Kronikë e zezë

Rrahje masive në një lokal të muzikës live në Prizren, arrestohen shtatë persona

Lidhur me këtë rast janë identifikuar dhe arrestuar shtatë të dyshuar.

Published

on

Policia e Kosovës raportoi se disa persona janë rrahur fizikisht në një lokal të muzikës live në Prizren. Lidhur me këtë rast janë identifikuar dhe arrestuar shtatë të dyshuar.

“Më datë 6 maj 2021, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në rrugën “Tranziti i Vjetër” ne Prizren, është duke ndodhur një përleshje (rrahje) në mes disa personave te një lokal muzike Live Veprimet policore ishin të menjëhershme . Lidhur me ketë rast janë identifikuar personat e dyshuar të përfshirë ne ketë rast”, thuhet në komunikatë.

Rajoni

Aksident tragjik me furgon në Shqipëri, dy të vdekur dhe 15 të plagosur

Published

on

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur me një furgon të linjës Berat–Tiranë.

Nga vendi i ngjarjes ka folur drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, i cili bëri të ditur se njoftimi për aksidentin është pranuar rreth orës 15:00.

Sipas tij, mjeti ka humbur kontrollin, është përplasur fillimisht me trafikndarësen dhe më pas ka dalë nga rruga.

“Rreth orës 15:00 është marrë njoftimi për aksidentin. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin”, deklaroi Vatoci.

Ai konfirmoi se si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Vatoci bëri të ditur se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa mes të lënduarve është edhe një fëmijë, i cili raportohet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas Policisë Rrugore, furgoni ishte i licencuar për linjën Berat–Tiranë dhe në momentin e aksidentit po udhëtonte drejt kryeqytetit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I lë fëmijët e mbyllur në veturë në Prizren, gjobitet e ëma me 300 euro

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një nënë në Prizren, nën dyshimin për moskujdes ndaj të miturve.

Rasti ka ndodhur të shtunën në parkingun e një qendre tregtare, ku policia ka pranuar informacion se disa fëmijë ishin lënë të mbyllur brenda një automjeti në temperaturë të lartë.

Zyrtarët policorë kanë hapur me forcë veturën për t’i nxjerrë fëmijët, të cilët shfaqnin shenja lodhjeje dhe dehidratimi nga nxehtësia.

Pas këtij rasti, Policia ka apeluar te qytetarët që të mos i lënë asnjëherë fëmijët apo personat e ndjeshëm të mbyllur në automjete, për shkak të rrezikut të lartë nga temperaturat e verës./E.A/

Continue Reading

Vendi

Vritet një person pas një rrahjeje në Dragash, i dyshuari në arrati

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas një rrahjeje që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ndodhi pasi disa persona u përfshinë në një përleshje, ku viktima, mashkull kosovar, dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë.

I lënduari u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, por mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për rastin është identifikuar, por ndodhet në arrati. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për kapjen e të dyshuarit janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një person pasi ra në një bunar në Gjilan

Published

on

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë në një bunar në fshatin Dobërqan të Gjilanit.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, dyshohet se ka rënë në bunar derisa ishte duke e pastruar atë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta nxjerrin viktimën, por ai ishte pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara