Kronikë e zezë

Roterdam – sekuestrohet sasi rekord kokaine

Porti i Roterdamit, më i madhi në Evropë.

Published

on

 Rreth 4 200 kilogramë kokainë u kapën në kontejnerë në portin holandez të Roterdamit.

”Kjo ishte sasia më e madhe e drogës e zbuluar këtë vit”, njoftoi zyra e prokurorit në Roterdam.

Sipas organeve të drejtësisë, kokaina e gjetur mbrëmjen e së shtunës kishte një vlerë të shitjes me pakicë prej rreth 313 milionë euro (362 milionë dollarë).

Droga ishte fshehur në thasë të mbushur me sojë dhe u gjet në dy kontejnerë.

Sipas prokurorëve ngarkesa e sojës nga Paraguaji ishte transferuar në një anije tjetër në Uruguaji dhe pritej t’i dorëzohej një kompanie në Portugali.

Porti i Roterdamit, më i madhi në Evropë, është një nga pikat më të mëdha të transportit të drogës në Evropë./   /os/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësoren

Published

on

By

Një këmbësore është goditur nga një veturë të martën, në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, një shtetas kosovar, gjatë drejtimit të veturës dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas konsultimit me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, ndërsa ai është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje

Published

on

By

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Fushë Kosovë, më 22 shtator është raportuar se një grua, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Sipas Policisë, palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Mitrovicë të Jugut, më 21 shtator, është arrestuar një burrë kosovar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një viktimë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara