Lajmet

Rishi Sunak thotë se vazhdon të mbështesë Ukrainën

Kjo pas përmbytjes së digës.

Published

on

Rishi Sunak u ka thënë gazetarëve në Uashington se Mbretëria e Bashkuar “po luan rolin e vet” për të mbështetur përpjekjet e ndihmës pas përmbytjes së digës.

Duke folur në Uashington DC, kryeministri tha: “Ne jemi ende duke përcaktuar përfundimisht shkakun e sulmit në digën në Ukrainë.

Por unë dua që njerëzit të dinë se ne po luajmë rolin tonë për të mbështetur ukrainasit në përgjigjen e tyre. Ne kemi ofruar burime për Kombet e Bashkuara dhe Kryqin e Kuq paraprakisht, duke parashikuar incidente si ky.

Ky është një akt i tmerrshëm dhe qindra mijëra njerëz po preken prej tij. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën”.

Ai shtoi se “vlerat që ne po mbrojmë – demokracia, liria, shteti i së drejtës – janë universale. Ato vlejnë për të gjithë ne”./UBTNews/

Lajmet

Nga sot nis pushimi vjeshtor 2025/26

Published

on

Nxënësit e bankave shkollore në Kosovë për pak ditë do të shkëputen nga mësimi sepse nga sot ata janë në pushimin vjetor të paraparë me ligj.

Ndërkaq, sipas kalendarit zyrtarit, mësimi do të nisë sërish të hënën më datë 3 nëntor.

Njoftim

Sipas Kalendarit Zyrtar të Vitit Shkollor 2025/2026, pushimi vjeshtor për nxënësit e shkollave të Kosovës do të zgjasë nga data 29 tetor deri më 31 tetor 2025. Ky pushim tre-ditor u jep nxënësve një periudhë të shkurtër relaksi para se të vazhdojnë me pjesën e dytë të gjysmëvjetorit të parë. Pas përfundimit të pushimit, procesi mësimor do të rifillojë të hënën, më 3 nëntor 2025, në të gjitha institucionet arsimore të vendit.

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Published

on

Sot fillon Forumi i Paqes të Parisit, ngjarja ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në këtë forum me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit.

Ndërkaq, mbrëmë Kurti ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Tri duele të zjarrta sot në Superligë

Published

on

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me tri ndeshje të tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë tek lideri i tabelës, Prishtina, e cila viziton Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e pret Dritën kurse Ferizaj ballafaqohet me Prishtinën e Re.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Ndërkaq, dje u zhvilluan dy ballafaqimet e para ku Ballkani deklasoi Malishevën me rezultat 5-0, kurse Dukagjini triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-0./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sulmet izraelite vrasin 33 persona në Gaza

Published

on

Të paktën 33 palestinezë u vranë në një valë sulmesh izraelite në Gaza, njoftojnë agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi.

Izraeli kreu sulmet në përgjigje të asaj që tha se ishin shkelje nga Hamasi të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, shkruan BBC.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin për një sulm në Gazën jugore që vrau një ushtar izraelit të martën dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.

Hamasi pretendoi se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbajti qëndrimin se asgjë nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të kundërsulmojë kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara