Lajmet

Roli i Rusisë në Ballkan mbetet faktor sipas ish-ambasadorëve

Vukaj: Moska ka ndërhyrë direkt në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Published

on

Brishtësia e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe problemet e brendshme të Bashkimit Evropian, kanë bërë që të rritet ndikimi i Rusisë dhe ta shfrytëzojë për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve të rajonit shprehen ish-diplomatët gjatë emisionit “Euro Talks”.

Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi, u shpreh vitet e fundit Moska ka ndërhyrë direkt në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Këtë gjë tha diplomati i njohur e ka bërë dhe ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë për t’i penguar që të hynin në BE dhe NATO.

Z. Vukaj tha se aktualisht në Ballkan ka disa palë që ndikojnë siç janë BE, SHBA, Rusia, Kina por edhe Turqia. Për çështjen e Kosovës, ish-ambasadori tha se Rusia luan një rol kyç pasi ajo e pengon të njihet ndërkombëtarisht dhe nga vetë Serbia.

“Serbia do të vazhdojë të manovrojë mes Rusisë dhe SHBA, duke pasur si orientim kryesor Moskën. Sa të jetë Vuçiçi në pushtet, Serbia nuk pranohet në NATO dhe do të vazhdojë ta dredhë për problemin e Kosovës”, tha ish-ambasadori.

Arbër Vllahiu, ish-ambasador i Kosovës në Poloni dhe Çeki thotë se prania e Rusisë është përmes forcës ushtarake, praninë diplomatike si dhe përmes propagandës. Sipas ish-ambasadorit, Rusia kërkon që të pengojë integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

“Për Serbinë dhe për një pjesë të Bosnjës ka një domethënie shumë të madhe por përpjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor e në veçanti për Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën ka një ndikim negativ. Në Malin e Zi dhe RMV ndërhyrja ruse ka qenë shumë e madhe dhe ka pasur përpjekje për të ndalur integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO. Kosovën kërkon ta mbajë pezull sa i takon njohjet ndërkombëtare dhe në raportet me Serbinë”, deklaroi z. Vllahiu.

Agim Nuhiu, ish-ministër i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut thotë se Rusia po kërkon të mbajë gjallë përpjekjet për të ndaluar integrimin në BE dhe për të mbajtur të ngrirë paqen në rajon duke iu referuar kryesisht Bosnjës. Rusia tha ia janë përpjekur që të mbështesin forca proruse.

“Përpjekjet e Rusi ka qenë i infiltruar në forcat politike që kanë udhëhequr qeverinë në RMV. Bëhet fjalë dhe për lidhje direkte dhe të Presidencës së RMV me Moskën zyrtare para se të ndodhte kthimi i Maqedonisë së Veriut për nga integrimi euroatlantik”, tha z. Nuhiu.

Continue Reading

Rajoni

Me shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së

Published

on

Këshilli Studentor i UBT-së ka zhvilluar procesin zgjedhor për përzgjedhjen e përfaqësuesve të rinj të studentëve, në një proces të drejtë, transparent dhe të monitoruar nga autoritetet akademike të institucionit. Me shumicë votash, Vesa Shatri është zgjedhur Kryetare e Këshillit Studentor të UBT-së, duke marrë besimin e studentëve për të udhëhequr strukturën përfaqësuese të tyre.

Në përbërjen e re të kryesisë, janë zgjedhur këta përfaqësues:

  • Kryetare: Vesa Shatri
  • Nënkryetare: Eliona Kastrati
  • Sekretar: Mal Shehu
  • Këshilli Akademik: Ema Spahija
  • Komisioni për Ankesa: Elena Jashanica
  • Komisioni i Cilësisë: Odesa Mala
  • Komisioni Disiplinor: Rizgjim Sejdiu
  • Komisioni i Etikës: Arianit Hasani

Procesi zgjedhor u mbikëqyr nga përfaqësues të lartë të UBT-së, përfshirë Prorektorin e UBT-së, Prof. Dr. Binak Beqaj, sekretarin e institucionit, Prof. Dr. Artan Tahiri, këshilltarin në Zyrën e Rektorit, Prof. Dr. Elmi Kelmendi, koordinatoren për Çështje Akademike në UBT, Mirlinda Jashanica, si dhe Ismije Pllana, nga zyra e sekretarit.

Zgjedhja e kryesisë së re vjen me synimin që përfaqësimi i studentëve të jetë sa më efektiv, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm të jetës akademike e studentore në UBT. Përfaqësuesit e rinj do të angazhohen për të qenë zëri i studentëve, për të adresuar kërkesat e tyre dhe për të bashkëpunuar ngushtë me menaxhmentin e institucionit.

Në fjalën e saj, Kryetarja e re, Vesa Shatri, falënderoi studentët për besimin dhe theksoi angazhimin e saj për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të ndërtuar ura komunikimi të qëndrueshme mes studentëve dhe strukturave drejtuese të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

BE-ja i kërkon KPK-së zbatimin e plotë të reformave: Shteti ligjor, parakusht i domosdoshëm për integrim

Published

on

By

Zyra e Bashkimit Evropian ka njoftuar se në takimin e zhvilluar me Këshillin Prokurorial të Kosovës, u është bërë thirrje të gjithë anëtarëve të tij t’i zbatojnë plotësisht reformat e KPK-së.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo zyrë, thuhet se shteti ligjor është parakusht thelbësor për Bashkimin Evropian.

Zyra e BE-së në Kosovë u bëri thirrje sot të gjithë anëtarëve të tij që të zbatojnë plotësisht dhe së bashku reformën e KPK-së, të sigurojnë ligjshmërinë e vendimeve të tyre, të veprojnë me integritet dhe të mbrojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Pas shkarkimit të u.d. së kryeprokurorit Besim Kelmendi dhe përplasjeve brenda KPK-së, Zyra e BE-së dje ka kërkuar takim urgjent me të gjithë anëtarët.

Ndërsa tri organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar për rritje të rrezikut të kundërligjshmërisë në KPK.

Për këtë arsye ato kanë kërkuar ndërhyrjen e gjykatës./EO

Continue Reading

Lajmet

​Certifikohet NISMA

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot subjektin politik Nisma Socialdemokrate, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se Nisma ka përmbushur të gjitha kriteret sipas ligjit për zgjedhje dhe ka paguar taksën për certifikim.

Periudha e certifikimeve politike ka përfunduar me 30 nëntor. Subjekti politik NISMA ka përmbushur kriteret për certifikim duke dorëzuar listën e nënshkrimeve dhe mbështetësve dhe ka paguar taksën për certifikim. Nuk ka gjoba nga PZAP, KQZ dhe Zyra”, tha Buzhala.

Më 2 dhjetor 2025, KQZ mori vendim për certifikimin e 22 subjekteve politike, 16 parti politike; tri koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa nuk e ka certifikuar Listën Serbe./KP

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Published

on

By

Lista Serbe, ka njoftuar se sot më 03.12.2025, në ora 15:00, në selinë e partisë do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, transmeton KosovaPress.

Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025” thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ votoi certifikimin ndaras për partitë politike, meqë rast Lista Serbe me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime nuk u certifikua./KP

Continue Reading

Të kërkuara