Kulturë
Rita Ora nuk është kthyer në Britani që nga shkelja e rregullave anti-Covid
Published
5 years agoon
By
UBT newsRita Ora është zhvendosur përgjithmonë në Los Angeles për të filluar një jetë të re me të dashurin Taika Waititi, thuhet sipas raportimeve të fundit.
Ora nuk është kthyer as edhe një herë në Mbretërinë e Bashkuar që nga festa e saj e ditëlindjes së 30-të në nëntor (ku u kritikua shumë për thyerjen e rregullave anti-COVID), pavarësisht se kishte shpenzuar 7.5 milionë funte investim në një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi në veri të Londrës verën e kaluar.
Londra thuhet se mban “kujtime të këqija” për yllin që nga festa e ditëlindjes së saj në kryeqytetin britanik dhe Rita është “e lumtur t’ia nis nga fillimi në Los Angeles, ku ka më shumë mundësi”, shkruan DailyMail.
Një burim tha: “Pas festimit të ditëlindjes vitin e kaluar, Rita u largua nga Britania e Madhe dhe nuk është kthyer më që atëherë. I dashuri i saj Taika është gjithashtu me rezidencë në Los Angeles, kështu që ata kanë kaluar shumë kohë së bashku. Realisht ajo nuk do të kalojë shumë kohë në Londër”.
Rita theu protokollin pandemik në nëntor kur organizoi një festë ditëlindjeje në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill, për të shënuar 30-vjetorin e lindjes.
Menjëherë pas incidentit, Rita u nis për në Bullgari ku xhiroi një video muzikore, dhe pas kësaj kaloi shtatë muaj në Sydney, ku u bë anëtare e jurisë në versionin australian të “The Voice”.
Regjisori i Zelandës së Re Taika, 45 vjeç, ishte gjithashtu në Sydney në atë kohë duke xhiruar “Thor: Love And Thunder”, dhe yjet mendohet se janë njohur mes vete përmes një miku të përbashkët.
Çifti më pas u nisën për në Los Angeles së bashku në qershor dhe bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në premierën e “The Suicide Squad” të hënën.
Rita u kap dy herë duke shkelur rregullat e izolimit në nëntor.
Mail On Sunday zbuloi se para festës të ditëlindjes, këngëtarja fluturoi me avion privat në Kajro më 21 nëntor për të performuar në hotelin “W” me pesë yje.
Ajo u kthye të nesërmen dhe sipas rregullave të karantinës së Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, duhej të izolohej për 14 ditë.
Në vend të kësaj, ajo organizoi një festë ditëlindjeje më 28 nëntor në restorantin ekskluziv ‘Casa Cruz’ në Notting Hill, në Londrën Perëndimore.
Për këtë ajo kërkoi falje.
“Ishte një nxitje e vendimit të momentit të marrë me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe kjo do të ishte mirë … Më vjen shumë keq për shkeljen e rregullave dhe nga ana tjetër kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik”.
“Ndihem veçanërisht në siklet duke ditur nga dora e parë se sa shumë njerëz kanë punuar për të luftuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na ndihmuar të na mbrojnë të gjithëve. Edhe pse kjo nuk do ta bëjë atë të drejtë, unë dua të kërkoj falje sinqerisht”.
Ajo pagoi 10 mijë funte gjobë për shkeljen e këtyre rregullave, pasi u raportua në polici, e cila hetoi restorantin, i cili, për çdo kalimtar, dukej se ishte i mbyllur.
Ajo gjithashtu u detyrua të kërkojë një tjetër falje të ashpër për shkeljen e rregullave strikte të coronavirusit për fluturimin dhe kthimin nga Egjipti.
Kulturë
Shfaqja për fëmijë “Picërraku” vjen këtë të shtunë në Teatri Dodona
Published
20 hours agoon
March 6, 2026By
UBTNews
Shfaqja për fëmijë “Picërraku”, me tekst të autorit Karel Novak dhe regji nga Melihate Qena, do të jepet këtë të shtunë, më 7 mars, në dy termine: ora 12:00 dhe 13:00 në Teatri Dodona.
Në këtë shfaqje marrin pjesë aktorët: Roza Berisha, Njomëza Tmava, Allmir Suhodolli, Avni Hoti dhe Molikë Maxhuni.
Kukullat janë realizuar nga Boris Qershkov, muzika nga Naim Krasniqi, ndërsa skenografia dhe kostumet nga Merita Behluli. Për ndriçimin kujdeset Skënder Latifi, ndërsa producent i shfaqjes është Armond Morina.
Rezervimet mund të bëhen çdo ditë pune nga ora 12:00 deri në 15:00 në numrin +383 (0)38 230 623, ndërsa ditën e shtunë nuk bëhen rezervime.
Shfaqja është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.
Kulturë
Shkolla e Parë Shqipe në Kosovë – Stubëll
Published
24 hours agoon
March 6, 2026By
UBTNews
Kulturë
7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe historia e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë
Published
1 day agoon
March 6, 2026By
UBTNews
Kulturë
Premiera e shfaqjes “Nemesis” nga Teatri ODA
Published
2 days agoon
March 5, 2026By
UBTNews
Teatri ODA ka prezantuar premierën e shfaqjes më të re, “Nemesis”, me regji të Florent Mehmetit. Premierën e parë e ndoqën spektatorët më 3 mars, ndërsa repriza e parë u zhvillua më 4 mars. Repriza tjetër do të mbahet më 7 mars, ora 20:00, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë.
Shfaqja trajton rrugëtimet dhe fatet e pushtetit dhe forcës, duke i paraqitur ato si katalizatorë të degradimeve të personalitetit. “Nemesis” ndërthur referenca historike të njerëzimit, të përshkruara nga Herodoti, me studime të neurokimisë dhe ndryshimeve funksionale në trurin e njeriut, duke eksploruar ndikimin e pushtetit, pasurive dhe trashëgimisë në sjelljen dhe mendjen njerëzore.
Në skenë luajnë: Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdullahu, Era Balaj, Art Pasha, ndërsa asistente regjie është Ardiana Mehmeti. Skenografia është punuar nga Enes Sahiti, muzika nga Lis Boshtrakaj, dhe videografia nga Gëzim Hasani. Koordinatore e produksionit është Renea Begolli, me asistente të produksionit Sabi Paqarizi dhe Delvina Bytyqi. Ndriçimi është realizuar nga Mursel dhe Bujar Bekteshi, ndërsa fotografitë dhe dizajni nga Zana Begolli. Produksioni është i Teatrit ODA.
Biletat për reprizën e 7 marsit mund të rezervohen duke dërguar SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në: 044 430 693.
“Nemesis” ofron një përvojë teatrale unike, ku historia, arti dhe shkenca bashkohen për të eksploruar pushtetin, forcën dhe ndikimin e tyre mbi njerëzit dhe shoqërinë.
“Nga salla e operacionit në dokumentimin e historisë” – Kirurgu Salih Krasniqi rrëfen përvojat e luftës në Podcast-in e UBT-së
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 7 mars, nga viti 1993-1999
Osmani: Sakrifica e Jasharëve është udhërrëfyesi ynë për shtetin
UBT bëhet institucioni i parë dhe i vetëm në Kosovë dhe në rajon që merr akreditim prestigjioz nga British Accreditation Council
11 projekte arkitekturore që do të formësojnë botën në 2026
Shfaqja për fëmijë “Picërraku” vjen këtë të shtunë në Teatri Dodona
Reuters: Presidentja e Kosovës shpërndan parlamentin, shpall zgjedhje të parakohshme
Kurti: Dekreti është antikushtetues, nuk u konsumua as raundi i parë
Jashari koordinon dërgimin e trupave me ushtrinë e SHBA-së për në Gaza
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Kulturë3 months agoIvanka Trump zbulon librat për historinë shqiptare: Çfarë e tërheq?
