Sport

Ronaldo nuk shkon në stërvitjet e Manchester United

Kjo derisa e ardhmja e tij është në dyshim të madh.

Published

on

Cristiano Ronaldo do të mungojë në stërvitjet e Manchester United për arsye familjare.

Ronaldo mësohet se ia ka dhënë këtë lajm klubit, por pa i specifikuar arsyet, derisa e ardhmja e tij është në dyshim të madh.

Në klub janë në dijeni të vendimit të marrë nga Cristiano Ronaldo për t’u larguar sa më shpejt nga klubi, në rast të ndonjë propozimi të mirë.

Pozicioni i Manchester United, ende i njëjtë: ata këmbëngulin se Cristiano nuk është në shitje pasi ai është pjesë e projektit të Man United për sezonin 2022/2023, raporton Fabrizio Romano.

Agjenti Jorge Mendes do të shqyrtojë opsionet për të gjetur një klub të ri për Cristianon.

Lajmet

​Ndeshja Serbi-Shqipëri pa tifozë dhe me masa të rrepta sigurie

Published

on

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka njoftuar për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit se nuk do të ketë bileta në shitje për publikun.

Ky vendim është marrë nga Komiteti i Emergjencave i FSS-së, në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe përvojën e keqe nga ndeshja e ndërprerë në vitin 2014.

Sipas njoftimit zyrtar, pjesëmarrja në tribuna do të sigurohet vetëm përmes shpërndarjes së biletave të personalizuara për komunitetin e futbollit federatat rajonale, klubet, nxënësit e shkollave të futbollit dhe prindërit e tyre, organizatat profesionale, sponsorët, mediat e akredituara, si dhe stafet mjekësore e organizative.

Në hyrje të stadiumit do të zbatohen kontrolle të rrepta sigurie, ndërsa çdo person do të duhet të paraqesë dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), në përputhje me standardet më të larta të sigurisë.

FSS ka kujtuar se ndeshja e tetorit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd u ndërpre, çka solli pasoja të rënda për kombëtaren serbe, përfshirë humbjen e një vendi në Kampionatin Evropian 2016.

Për këtë arsye, ndeshja e ardhshme është shpallur me rrezikun më të lartë të sigurisë nga FIFA, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe vetë federata. FIFA do të dërgojë dy oficerë sigurie në Leskovac, ndërsa nuk do të ketë tifozë mysafirë në tribuna.

“Federata e Futbollit të Serbisë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që përmes sjelljes së tyre të kontribuojnë në një atmosferë të drejtë dhe sportive, në mënyrë që kombëtarja jonë të ketë kushtet më të mira për rezultat pozitiv në fushë”, thuhet në fund të njoftimit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova me pesë mungesa ndaj Sllovenisë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë pa pesë lojtarë të rëndësishëm në ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 kundër Sllovenisë.

Lajmin e bëri të ditur menaxheri i kombëtares Bajram Shala në një konferencë për media, i cili theksoi se për shkak të lëndimeve mungojnë në fushë Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Florent Hadërgjonaj, Baton Zabërgja dhe Vesel Dermaku.

Përkundër këtyre mungesave, trajneri Franco Foda u shpreh optimist se ndaj Sllovenisë mund të arrihet në rezultat pozitiv, sidomos duke ditur faktin se ndeshja zhvillohet në Prishtinë ku mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë.

Ai tha se nga lojtarët do të kërkojë të japin më të mirën pasi kjo ndeshje edhe mund të përcaktojë një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të Dardanëve në këto kualifikime./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Del Piero kritikon Tudorin: Nuk ka ide të qarta në sulm

Published

on

Ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka kritikuar hapur trajnerin Igor Tudor pas barazimit 0-0 ndaj Milanit në javën e 6-të të Serie A.

Del Piero u shpreh se skuadra e Tudor nuk ka identitet të qartë në lojë, veçanërisht në repartin ofensiv.

“Tudor nuk ka një ide të qartë se çfarë duhet të bëjë në sulm. I mungon identiteti dhe nuk ka asnjë sulmues të përshtatshëm për Juventusin sot.”, tha Del Piero.

Sipas tij, bardhezinjtë po vuajnë për kreativitet dhe shpejtësi në manovër. Ai veçoi Manuel Locatellin si të vetmin lojtar që përpiqet të japë ritëm në lojën e skuadrës.

“Juve ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve. Vetëm Locatelli sjell shpejtësi, ndërsa sulmuesit rrallë kanë raste për gol.”, shtoi ish-sulmuesi.

Del Piero theksoi gjithashtu se rotacionet e shumta të Tudorit po e bëjnë skuadrën të humbasë identitetin.

“Nëse ndryshon shumë, i jep besim të gjithëve, por humbet identitetin tënd. Ekipi e njeh veten vetëm në formacionin bazë, që sot mungon.”, vazhdoi ai.

Në fund, Del Piero lavdëroi Milanin për afrimet e verës si Modric dhe Rabiot, duke theksuar se kuqezinjtë kanë krijuar më shumë personalitet dhe qetësi në lojë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Lëndohet ylli tjetër i Arsenalit

Published

on

Martin Odegaard i Arsenalit është larguar nga skuadra e Norvegjisë për shkak të lëndimit të ligamentit të gjurit.

Odegaard pësoi një dëmtim gjatë fitores 2-0 të skuadrës së tij në Premier League kundër Ëest Ham United të shtunën, dhe megjithëse u përpoq të vazhdonte, ai u zëvendësua përfundimisht nga Martin Zubimendi pas 30 minutash.

26-vjeçari do të humbasë ndeshjen kualifikuese të Norvegjisë për Kupën e Botës 2026 kundër Izraelit të shtunën si dhe ndeshjen miqësore kundër Zelandës së Re më 14 tetor.

Në një deklaratë, Arsenali tha se Odegaard kishte pësuar një dëmtim të ligamentit medial kolateral në gjurin e majtë.

“Martin do të vazhdojë të vlerësohet dhe trajtohet nga ekipi ynë mjekësor gjatë pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare, me qëllim rikthimin në aksion sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Sezoni i Odegaard është ndikuar shumë nga dëmtimet, me mesfushorin që ka dëmtuar shpatullën kundër Leeds United në gusht dhe pësoi një përsëritje të atij dëmtimi kundër Nottingham Forest muajin e kaluar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara