Kulturë
Rita Ora vazhdon të shfaqet plot stil rrugëve të Hollywoodit
Published
5 years agoon
By
Betim GashiAjo kohët e fundit tejkaloi shifrën prej pesë miliardë dëgjimesh në platformën Spotify.
Dhe Rita Ora tregoi një figurë tipike me stil të hënën, teksa shijoi një mbrëmje në Craig në Hollywoodin perëndimor, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 30 vjeçe, siguroi që të gjithë sytë të ishin tek ajo ndërsa vishte një xhaketë sportive me frymë retro-frymëzuese ngjyrë bezhë me një palë pantallona.

Rita ngushtoi belin e saj me një rrip të zi, ndërsa ajo veshi një bluzë të zezë me dantellë me një qafë të thellë.
Interpretuesja e hitit “Lonely Together” kishte veshur një palë taka të zeza ndërsa gjithashtu mbante në qafë një gjerdan argjendi.
Duke lënë që flokët e saj bjonde të binin të lira nëpër shpatulla, Rita përfundoi pamjen e saj me një grim të lehtë në fytyrën e saj.
Më herët gjatë ditës, Rita zgjodhi një pamje më të thjeshtë ndërsa u fotografua duke u nisur për në një studio incizimi në Hollywood.

Ylli i hitit “Let You Love Me” kishte veshur një xhaketë sportive me shumë ngjyra dhe një palë pantallona të shkurtra.
Rita gjithashtu mbante një palë pantallona bezhë të hapura dhe syze dielli të bardha ndërsa shijonte një shëtitje në diell.
Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita dhe Jennifer Lopez thuhet se zhvilluan bisedime ‘sekrete’ për të diskutuar ‘bashkëpunimet e ardhshme të muzikës dhe filmit’.

Interpretueset e hiteve thuhet se janë mbledhur së bashku në Los Angeles për të shprehur ‘atë që ato mund të bëjnë së bashku’ dhe ‘asgjë nuk ishte jashtë kufijve’, sipas The Sun.
Rita kohët e fundit zbarkoi në Kaliforni pas qëndrimit të saj disa mujor në Australi, ku po xhironte sezonin e ri të “The Voice” atje, ndërsa Jennifer, 51 vjeçe, u kthye përsëri në The City Of Angels pasi përfundoi një xhirim të një klipi në Miami këtë javë.
Kulturë
Kinematografia kosovare me projekt të ri ambicioz: “KARMA”
Published
51 minutes agoon
April 3, 2026By
UBT News
Industria filmike në Kosovë po pasurohet me një tjetër projekt ambicioz. Filmi i metrazhit të gjatë “KARMA”, me regji dhe skenar nga Esat Fejza dhe producente Edona Kecmezi, pritet të vijë para publikut me një rrëfim të fuqishëm që ndërthur dramën, humorin dhe reflektimin social. Premiera do të mbahet më 16 prill 2026 në Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren, duke u renditur ndër ngjarjet më të pritura kulturore të pranverës në vend.
“KARMA” sjell historinë e tre miqve që ribashkohen pas disa vitesh dhe vendosin të ndërmarrin një plan të pazakontë për të ndryshuar rrjedhën e jetës së tyre. Por vendimet e nxituara i përfshijnë në një zinxhir ngjarjesh të papritura, ku realiteti dhe absurdi përplasen vazhdimisht. Përmes një rrëfimi dinamik dhe shpesh provokues, filmi trajton idenë se askush nuk mund t’i shmanget pasojave të veprimeve të veta.
Në kastin e filmit bëjnë pjesë emra të njohur të skenës dhe ekranit kosovar, si Agron Shala, Labinot Lajçi, Xhemi Agaj, Agron Krasniqi, Ilir Prapashtica, Vedat Haxhiislami, Kumrije Hoxha, Bislim Muçaj dhe Melihate Qena, duke krijuar një ansambël të pasur artistik.
Projekti është realizuar nga Prolog Film L.L.C., në bashkëprodhim me G-On Film Production, me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës. Me një kohëzgjatje prej 87 minutash dhe i realizuar në format 4K me audio True Surround 5.1, filmi synon të ofrojë një përvojë të plotë kinematografike për publikun.
Sipas regjisorit, “KARMA” nuk është vetëm një histori për t’u parë, por një përvojë që synon të nxisë reflektim. Filmi trajton tema si lakmia, tradhtia dhe dilemat morale në shoqërinë bashkëkohore, duke ftuar shikuesit të mendojnë për pasojat e zgjedhjeve që bëjnë në jetën e tyre.
Kulturë
Ekspozita “Dritë në heshtje” në kuadër të Ditës së Autizmit
Published
52 minutes agoon
April 3, 2026By
UBT News
Në hapësirën e Kryeqytetit është hapur dje ekspozita e artistes Sanije Isufi, “Dritë në heshtje”, në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin.
Ekspozita vjen si një rrëfim ku arti dhe përvoja personale ndërthuren natyrshëm, duke sjellë një qasje të ndjeshme ndaj një realiteti që shpesh mbetet përtej fjalëve. “Dritë në heshtje” nuk është vetëm një prezantim veprash, por një ftesë për të kuptuar më thellë botën e personave me autizëm.
Në këtë kontekst, roli i artistes si nënë zë një vend të veçantë, duke reflektuar përkushtimin dhe kujdesin ndaj fëmijës së saj si një formë e lartë krijimi. Një proces i përditshëm, i padukshëm, por thellësisht domethënës, i ndërtuar mbi durim dhe dashuri të pakushtëzuar.
Nga komuna e Kryeqytetit u theksua se mbështetja për iniciativa të tilla mbetet e rëndësishme, pasi ato kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe në ndërtimin e një shoqërie më të ndjeshme dhe më gjithëpërfshirëse.
Kulturë
Promovohet libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991”, dëshmi e rëndësishme historike për Kosovën
Published
18 hours agoon
April 2, 2026By
UBT News
Në Lipjan është promovuar libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991” i autorit Sefer Tasholli, një vepër publicistike që trajton një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke sjellë në vëmendje zhvillimet politike dhe shoqërore të gjysmës së dytë të shekullit XX.
Libri përbën botimin e pestë të autorit dhe fokusohet në periudhën nga viti 1941 deri më 1991, duke pasqyruar organizimet, demonstratat dhe përpjekjet e vazhdueshme për liri, me theks të veçantë në Komunën e Lipjanit si pjesë e këtyre proceseve.
Gjatë promovimit, u theksua rëndësia e dokumentimit të historisë dhe ruajtjes së kujtesës kolektive përmes botimeve të tilla, të cilat shërbejnë si referencë për brezat e ardhshëm dhe kontribuojnë në ndriçimin e ngjarjeve kyçe të së kaluarës.
Autori Sefer Tasholli u shpreh se libri është rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar në mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave historike, duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe institucionet që kanë mbështetur realizimin e këtij botimi.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili vlerësoi rëndësinë e veprave që trajtojnë historinë e vendit, duke theksuar se mbështetja institucionale për projekte të tilla do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991” konsiderohet një kontribut i çmuar në dokumentimin e historisë së Kosovës, duke sjellë një pasqyrë të gjerë të përpjekjeve për liri dhe identitet kombëtar.
Kulturë
Petrit Halilaj prezantohet në Berlin me “Një Operë Jashtë Kohës”
Published
18 hours agoon
April 2, 2026By
UBT News
Gjatë qëndrimit në Berlin, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, dhe shefja e kabinetit, Shkurte Aliu, së bashku me drejtorin e Filharmonisë, Dardan Selimaj, si dhe kuratoren Catherine Nichols, vizituan ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” të artistit Petrit Halilaj, e hapur në Hamburger Bahnhof.
Ky projekt i Halilajt përbën një arritje të rëndësishme për artin bashkëkohor nga Kosova. Ekspozita lidhet me operën “Syrigana”, e realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës, dhe trajton tema si kujtesa, dashuria dhe identiteti.
Prezantimi i kësaj ekspozite në Hamburger Bahnhof dëshmon për prezencën e fuqishme të artistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare, si dhe për fuqinë e artit për të komunikuar përtej kufijve.
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve
Dilema e Vedat Muriqi para Real Madrid
Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës
Lively dhe Baldoni: Shumica e padisë hidhet, tri akuza në gjyq
Trashëgimia e Michael Jackson gjeneron mbi 3.5 miliardë dollarë pas vdekjes
Kinematografia kosovare me projekt të ri ambicioz: “KARMA”
Ekspozita “Dritë në heshtje” në kuadër të Ditës së Autizmit
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
