Sport

​Rodrygo ndjek rrugën e Vinicius

Published

on

Vinicius Junior rinovoi dje kontratën e tij me Real Madridin, dhe këtë gjë e ka bërë sot edhe bashkëkombësi i tij, Rodrygo.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Reali e ka konfirmuar arritjen e marrëveshje me Rodrygon për ta vazhduar kontratën e tij.

Rodrygo ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor të vitit 2028.

Rodrygo u transferua te Reali në vitin 2019, në moshën 18 vjeçare. Ai bëri debutimin e tij për Real Madrid Castilla më 14 shator dhe më 25 shtator ai shënoi golin e tij të parë për klubin në debutimin e tij për Realin.

Përgjatë pesë sezoneve duke luajtur me skuadrën e parë, ai ka luajtur në 179 ndeshje dhe ka shënuar 39 gola, ndërsa ka fituar edhe tetë trofe.

Rodrygo ka fituar një titull të Ligës së Kampionëve, një titull të Kupës së Botës për Klube, një titull të Super Kupës Evropiane, dy tituj të La Ligas, një titull të Kupës së Mbretit dhe dy tituj të Super Kupës së Spanjës.

Lajmet

​Skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Published

on

Fiorentina e ka shkarkuar Stefano Piolin pas një humbjeje kundër Lecces, e cila e la ekipin në fund të tabelës së Serie A pa fitore, katër pikë, shtatë gola të shënuar dhe 16 të pësuar.

Trajneri i të rinjve Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht përsipër detyrën, por kërkimi për një pasardhës të përhershëm do të fillojë menjëherë, ndërsa klubi kërkon të shmangë betejën për rënie nga kategoria.

“ACF Fiorentina mund të konfirmojë se Stefano Pioli është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të klubit. “Klubi dëshiron ta falënderojë atë dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në Fiorentina.”

Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, duke filluar nga seanca stërvitore e kësaj pasditeje.

Fitues i kampionatit të Serie A në sezonin 2021/22 me Milanin, Pioli ka përjetuar një rënie të ndjeshme në performancë dhe rezultate vitet e fundit.

Në vitin 2024, ai u punësua nga klubi saudit Al-Nassr, ku luajti Cristiano Ronaldo , por pati pak sukses në Arabinë Saudite./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ermal Krasniqi përfshihet në formacionin e javës në Poloni

Published

on

Si çdo javë në ligat evropiane publikohen formacionet e javës, ku në elitën e futbollit polak, “Ekstraklasa” u publikua 11-shja më e mirë e cila përmban një futbollist kosovar.

Ai është Ermal Krasniqi, i cili ka shkëlqyer këtë javë me Legia Varshavën duke shënuar edhe gol ndaj Widzew Lodz, skuadër kjo në të cilin luajnë lojtarë shqiptarë.

Krasniqi u vlerësua me notën 8.3 nga faqja e njohur e statistikave, “Sofascore”./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ancelotti nuk e fton Neymarin te Brazili

Published

on

Pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor, Neymar u rikthye fundjavën e kaluar në fushë me fanellën e Santos, por rikthimi i tij në Kombëtaren braziliane do të duhet të presë edhe pak.

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën e lojtarëve për miqësoret e këtij muaji, ku “Seleção” do të zhvillojë dy ndeshje në Evropë, më 15 nëntor ndaj Senegalit në Angli dhe më 18 nëntor ndaj Tunizisë në Francë.

Në këtë listë mungon emri i Neymarit, duke shtyrë sërish rikthimin e tij në fanellën e Brazilit. Ancelotti e justifikoi vendimin me gjendjen fizike të lojtarit, duke theksuar:

“Nuk kam folur sërish me Neymarin. Do të shohim kur të jetë gati për t’u rikthyer. Dua që ai të jetë 100% para se të bashkohet me ekipin.”, tha ai.

Ylli i Santos kishte pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë në mes të shtatorit, që e mbajti jashtë për shtatë ndeshje. Ai u rikthye në fundjavë në ndeshjen ndaj Fortalezës, duke luajtur për 23 minuta, por duket se stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë.

Në mungesë të tij, Ancelotti ka zgjedhur të besojë tek brezi i ri i talenteve brazilianë, me emra si Vinicius Jr, Rodrygo, Richarlison, Matheus Cunha dhe João Pedro, ndërsa përfshihen gjithashtu edhe Estêvão i Chelseat, Luiz Henrique i Zenit dhe Vitor Roque, që po shkëlqen me Palmeiras.

Trajneri italian shtoi se lista për Botërorin 2026 është tashmë thuajse e përfunduar.

“Kemi 17 ose 18 lojtarë të sigurt në formacion. Në mars do të kemi një tjetër test të rëndësishëm dhe ajo listë do t’i ngjajë shumë asaj përfundimtare.”, shtoi ai.

Lista e Brazilit për ndeshjet e nëntorit vijon:

Portierë: Bento, Ederson, Hugo Souza

Mbrojtës: Alex Sandro, Caio Henrique, Danilo, Éder Militão, Fabricio Bruno, Gabriel Magalhães, Luciano Juba, Marquinhos, Paulo Henrique, Wesley

Mesfushorë: Andrey Santos, Bruno Guimarães, Casemiro, Fabinho, Lucas Paquetá

Sulmues: Estêvão, João Pedro, Luiz Henrique, Matheus Cunha, Richarlison, Rodrygo, Vinicius Jr, Vitor Roque. /S.K/KP/Tch/

Continue Reading

Të kërkuara