës. Hapja është aq efikase, mirëpo mbyllja është shumë problematike e për më tepër për shkak të një udhëzimi, i publikuar tash e disa muaj, është bërë mjaft problematik edhe te ndryshimet që kompanitë duan t’i bëjnë, sepse kërkohen dokumente të noterizuara”, thotë Beqiri.

Kosova mbetet një vend jo tërheqës për investime të huaja, sidomos nga korporatat dhe markat e mëdha botërore.

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

lajme

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara