Kulturë

Rolling Stones me turne holografik

Published

on

Keith Richards ka pranuar se një koncert në hologram nga Rolling Stones “do të ndodhë”.

Kitaristi shpjegoi arsyetimin e tij gjatë një interviste me Matt Wilkinson të Apple Music 1.

I pyetur për mundësinë e një turneu holografik të Rolling Stones, i ngjashëm me atë që ABBA nisi me sukses vitin e kaluar, ai u shpreh se “sigurisht që nuk do ta përjashtojë”.

“Jam shumë i sigurt se kjo do të ndodhë. A e dua? Tani, kjo është një gjë tjetër. Por nuk e di nëse dua të rri kaq gjatë. Por në të njëjtën kohë, nuk do të varet nga unë, apo jo?”

Kjo nuk është hera e parë që trajtohet tema e një hologrami të grupit.

Në një bisedë të vitit 2022 me Apple Music 1, Mick Jagger pranoi se teknologjia hapi derën për shumë mundësi në lidhje me mbajtjen gjallë të muzikës së Rolling Stones.

“Ne jemi tashmë në një botë të AI që bëjmë këto gjëra, dhe ju mund të bëni shumë gjëra muzikore gjithashtu me kompjuterizim jo shumë të komplikuar”, vuri në dukje ai./UBTNews/

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa, emri më i përfolur për performancën në Super Bowl 2026

Published

on

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale po përflitet se Dua Lipa mund të jetë artistja që do të performojë në Super Bowl 2026, një nga ngjarjet më të mëdha sportive dhe muzikore në botë.

Megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga NFL apo nga vetë artistja, thashethemet kanë ndezur emocion dhe diskutime të gjera mes fansave.

Zërat nisën nga faqet e njohura të shoubiz-it si Pop Tingz në X (ish-Twitter), ku menjëherë u përhapën komentet dhe teoritë e fansave nga e gjithë bota. Dua Lipa konsiderohet një zgjedhje ideale për shkak të hiteve të saj të mëdha si “Levitating” dhe “Don’t Start Now” dhe performancave energjike që kanë mahnitur skenat më të mëdha.

Super Bowl 2026 do të zhvillohet më 8 shkurt në Levi’s Stadium në Santa Clara, Kaliforni, dhe nëse konfirmohet Dua Lipa, pritet një spektakël me përmasa historike. Fansat janë kryesisht entuziastë, megjithatë disa shprehin skepticizëm për zgjedhjen.

Pritet që emri i artistit të shpallet zyrtarisht pak muaj para ngjarjes, por tashmë emocionet dhe pritshmëritë janë në kulm.

Continue Reading

Magazinë

Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër

Published

on

Beyonce thuhet se ka shpërndarë në heshtje bileta falas për turneun“Cowboy Carter” për familjet me të ardhura të ulëta në Londër, pasi një numër i madh vendesh mbeten të pashitura në Tottenham Hotspur.

Superylli global 43-vjeçar, së cilën e shoqërojnë në skenë vajzat e saj Blue Ivy, 13 vjeçare, dhe Rumi, shtatë vjeçe, ka marrë kritika entuziaste për listën e saj ambicioze prej 40 këngësh, me kritikët që vlerësojnë shkallën e prodhimit dhe performancën e fuqishme të krijueses së hitit “Texas Hold’Em”.

Por, pavarësisht vlerësimeve kritike, asnjë nga gjashtë shfaqjet e saj në Londrën Veriore nuk është shitur plotësisht, duke habitur shumë njerëz marrë parasysh numrin e madh të fansave të saj.

Disa familjeve që mbështeten në mensa për të varfrit e bankat e ushqimit të komunitetit u janë dhënë bileta, organizatorët përpiqen të shmangin sikletin e seksioneve dukshëm të zbrazëta në vendin me kapacitet prej 62,000 vendesh.

Publikimi raporton se që nga nata e së hënës, qindra vende mbetën të lira për koncertin e së martës, me seksione të hapura në më shumë se 70 pjesë të stadiumit. Fansat dhe njerëzit brenda kanë treguar disa arsye për shitjet më të ngadalta. Shumë veta e kanë përmendur koston e biletave si një faktor kryesor.

Kur ato dolën në shitje për herë të parë në shkurt, paketat e nivelit të lartë arritën në 1120 euro – më e larta e çdo turneu në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

Disa bileta në shitje paraprake që fillimisht kushtonin 730 euro janë ulur që atëherë në vetëm 165 euro.

Continue Reading

Magazinë

Aktorët e famshëm do të bëhen prindër për herë të dytë

Published

on

Zawe Ashton dhe Tom Hiddleston po bëhen përsëri prindër. Aktorja e Broadway-t, 40 vjeç dhe ylli i serialit “Loki”, 44 vjeç, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, siç ka zbuluar Ashton në një njoftim ekskluziv për Vogue.

Dyshja mori pjesë në premierën britanike të filmit të ri të Tom Hiddleston, “The Life of Chuck”, gjatë festivalit “SXSW” në Londër, ku Zawe shfaqi barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq. Për këtë paraqitje, ajo kishte veshur një fustan elegant në ngjyrë bojëqielli nga Emilia Wickstead.

Çifti, i cili u njoh gjatë bashkëpunimit në shfaqjen “Betrayal” më 2019, mirëpriti fëmijën e të parë në tetor të vitit 2022. Ata e mbajtën të fshehtë marrëdhënien dhe të rralla janë intervistat, Tom, në mars 2022, na tregoi se është i lumtur.

“Jam i lumtur”, tha aktori në një intervistë për Los Angeles Times, disa muaj pasi çifti kishte konfirmuar lidhjen.

Continue Reading

Magazinë

Brad Pitt i magjepsi të pranishmit në premierën e filmit “F1”

Published

on

Brad Pitt mori pjesë në premierën e filmit të tij të ri “F1” në Mexico City, ku tregoi dukjen e re.

Pitt eci në tapetin e kuq me një kostum vjollcë, dhe modeli i tij i ri i flokëve tërhoqi vëmendje të veçantë, pasi i preu flokët shkurt dhe tregoi mjekrën e tij të thinjur. Me humor të mirë, aktori u shoqërua me fansat, dha autografe dhe bëri selfie.

Shumë fansa në rrjetet sociale e vlerësuan pamjen e tij, duke thënë se dukej më mirë se kurrë. Pitt është ylli kryesor i filmit “F1”, i cili do të dalë në kinema këtë muaj. Në film luajnë gjithashtu Damson Idris, Kerry Condon dhe Javier Bardem.

Është një film dramë sportive me regji nga Joseph Kosinski, me një skenar të shkruar nga Ehren Kruger bazuar në një histori që të dy e shkruan së bashku, e cila përshkruan Kampionatin Botëror të Formula 1.

“Sonny Hayes, i luajtur nga Pitt, një pilot i Formula 1 që garonte në vitet 1990, pësoi aksident që e detyroi të largohej nga Formula e të fillonte të garonte në disiplina tjera. Pronari e miku i ekipit të Formula 1, Ruben, kontaktoi Hayes dhe i kërkoi të dilte nga pensioni për të qenë mentor i Joshua Noah Pearce për ekipin e Apex Grand Prix”, thotë përshkrimi  .

Continue Reading

Të kërkuara