Kulturë

Rita Ora flet për lidhjen me regjisorin Taika Waititi

Published

on

Ylli i pop-it, Rita Ora ka folur për lidhjen e saj me regjisorin Taika Waititi. Në një intervistë për revistën Australian Vogue, artistja 30-vjeçare tha se është “në një vend të shkëlqyer”.

“Jam në një vend të shkëlqyer në jetën time, kjo është krejt çfarë mund t’ju them”, ka thënë ajo kur është pyetur për këtë lidhje, duke shtuar se ka mësuar shumë nga dështimet e lidhjeve të mëparshme.

“Mendoj, privatësia është e rëndësishme. Po, kam mësuar shumë nga eksperiencat e mëparshme”, deklaroi ajo.

Rita dhe Taika u panë bashkë së pari në Australi kur ajo ishte në xhirimet e “The Voice of Australia”, kurse Taika po drejtonte filmin “Thor”. Ata dolën publikisht në muajin prill, në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under”./UBTNews

Lajmet

Vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës në Vjenë me rastin e shfaqjes “Vojçeku”

Published

on

Me rastin e shfaqjes “Vojçeku” në Vjenë, është zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës, ku përfaqësues të institucioneve kulturore dhe artistike janë pritur nga ambasadori Albinot Bimbashi.

Në këtë takim morën pjesë shefi i kabinetit Xhavit Aliaj, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport Adea Roka, drejtoresha e teatrit “Hadi Shehu” Albulena Bokshi, regjisorja Zana Hoxha, si dhe aktorët Vlora Dervishi dhe Bujar Ahmeti, së bashku me Ermal Vejsa nga KA Group.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe promovimit të kulturës dhe artit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Ndahet nga jeta regjisori argjentinas Adolfo Aristarain

Published

on

Regjisori i njohur argjentinas Adolfo Aristarain, fitues i dy çmimeve Goya Awards dhe i vlerësuar me Medaljen e Artë të Akademisë së Filmit në vitin 2024, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në kinemanë botërore.

I njohur për një stil të veçantë që ndërthurte melankolinë me kërkimin e identitetit dhe një kritikë sociale të rafinuar, Aristarain realizoi disa nga veprat më të rëndësishme të kinemasë hispanike, mes tyre Martín, Un lugar en el mundo dhe Roma. Filmat e tij trajtonin shpesh tema universale si përkatësia, mërgimi dhe konfliktet e brendshme të individit, duke reflektuar njëkohësisht realitete sociale dhe politike me një finesë artistike që e dallonte nga bashkëkohësit.

Me ndarjen e tij nga jeta, kinemaja humbet një nga zërat më autentikë dhe të thellë, një autor që arriti të krijojë një gjuhë filmike të dallueshme dhe të qëndrueshme në kohë.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Rritje financimesh për start-upet dhe bashkëpunim më i madh me shkollat

Published

on

Në finalen e Festivalit Kombëtar të Shkencës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi se qeveria po punon për rritjen e ndjeshme të financimeve për start-upet dhe për mbështetjen e të rinjve me potencial në fushën e inovacionit.

Ai u shpreh se synimi është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm mbështetës për projektet e reja, duke përfshirë edhe financime për ide që janë ende në fazat fillestare, por që mund të zhvillohen në të ardhmen. Rama gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me universitetet dhe shkollat e mesme, me qëllim rritjen e kapaciteteve për zhvillimin e projekteve dhe aksesimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Në përfundim të festivalit, vendin e parë e fitoi shkolla e mesme “Zhani Ciko” në Patos me një projekt inovativ që lidhet me rëndësinë e bletëve dhe ndërthurjen e teknologjisë me natyrën, i vlerësuar për qasjen kreative dhe mesazhin për mbrojtjen e mjedisit.

Continue Reading

Lajmet

Dy net koncertesh në Prishtinë me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë

Published

on

Sot dhe nesër, më 27 dhe 28 prill, duke filluar nga ora 19:30, në Prishtinë do të mbahen dy koncerte të veçanta që hapin javën me një program të pasur artistik.

Më 27 prill, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, Orkestra e TKOB-it dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, me soliste Vikena Kamenica, do të sjellin për publikun veprën “Misatango” nga kompozitori Martín Palmeri, duke përcjellë magjinë dhe ritmet karakteristike të tangos. Ndërkaq, më 28 prill, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një koncert tjetër të veçantë me pjesëmarrjen e kornistit të njohur ndërkombëtar Felix Klieser. Ai do të performojë së bashku me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës dhe kornistin Ilir Kodhima, nën dirigjimin e Gregory Charette.

Këto dy mbrëmje koncertale pritet të sjellin një përvojë unike artistike për dashamirët e muzikës klasike në kryeqytet.

Continue Reading

Të kërkuara