Teknologji

Rregullatori mediatik në Rusi vendos masa kundër kompanive të huaja IT

Kjo pasi sipas tyre, ato kishin dështuar të hiqnin përmbajtje “të paligjshme”.

Published

on

Rregullatori shtetëror i komunikimeve në Rusi, Roskomnadzor, ka thënë se po merrte masa ndëshkuese kundër një sërë kompanish të huaja IT, përfshirë TikTok, Telegram, Zoom, Discord dhe Pinterest.

Në një deklaratë, Roskomnadzor tha se masat ishin në përgjigje të dështimit të kompanive për të hequr përmbajtjen e shënuar si të paligjshme dhe do të qëndronin në fuqi derisa ato të respektonin.

Rusia ka kërcënuar vazhdimisht se do të gjobisë faqet që shkelin ligjet e reja të ashpra që kriminalizojnë përhapjen e “informacionit të rremë” për ushtrinë ruse./UBTNews/

Teknologji

Pajisja popullore e Apple tani është “e vjetruar”

Published

on

Nga telefonat inteligjentë te kufjet, Apple është e njohur për gamën e saj të gjerë të produkteve, nëse ende përdorni këtë pajisje të njohur, ka ardhur koha për përmirësim.

Apple ka shtuar Apple Watch Series 1 në listën e saj të “produkteve të vjetruara.” Pavarësisht emrit të saj, Apple Watch Series 1 nuk është në fakt ora e parë e zgjuar e Apple. Në të vërtetë, ajo u lansua më 2016 si një model i gjeneratës së dytë, me një çip të përmirësuar brenda.

Ky klasifikim i ri vjen si “e vjetruar”e  do të thotë se përdoruesit mbeten pa asnjë lloj mbështetjeje në rast se pajisja dështon.

“Produktet konsiderohen të vjetëruara kur Apple ka ndaluar shitjen e tyre që më shumë se 7 vjet më parë”, ka shpjeguar Apple në faqen e saj.

“Apple ndërpret çdo shërbim harduerik për produktet e vjetruara, dhe ofruesit e shërbimit nuk mund të porosisin pjesë zëvendësuese për to.”

Apple pretendon se produktet janë “të dizajnuara për jetëgjatësi,” por mbështetja tërhiqet rreth pesë vjet pas lansimit. Produkte klasifikohen si “vintage” kur nuk janë shpërndarë më për shitje prej më shumë se 5 por më pak se 7 vjet, kur kalojnë kufirin 7-vjeçar, përfundojnë në listën e “produkteve të vjetruara”.

Apple Watch i parë u lansua më 2015, para se Series 1 dhe Series 2 të dilnin një vit më vonë. Apple e kishte shpallur Series 2 si të vjetruar që në 2024, por tani po e klasifikon Series 1 në këtë listë. Pavarësisht se ajo prezanton pajisje të reja çdo vit, shumë prej tyre përfundojnë në heshtje në “varrezat” e teknologjisë.

Kriza e mbeturinave elektronike

Aktivistët mjedisorë besojnë se një jetëgjatësi më e shkurtër se një dekadë nuk është e pranueshme për pajisje teknologjike që kushton qindra euro. Kompani si Apple janë kritikuar për ushqyerjen e “krizës së mbeturinave elektronike”, ku grumbuj elektronikësh të hedhur përfundojnë nëpër vendgrumbullime.

Kur një pajisje hidhet e ngrohet në mbeturina, lëshohen kimikate toksike, që dëmtojnë atmosferën, mbeturinat elektronike që ndodhen nëpër vende të mbeturinave mund të lëshojnë materiale toksike në nëntokë, duke ndotur ujin nëntokësor dhe duke rrezikuar jetën e bimëve e kafshëve.

“Mbeturinat elektronike janë rrjedha e mbeturinave që po rritet më shpejt në botë e përfaqësojnë një krizë globale,” tha Nathan Proctor, drejtor i lartë i fushatës E drejta për të riparuar nga organizata Public Interest Research Group.

“Kompanitë që përdorin softuer për të parandaluar funksionimin e pjesëve të këmbimit të përshtatshme vetëm sa e përkeqësojnë këtë problem, duke dëmtuar konsumatorët dhe duke minuar punën e serviseve lokale.”

 

Continue Reading

Teknologji

E papritur! Spotify njofton rritje çmimesh

Published

on

Abonentët premium të Spotify do të shohin tarifattë rriten në të gjithë globin nga shtatori, njoftoi shërbimi i transmetimit të muzikës.

Pas lajmit, çmimi i aksioneve të kompanisë u rrit me 6% në tregtimin para-marketingut në Wall Street. Kjo rritje e interesit erdhi pas përditësimit zhgënjyes të fitimeve javën e kaluar që ndikoi në çmimin e aksioneve të kompanisë. Kompania parashikoi fitime tremujore më të ulëta se sa pritej në fund të korrikut, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Kjo ishte për shkak të taksimit të pagave, që arrinte në 116 milionë euro, duke kaluar rritjen e kërkesës për muzikë. Pavarësisht kësaj, çmimet e aksioneve janë rritur me pothuajse 50% që nga fillimi i vitit 2025. Njoftimi vjen ndërsa platforma synon të rrisë marzhet e fitimit e vazhdon të zgjerojë ofertën e produkteve.

Në vitet e fundit, Spotify ka zgjeruar katalogun e librave audio, ka shtuar aftësi videosh të shkurtra dhe ka përmirësuar krijimin e listave të këngëve me Inteligjencë Artificiale dhe përvojën e fansave.

Si do të ndryshojë abonimi në Spotify?

Ndryshimet e çmimeve do të ndikojnë te klientët në planin individual në tregjet e Azisë Jugore, Lindjes së Mesme, Afrikës, Evropës, Amerikës Latine dhe rajonit të Azi-Paqësorit. Abonentët e planit individual në Evropë do të shohin që pagesat e tyre të rriten nga 10.99 euro në muaj në 11.99 euro në muaj.

Klientët do të marrin një email që shpjegon ndryshimet e çmimeve gjatë muajit të ardhshëm, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Aktualisht nuk është e qartë nëse klientët në plane të tjera abonimi do të preken gjithashtu.

Continue Reading

Teknologji

NASA: Katër astronautë ulen në ISS

Published

on

Katër astronautë kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) pas një udhëtimi 15-orësh në një kapsulë SpaceX, njoftoi NASA.

Misioni komandohet nga astronautja amerikane Zena Cardman. Anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë Michael Fincke i SHBA-së, astronautja japoneze Kimiya Yui dhe kozmonauti rus Oleg Platonov.

Tarifat amerikane, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë. Ata u nisën një ditë më parë në bordin e një rakete Falcon 9 të operuar nga kompania hapësinore SpaceX e miliarderit të teknologjisë Elon Musk, nga porti hapësinor Cape Canaveral në Florida.

Ky është misioni i 11-të i rregullt me ekuipazh i SpaceX në ISS. Ekuipazhi do të qëndrojë në bordin e postit orbital, të vendosur afërsisht 400 kilometra mbi Tokë, për disa muaj, duke kryer një sërë eksperimentesh shkencore. Aktualisht në stacion ndodhen 11 astronautë.

Por, të sapoardhurit ndërrohen me katër astronautë të tjerë që kanë qenë atje që nga marsi. Ata janë planifikuar të kthehen në Tokë në ditët e ardhshme.

Continue Reading

Teknologji

Meta do t’i ndalojë reklamat politike në BE nga tetori

Published

on

Meta Platforms do t’i japë fund reklamave politike, zgjedhore dhe sociale në platformën e saj në BE që nga fillimi i tetorit, raportoi Reuters.

Siç ka bërë të ditur kompania amerikane e rrjeteve sociale, ky ndalim do të bëhet si pasojë e pasigurisë ligjore për shkak të rregullave të reja të BE-së mbi reklamat politike.

Legjislacioni i Bashkimit Evropian, i quajtur rregullorja për Transparencën dhe Synimin e Reklamimit Politik dhe i cili do të zbatohet nga 10 tetori, u nxit nga shqetësimet në lidhje me dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj në zgjedhje në të gjithë bllokun me 27 vende.

Ligji kërkon që kompanitë e mëdha të teknologjisë të etiketojnë reklamat politike në platforma, kush pagoi për to dhe sa, si dhe cilat zgjedhje po synohen, përndryshe rrezikojnë gjoba deri në 6% të të ardhurave të tyre vjetore. Meta tha se rregullat e BE-së në fund të fundit do t’i dëmtonin evropianët.

Facebooku dhe Instagrami që janë në kuadër të Metas po hetohen aktualisht nga Komisioni Evropian për shkak të dyshimeve për dështimin e tyre për të luftuar dezinformimin dhe reklamat mashtruese në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të vitit 2024.

Continue Reading

Të kërkuara