Lajmet

Rizvanolli: Mbi 2 mijë qytetarë përfituan 1.5 milion euro subvencione për energji

Rizvanolli njoftoi se është hapur aplikimi për fazën e dytë.

Published

on

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se subvencione për energji në fazën e parë kanë përfituar 2 mijë e 228 qytetarë në vlerë prej 1 milion e 435 mijë euro.

Rizvanolli ka bërë të ditur se afati i aplikimit në thirrjen publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët Faza 1 është mbyllur me 12 tetor të këtij viti, ndërsa është hapur aplikimi për Fazën 2. Ajo ka treguar edhe sa persona kanë aplikuar për secilën pajisje.

“Afati i aplikimit në thirrjen publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët Faza 1 është mbyllur me 12 tetor 2022 pasi numri i aplikimeve ka shteruar shumën e paraparë për këtë thirrje prej 6 milionë euro. Ndërsa tani e kemi hapur fazën e dytë. Në fazën e parë kanë aplikuar gjithsej 5 mijë e 992 qytetarë dhe se vlera e rismbursuar deri më tani është mbi 800 mijë euro. Pompë termike, 1 mijë e 313, inventar 2 mijë e 656, Kaldaja me biomasë 816, stufa me biomasë 1 mijë e 207. Më me rendësi është që në ditën e parë kemi pranuar qindra pyetje nga qytetarët dhe të gjitha këto jemi munduar t’i adresojmë”, tha ajo

“Përfituesit e ndihmës sociale do ta kenë subvencionimin e stufës deri në 60 për qind, gjithashtu jemi në komunikim me komunat në mënyrë që qendrat për Punë Sociale për t’i dal në ndihmë qytetarëve për të aplikuar në aplikimin në E-Kosova”, tha tutje Rizvanolli.

Tutje, Rizvanolli tha ss pas shqetësimeve të qytetarëve, është vendosur që të ndërhyhet në disa kritere.

“Tani në thirrjen e dytë përveç kritereve që kanë qenë janë edhe ndryshimet në vijim. Qytetarët që janë në skemën sociale, është rritur subvencioni për inventer nga 40% me maksimum 400 euro, deri në 60% të vlerës ose jo më shumë se 550 euro. Për stufat individuale me biomasë dhe për klimat inventer, këtyre kategorive do të mundësohet që të aplikojnë me profaturë. Jemi në komunikim me komunat dhe qendrat sociale, në mënyrë që qendrat për punë sociale të shohin mundësitë për t’u ofruar mbështetje qytetarëve gjatë aplikimit ne e-Kosova. Për nënat vetushqyese kemi paraparë subvencion më të lartë për stufat individuale me biomasë deri në 90% e vlerës investime jo më shumë se 560 euro”, u shpreh Rizvanolli.

Ajo ka bërë të ditur se afati për aplikim në fazë e parë është i hapur nga sot, 18 nëntor 2022 deri më 25 nëntor 2022, ndërsa afati i fundit për fazën e dytë është 9 dhjetor 2022.

Sa i përket aplikimeve në thirrjen e parë të 6 tetorit, Rizvanolli ka bërë të ditur se kanë aplikuar 5 mijë e 992 qytetarë, prej të cilëve në fazën e dytë kanë aplikuar 2 mijë e 377 qytetarë.

“40% e atyre që kanë aplikuar në fazën e parë e kanë vazhduar aplikimin në fazën e dytë. Do të finalizohen 2 mijë e 228 marrëveshje, pra 2 mijë e 228 qytetarë kanë përfituar, duke arritur vlerën prej 1 435 800 euro”, ka bërë të ditur Rizvanolli, teksa tha se synim kanë pasur përfshirjen e gjithë qytetarëve.

“Mendoj që po, jam e lumtur sesi janë përgjigjur qytetarët dhe ka pasur një numër rekord të përfituesve. Procesi ishte i lartë sepse nuk kishte procedura të larta për të aplikuar. Komisionet kanë bërë një punë fantastike dhe kanë shkuar përtej punës së tyre dhe kanë bërë një punë shtesë”, tha ajo.

Continue Reading

Vendi

Dy të arrestuar pas një therjeje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, është raportuar një rast i veprës penale – Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë.

Dy persona dyshohet se janë therur me thikë nga një person i panjohur.

Viktimat më pas janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa lidhur me rastin në polici janë shoqëruar dy persona të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

“Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Hidhet një granatë dore në një lokal në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Një granatë dore dyshohet se është hedhur në një lokal në Fushë-Kosovë nga një person i cili ndodhej në makinë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, nuk raportohet për të lënduar, përveç shkaktimit të dëmeve materiale.

Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit.

“Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali. Përveç dëmeve, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit”, sipas raportit policor.

Continue Reading

Rajoni

Tragjedi në Podgoricë: Tre të vrarë, dyshohet për shqiptarë nga Rozhaja

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podgoricën, ku tre persona janë gjetur të vrarë në një apartament të marrë me qira. Sipas Policisë së Malit të Zi dhe raportimeve nga mediumi “Vijesti”, viktimat dyshohet se janë shqiptarë nga Rozhaja, përfshirë dy vëllezër me mbiemrin Hoti.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim personin e dyshuar, Vehid Muriq, po ashtu nga Rozhaja, i cili besohet se ka kryer vrasjen e trefishtë me armë të ftohtë. Dyshohet se motivi i krimit ishte një mosmarrëveshje e çastit mes të dyshuarit dhe viktimave, të cilët ishin miq dhe punonin së bashku në ndërtim.

Krimi u zbulua në mënyrë të tërthortë pasi i dyshuari, pasi kreu vrasjet në Podgoricë, u kthye në qytetin e tij të lindjes ku ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij. Ishte pikërisht denoncimi i familjes në polici për dhunë që çoi hetuesit drejt zbulimit të tmerrshëm në kryeqytetin malazez. Policia po vazhdon operacionin për kapjen e autorit të dyshuar.

Continue Reading

Lajmet

Programi Art dhe Media Digjitale në UBT sjell ekspertë të industrisë për përvojë praktike të studentëve

Published

on

By

Në kuadër të qasjes së tij inovative dhe të orientuar drejt praktikës, programi Art dhe Media Digjitale në UBT po vazhdon të krijojë ura të forta lidhëse ndërmjet akademisë dhe industrisë kreative. Në këtë frymë, në lëndën “Praktika në Studio 3”, studentët patën mundësinë të marrin pjesë në një ligjëratë të veçantë nga ekspertja e dizajnit grafik, Jetë Dobranja.

Ky aktivitet solli një perspektivë të drejtpërdrejtë nga industria, duke i njohur studentët me procesin e plotë të dizajnimit të librave dhe katalogëve të ekspozitave – nga hulumtimi fillestar dhe zhvillimi i konceptit vizual, deri te bashkëpunimi profesional me kuratorë, artistë dhe shtypshkronja, si dhe përgatitja e publikimeve për shtyp sipas standardeve bashkëkohore.

Përmes shembujve konkretë dhe përvojës së saj profesionale, Dobranja ndau praktika reale të punës në dizajnin grafik, duke u mundësuar studentëve të kuptojnë më qartë sfidat, kërkesat dhe dinamikën e industrisë kreative. Ky bashkëbisedim interaktiv shërbeu si një platformë frymëzuese për studentët, duke i inkurajuar ata të zhvillojnë qasje kreative dhe profesionale në projektet e tyre.

Ligjërata vuri në pah rëndësinë e komunikimit vizual dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor në art dhe dizajn – elemente kyçe që programi Art dhe Media Digjitale në UBT i integron në mënyrë të vazhdueshme në kurrikulë, për të përgatitur studentët për tregun e punës dhe industrinë globale kreative.

Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e UBT-së për të ofruar një edukim bashkëkohor, ku teoria dhe praktika ndërthuren në mënyrë të natyrshme, duke u mundësuar studentëve të ndërtojnë kompetenca të qëndrueshme dhe të aplikueshme në karrierën e tyre.

UBT mbetet një nga institucionet lider në zhvillimin e talenteve të rinj në fushën e artit dhe medias digjitale, duke sjellë vazhdimisht profesionistë të industrisë për të ndarë njohuri, përvoja dhe inspirim me gjeneratat e reja.

Në përfundim, studentët dhe stafi akademik shprehën mirënjohje për Jetë Dobranjën për kontributin, përkushtimin dhe gatishmërinë për të ndarë përvojën e saj me studentët e UBT-së.

Continue Reading

Të kërkuara