Sport

Rose: Nuk do të ankohemi për mungesën e Haaland

Haaland ka pësuar një lëndim në muskulin e tij të këmbës.

Published

on

Trajneri Marco Rose e di rëndësinë e padiskutueshme që e ka Erling Haaland për ekipin e tij, por ka insistuar që Borussia Dortmundi nuk do të ankohet për mungesën e yllit norvegjez.

Trajneri i Dortmund, Rose e ka konfirmuar të premten e kaluar që Haaland do të mungojë disa javë për ekipin, pasi që ka pësuar një lëndim në muskulin e tij të këmbës.

Haaland ka shënuar 13 gola në 10 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e tij, ku tre ndeshje i ka humbur deri tani shkaku i problemeve me lëndime në muskul, ku ishte rikthyer në ndeshjen kundër Mainz, të cilën Dortmundi e fitoi me rezultat 3:1, dhe Haaland ishte protagonist në dy gola.

“Erling është tejet i rëndësishëm për ne dhe neve na mungon ai, kjo është gjë e sigurte. E kam thënë një herë që neve na duhet të luajmë së bashku në mungesën e tij. Por nuk do të fillojmë çdo gjë nga fillimi”, tha Rose.

“Mund të mos e kemi prezencën e Haaland në sulm, por kemi lojtarë të tjerë. Në Bielefeld luajtëm me tre sulmues dhe kishim ide të tjera. Ne do të jemi të lumtur kur ai të rikthehet me neve. Por, neve na duhet të mësohemi me mungesën e tij për disa ndeshje. Kështu që nuk duhet të ankohemi për këtë gjë, por të gjejmë zgjidhje, dhe momentalisht jemi duke punuar drejt kësaj”, shtoi trajneri gjerman.

Ndeshja e radhës për Borussia Dortmundin do të jetë kundër skuadrës së Ingolstadt, e vlefshme kjo për kupën gjermane DFB-Pokal.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara