Kronikë e zezë

Rrahje masive në Prizren: Theret një person me thikë afër zemrës, policia arreston pesë persona

Viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Published

on

Një rrahje masive ka ndodhur sot në fshatin Zhur të Prizrenit ku të përfshirë kanë qenë pesë persona.

Si pasojë një person është therur me thikë afër zemrës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datën 10 nëntor 2021 në orën 01:10, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Zhur të Komunës së Prizrenit, ka ndodhur një rrahje masive. I menjëhershëm ka qen reagimi i Policisë dhe ka dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes.

Patrullat posa kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur pesë perona (njëri prej tyre i lënduar), si të dyshuar në lidhje me këtë rast:

•B. K., i datëlindjes 2003
•A. K., i datëlindjes 2001
•R. V., i datëlindjes 2003
•R. S., i datëlindjes 2000 dhe
•E. S., i datëlindjes 2006

I dyshuari R. S., është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, i cili ka pësuar lëndime nga përdorimi i thikës, ku ka marrë plagë në gjoks afër zemrës dhe është ndaluar në spital për tretman mjekësor ku sipas mjekëve nga plaga e shkaktuar nga mjeti i mprehtë thikë në pjesën e gjoksit është në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetë sipas mjekut.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një mjet pune i mprehtë (kmesë) në cilësinë e provave materiale. Ku gjatë përleshjes në mes tyre është përdor thika!

Po ashtu është njoftuar prokurori kujdestar, i cili urdhëron që personat të ndalohen për 6 orë. Pas gjashtë orëve të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe rasti ka ndodhur pa paramendim.

Me vendim të prokurorit të shtetit , tre të dyshuar janë ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit të mitur R.V. dhe E. S., ndalen për 24 orë.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor në Prizren!

Lajmet

Të paktën 10 të vdekur nga aksidenti masiv me rreth 50 automjete në Bullgari

Published

on

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku, ku janë përfshirë rreth 50 automjete në juglindje të Bullgarisë.

Aksidenti ndodhi të martën, në një segment të autostradës në rajonin e Jambollit, ku mjegulla e dendur dyshohet se ka vështirësuar dukshmërinë. Përplasjet ndodhën në të dyja anët e autostradës.

Lajmi është raportuar nga agjencia bullgare e lajmeve BTA, duke iu referuar guvernatorit të rajonit, Georgi Chalakov.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës mjekësore. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë vetura dhe kamionë të grumbulluar në të dyja anët e rrugës, disa prej tyre të përmbysur, të shkatërruar rëndë ose të dalë jashtë autostradës.

Kryeinspektori Todor Mishinev nga Drejtoria Rajonale e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Jamboll ka deklaruar për televizionin Nova se disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve të tyre.

“Për momentin, përparësi kanë operacionet e shpëtimit. Pasi ato të përfundojnë, do të zhvillohen veprimet procedurale dhe hetimore”, ka deklaruar ai.

Sipas BTA-së, 27 persona të lënduar janë dërguar në spitalet e rajonit për trajtim mjekësor.

Operacionet e shpëtimit dhe ndërhyrjes po vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara