Lajmet

Rregullorja e re në Gjermani: Shërim, vaksinim ose test

Qeveria dhe landet do të ndjekin një kurs me rregulla të reja në situatën e pandemisë.

Published

on

Në Gjermani kush është vaksinuar dy herë, mund të paraqesë një test negativ apo është shëruar nga COVID-19 ka mundësi të lëvizë lirshëm. Ky rregull rrit presionin ndaj atyre, që nuk janë vaksinuar.

Për një kohë të gjatë njerëzit në Gjermani ishin shpesh të paqartë mbi rregullat e shumta ndaj pandemisë së koronavirusit, të cilat ndryshonin nga landi në land. Por që nga e hëna (23.08) kjo ka ndryshuar. Kush do të qendrojë brenda në restorant, në kafene, do të shkojë në kinema apo në pishinë, të vizitojë të afërmit në spital apo në strehimoret e kujdestarisë duhet të paraqesë dëshminë e vaksinimit të plotë, ose vërtetimin që është shëruar nga COVID-19 ose një test aktual. Disa lande si p.sh. Berlini e kanë aplikuar këtë rregullore që nga dita e premte (19.08). Situata do të vështirësohet për ata që janë të pavaksinuar. Ata duhet të paraqesin kurdoherë një test negativ jo më të vjetër se 24 orë. Kush do të kalojë pushimet në hotel do të detyrohet ta bëjë testin çdo tri ditë.

Kurs me rregulla të reja

Qeveria dhe landet do të ndjekin një kurs me rregulla të reja në situatën e pandemisë: Edhe nëse do të rritet numri i të infektuarve, synimi është të shmanget me çdo kusht një lockdown si vjeshtën e kaluar. Për më tepër që aktualisht  më shumë se 64,1 përqind e njerëzve  në Gjermani kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës dhe 59 përqind janë plotësisht të vaksinuar, sikurse njoftoi të hënën (23.08) ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Passanten in den Fussgaengerzonen in Muenchen .

Në fundjavë edhe kandidatët për kancelar Armin Laschet i CDU-së dhe Olaf Scholz i SPD-së theksuan, se të paktën për ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nuk do të ketë më një lockdown edhe nëse rriten shifrat e infeksionit. Për të arritur imunitetin e tufës, sipas virologëve duhet një kuotë vaksinimi në varësi të grupmoshës deri në 85 përqind. Ndonëse është rritur aktualisht ritmi i vaksinimeve, shifrat janë larg për një imunitet tufe. Për më tepër tani që pas hapjes së shkollave dhe kthimit pas pushimeve të verës numri i infeksioneve po rrritet sërish. Numri i infeksioneve të reja për 100.000 banorë në shtatë ditë të hënën arriti në 56,4. Kjo është më pak se në pranverë, kur incidencashënonte 160, gjë që çoi në vendosjen e kufizimeve të shumta. Në disa qytete si në Leverkusen incidenca tani ka arritur në 200. Pra pavarësisht se shumë janë vaksinuar, pandemia vazhdon të jetë e pranishme.

Testet së shpejti me pagesë

Kur qeveria në pranverë i zbuti masat kufizuese, bashkë me landet vendosi, që të aplikojë rregulloren e detyrimit për paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit, të shërimit apo testin aktual ndaj koronavirusit. Duke nisur nga 11 tetori do të përforcohet edhe më shumë presioni ndaj të pavaksinuarve. Deri tani testet janë falas, por nga tetori testi do të jetë me pagesë nga 35 deri në 50 euro, nëaeroporte madje testi do të kushtojë 60 euro. Kush nuk është i vaksinuar në të ardhmen do të duhet të paguajë testin ndaj koronavirusit për të marrë pjesë në aktivitetet e jetës në shoqëri. Përjashtime do të ketë vetëm për fëmijët dhe ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore.DW

Continue Reading

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara