Sport

Rikthimi i James Rodriguez në La Liga

Published

on

James Rodriguez është afër rikthimit në La Liga, kësaj radhe me një aventurë të re në Madrid. Sipas raportimeve të “Marca”, ish-ylli kolumbian i Realit ka mbërritur në kryeqytetin spanjoll për të diskutuar një transferim te Rayo Vallecano.

Palët janë në bisedime për të finalizuar marrëveshjen, dhe duket se gjërat po ecin në rrugën e duhur për një transferim të suksesshëm. Rodriguez, i cili i dha fund aventurës së tij në Brazil, pritet të nënshkruajë si lojtar i lirë me Rayo Vallecanon.

Nëse marrëveshja përfundon, kolumbiani do të bashkohet me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili aktualisht është pjesë e ekipit madrilen. Ky rikthim në Madrid është i veçantë për Rodriguez, i cili u transferua te Reali 10 vjet më parë pas një performancë të shkëlqyer në Kupën e Botës dhe fitoi dy Champions League me “Los Blancos”.

Me këtë transferim të mundshëm, Rodriguez ka mundësinë të rikthehet në skenën e La Liga-s dhe të kontribuojë në sukseset e ardhshme të Rayo Vallecanon./UBTNews/

Sport

Barcelona pa Lamine Yamal ndaj Sabahut, ylli spanjoll lihet jashtë për arsye fizike

Published

on

By

Barcelona do të jetë pa një prej futbollistëve kryesorë, Lamine Yamal, në ndeshjen e së mërkurës ndaj Sabahut, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, që zhvillohet në Azerbajxhan.

Klubi katalunas ka vendosur të mos e përfshijë sulmuesin në udhëtim, në mënyrë që ai të rikuperohet plotësisht nga shqetësimet në kyçin e djathtë të këmbës, të cilat i pësoi në fitoren 3:2 ndaj Villarrealit të dielën.

Në njoftimin zyrtar, Barcelona bëri të ditur se Yamal ka shqetësime të lehta dhe se mungesa e tij ndaj Sabahut është vetëm masë parandaluese. Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës së ardhshme ndaj Deportivos.

Pavarësisht shqetësimeve fizike, 18-vjeçari luajti të gjitha 90 minutat kundër Villarrealit. Fillimisht, ai dështoi të shënonte nga pika e bardhë, por më pas asistoi për Fermin Lopezin në golin e barazimit 2:2.

Përveç Yamalit, në këtë përballje do të mungojnë edhe Xavi Espart dhe Roony Bardghji, të cilët po ashtu janë të lënduar.

Ndërkohë, Pau Cubarsi, Andreas Christensen dhe Rodri mbeten në dyshim për ndeshjen ndaj skuadrës nga Azerbajxhani.

D.L

Continue Reading

Sport

Lutfi Dalipi vazhdon të shkëlqejë në futbollin zviceran

Published

on

By

Pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj Lausanne-Sport, futbollisti nga Presheva është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës.

Dalipi ishte ndër më të dalluarit në barazimin 2:2, ku arriti të realizojë edhe një gol. Për paraqitjen e tij, platforma “Sofascore” e vlerësoi me notën 8.9, duke e renditur në mesin e 11 futbollistëve më të mirë të javës.

23-vjeçari po kalon një sezon të shkëlqyer, me gjashtë gola të shënuar dhe nëntë asistime të dhuruara në elitën e futbollit zviceran.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha evropiane. RB Leipzig, Hoffenheim dhe Eintracht Frankfurt thuhet se janë të interesuara për shërbimet e tij dhe kanë nisur lëvizjet për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës.

Ndërkohë, Dalipi, i cili së fundmi vendosi të përfaqësojë Kosovën, pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda nga muaji mars, kur nisin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

D.L

Continue Reading

Sport

Rezultate interesante në Superligën A te meshkujt dhe femrat

Published

on

By

Ndeshjet e fundjavës në volejbollin kosovar, në kuadër të Superligës A, si te meshkujt ashtu edhe te femrat, kanë përfunduar me disa përballje interesante dhe rezultate të rëndësishme.

Te meshkujt, Ferizaj ka shënuar fitore të pastër 3:0 ndaj Pejës, ndërsa Skënderbeu ka triumfuar në udhëtim ndaj Forcës me rezultat 3:1.

Fitore ka regjistruar edhe Ulpiana, e cila e ka mposhtur ekipin e Therandës me rezultat 3:1. Ndërkohë, Drita ka fituar një përballje mjaft të luftuar ndaj Lubotenit, duke triumfuar 3:2.

Te femrat, Fushë Kosova ka shënuar fitore 3:0 në përballjen ndaj Prishtina Elite, ndërsa Ferizaj ka mposhtur AAB Prishtina 75 me rezultat 3:1.

Fitore bindëse ka regjistruar edhe Drita, e cila ka triumfuar 3:0 ndaj Gjinocit.

Kështu, ndeshjet e fundjavës në Superligën A të volejbollit kosovar janë karakterizuar nga rivaliteti dhe përballjet interesante në të dyja konkurrencat.

D.L

Continue Reading

Sport

Basketbolli kosovar: Ylli, Bora, Trepça dhe Peja shënojnë fitore

Published

on

By

Ndeshjet e fundjavës në basketbollin kosovar kanë përfunduar me katër fitore, ku skuadrat fituese kanë treguar paraqitje bindëse në parket.

Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 92:79, ndërsa Bora ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Rahovecit, me rezultat 91:64.

Fitore ka regjistruar edhe Trepça, e cila e ka mposhtur Bashkimin me rezultat 61:50.

Ndërkohë, Peja ka dalë fituese në përballjen ndaj Vllaznimit, duke triumfuar me rezultat 88:80.

Kështu, katër përballjet e zhvilluara janë mbyllur me fitoret e Golden Eagle Yllit, Borës, Trepçës dhe Pejës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara