Kronikë e zezë

Rrahje mes dy fëmijëve në Prizren

Published

on

Dy fëmijë në Prizren janë rrahur mes vete. Sipas njoftimit të policisë, njëri nga fëmijët ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë, meqë kishte pësuar lëndime trupore.

“Viktima mbetet në tretman mjekësor në spital, sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Është identifikuar edhe i dyshuari dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Në raportin njëditor, Polica e Kosovës ka njoftuar se një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ura e Konakut” në Kaçanik.

Sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar me urgjencë në emergjencë për trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar plagë që dyshohet se i janë shkaktuar me thikë nga i dyshuari.

Lidhur me rastin, Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Skenderaj, i dyshuari në kërkim

Published

on

By

Një rast i rëndë i vrasjes në tentativë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Skenderaj.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe 15 fishekë.

I dyshuari ndodhet ende në kërkim policor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje. Këto raste, sipas raportit të Policisë, kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Skenderaj dhe Gjakovë.

Në rastin e parë, i cili ka ndodhur në Fushë Kosovë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe një tjetër arrestim për të njëjtën vepër penale ka ndodhur në Fushë Kosovë. Një burrë është arrestuar nën dyshimin se, duke qenë nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Prishtinë, një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga një burrë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje mes dy burrave, njëri prej tyre ka ushtruar dhunë fizike ndaj tjetrit. Sipas raportit të Policisë, si viktima ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Rasti i radhës është regjistruar në Gjakovë, ku një grua ka raportuar në polici se është keqtrajtuar psiqikisht nga një burrë. Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, por pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i fundit ka ndodhur në Skenderaj, ku është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër. Në vendin e ngjarjes, i dyshuari po ashtu ka kanosur dhe ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së mërkurës në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale-sulm seksual.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 16:50. I dyshuari burrë, akuzohet se ka kryer veprën ndaj viktimës së mitur.

Lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore.

Continue Reading

Të kërkuara