Sport

Ronaldo kërkon të jetë pikë referim

Ja kërkesa që i ka bërë trajnerit.

Published

on

Cristiano Ronaldo është një perfeksionist i vërtetë, gjithmonë i vëmendshëm ndaj detajeve më të vogla, ndaj kampioni portugez nuk i ka fituar rastësisht 5 Topa të Artë.

E ka kuptuar diçka të tillë shpejt edhe Ole Gunnar Solskjaer, me të cilin ka patur një diskutim pikërisht për sa i përket lojës së Manchester United. Cristiano Ronaldo i ka shfaqur pakënaqësitë e tij trajnerit në lidhje me lojën, duke i bërë një kërkesë për ta bindur teknikun që të ndryshojë vetëm për të.

Që kur është kthyer në Manchester, Ronaldo ka shënuar 5 gola në pesë ndeshje me fanellën e United, numra rekordesh, sidomos nëse kujton se portugezi ka tanimë 37 vite mbi shpinë. Të gjitha këto megjithatë duket se nuk mjaftojnë, pasi Ronaldo është i bindur se mund të shënojë edhe më shumë.

Sipas tij, shokët e skuadrës duhet ta përmirësohen në ndihmën ndaj tij, duke i furnizuar topat me shpejt. Ronaldo kështu do të arrinte në zonën e golit në kushtet më të mira të mundshme.

Siç bëhet të ditur, është kjo kërkesa që portugezi i ka bërë Solskjaer, dhe trajneri pa hezitim ia ka plotësuar menjëherë duke ua komunikuar diçka të tillë skuadrës. Është e vështirë t’i thuash jo Ronaldos./ Supersport

Continue Reading

Sport

Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi shpallen “Shpresa Olimpike 2026”

Published

on

By

Basketbollistët Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi janë përzgjedhur në programin “Shpresa Olimpike” për vitin 2026, një iniciativë e Komitetit Olimpik të Kosovës për mbështetjen e sportistëve të rinj premtues.

Nënshkrimi i kontratave është bërë në ambientet e Komitetit Olimpik të Kosovës, ku gjithsej 48 bursistë nga 19 sporte olimpike do të përfitojnë bursa mujore prej 150 euro gjatë gjithë vitit 2026.

Dy talentet e basketbollit kosovar vlerësohen si emra me perspektivë për të ardhmen dhe pritet të japin kontribut të rëndësishëm edhe për Përfaqësuesen e Kosovës në garat ndërkombëtare.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, deklaroi se ky është numri më i madh ndonjëherë i bursistëve të rinj, ndërsa vlera totale e programit arrin në 84,600 euro në vit.

Continue Reading

Sport

Java e 31-të në Albi Mall Superligë sjell “Klasiken” dhe beteja vendimtare për titull e mbijetesë

Published

on

By

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ritëm të lartë këtë mesjavë, ku xhiroja e 31-të sjell përballje tejet interesante të ndara në dy ditë.

E mërkura do të jetë dita e sfidave të mëdha, ku vëmendja kryesore është në Gjilan për “Klasiken” mes Dritës dhe Prishtinës, një duel që gjithmonë zgjon interesim të jashtëzakonshëm.

Po ashtu, një betejë e fortë për daljen në Evropë pritet të zhvillohet në Malishevë mes skuadrës vendase dhe Gjilanit, ndërkohë që në Podujevë, Llapi do të kërkojë pikë jetike për mbijetesë kundër Prishtinës së Re.

Gara vazhdon edhe të enjten me dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje.

Kampionët në fuqi, Ballkani, do të kenë një udhëtim të vështirë në Skënderaj për t’u përballur me Drenicën, ndërsa sfida tjetër mes Ferizajt dhe Dukagjinit pritet të jetë mjaft e luftuar për shkak të objektivave të të dyja skuadrave.

Të gjitha takimet e kësaj mesjave fillojnë nga ora 15:00, duke premtuar emocione të mëdha në luftën për kreun e tabelës dhe ekzistencën në elitë.

Continue Reading

Sport

Prishtina 01 dhe Liqeni në finalen e Kupës së Kosovës në futsall

Published

on

By

Të mërkurën, më 29 prill, me fillim nga ora 20:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të luhet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futsall.

Për trofeun do të përballen FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni, dy skuadra që kanë treguar paraqitje të mira gjatë gjithë këtij edicioni dhe me meritë kanë siguruar vendin në finale.

Interesimi i tifozëve pritet të jetë i madh, ndërsa atmosfera sportive premton spektakël në kryeqytet. Në kampionat, më mirë qëndron FC Prishtina 01, e cila renditet në pozitën e dytë në Superligë, ndërsa FC Liqeni mban vendin e gjashtë.

Megjithatë, finalet gjithmonë sjellin emocione dhe rezultate të paparashikueshme, ndaj edhe kësaj radhe pritet një duel i fortë, i luftuar dhe i baraspeshuar deri në fund.

Continue Reading

Sport

Spektakël në Paris: PSG dhe Bayern Munich ballafaqohen për një vend në finale

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, stadiumi “Parc des Princes” do të shndërrohet në epiqendrën e futbollit evropian, ku Paris Saint-Germain pret Bayern Munich në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG hyn në këtë sfidë me vetëbesim të plotë pas eliminimit të Liverpool-it, duke shfaqur një pjekuri dhe efikasitet që i ka munguar në vitet e kaluara. Parisiensët e shohin këtë vit si mundësinë e artë për të prekur finalen e madhe, duke u mbështetur te ritmi i lartë dhe mbështetja e zjarrtë e tifozëve vendas.

Në krahun tjetër, Bayern Munich vjen si një “makinë” e konfirmuar pas triumfit ndaj Real Madridit. Gjermanët mbështeten te disiplina e tyre e hekurt taktike dhe përvoja e madhe në përballje të këtij niveli, duke synuar një rezultat që do t’u lehtësonte punën në ndeshjen e kthimit në Mynih.

Në një duel ku gabimet kushtojnë shtrenjtë, detajet e vogla pritet të vendosin fatin e këtij takimi gjigantësh, që premton emocione deri në sekondën e fundit.

Continue Reading

Të kërkuara