Lajmet

Rrahje mes pesë personave në Suharekë, dy prej tyre pësojnë lëndime trupore

Published

on

Pesë persona në Shirokë të Suharekës janë përfshirë në një rrahje mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00 dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe  kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Lajmet

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, me ç’rast njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi merr pjesë në hapjen e Samitit Ndërkombëtar Rinor për Paqe 2026 në Mitrovicë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në hapjen e Samitit Ndërkombëtar Rinor për Paqe 2026, i cili po zhvillohet në Mitrovicë, duke mbledhur të rinj nga vende dhe komunitete të ndryshme, si dhe përfaqësues të institucioneve, akademisë dhe shoqërisë civile.

Në ceremoninë hapëse, Rektori Hajrizi mbajti një fjalë përshëndetëse, në të cilën theksoi rëndësinë e edukimit, bashkëpunimit dhe angazhimit të të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe paqësore.

Duke folur për rëndësinë e këtij samiti, Rektori Hajrizi theksoi se misioni i UBT-së është të kontribuojë në zhvillimin e një gjenerate të përgatitur për të vepruar përtej kufijve, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të krijuar ndikim pozitiv në shoqëri. Ai vuri në pah rolin e arsimit, inovacionit dhe angazhimit ndërkombëtar në fuqizimin e të rinjve si bartës të ndryshimit.

Samiti, me pjesëmarrjen e të rinjve dhe figurave institucionale, akademike e shoqërore, synon të nxisë dialogun, bashkëjetesën, paqen, lirinë dhe barazinë, duke krijuar mundësi për shkëmbim të ideve dhe përvojave dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

 

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova pas barazimit me Izraelin: Shpresoj të luaj nga minuta e parë ndaj Austrisë

Published

on

By

Edon Zhegrova ka komentuar barazimin pa gola të Kosovës kundër Izraelit, duke shprehur hapur dëshirën për të qenë titullar në sfidën e ardhshme. Sulmuesi kosovar u inkuadrua në fushë vetëm në minutën e 77-të, por në minutat e pakta në dispozicion nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes që përfundoi 0-0.

Në një deklaratë për mediumin italian SportMediaset, Zhegrova theksoi se aktivizimi nga stoli matcheshte vendim i trajnerit, ndërsa vëmendjen e ka kthyer nga përballja e radhës.

“Të nisja nga stoli ishte vendim i trajnerit. Mezi pres ndeshjen tjetër, shpresoj të filloj dhe të luaj,” u shpreh ai.

Kosova do të përballet me Austrinë, e cila aktualisht udhëheq grupin. Pavarësisht sfidës së vështirë, 25-vjeçari ka besim të plotë te forca e “Dardanëve” për të kërkuar tre pikët në shtëpi.

“Unë besoj te kombëtarja ime, kemi lojtarë cilësorë. Do të luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi një shans të mirë për të fituar. Do të bëjmë gjithçka edhe për të përfunduar të parët në grup,” shtoi sulmuesi.

Zhegrova kishte shënuar gol nga pika e bardhë në përballjen e kaluar ndaj austriakëve në Vjenë, ku Kosova u mposht me rezultatin 3-1. /D.L/

Continue Reading

Lajmet

Vdes jashtë vendit gruaja e lënduar në aksidentin e rëndë në Shtërpcë

Published

on

By

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Shtërpcë ka përfunduar me pasojë fatale.

Një grua, e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë përplasjes, ka ndërruar jetë në spitalin jashtë vendit ku po trajtohej.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, ndërsa lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.

Nga ky aksident midis dy veturave mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. Organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj përplasjeje tragjike. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara