Sport

Rikthehen sfidat e “Top 5” të ligave evropianeve

Në Francë, Monako takohet me Lillen, në një sfidë mjaft interesante në ora 21:00.

Published

on

Pas ndeshjeve eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, do të rikthehen në aksion sërish kampionatet më elitare. Pas pushimit dy javor të kualifikimeve të Kupës së Botës, sonte luhen ndeshjet e radhës në “Top 5” ligat evropiane.

Ndeshja mes Augsburgut dhe Bajern Munihut, e hap xhiron e 12-të të Bundesligës, nga ora 20:30. ‘Bavarezët’ kërkojnë të marrin tre pikët e radhës dhe të vazhdojnë sigurt në vendin e parë.

Në Francë, Monako takohet me Lillen, në një sfidë mjaft interesante në ora 21:00.

Ndërkohë në La Liga, Levante ballafaqohet me Atletik Bilbaon, sfidë kjo që luhet në ora 21:00.

Ndeshjet tjera do të luhet të shtunën, të dielen dhe të hënën.

Continue Reading

Sport

Rezultate interesante në Superligën A te meshkujt dhe femrat

Published

on

By

Ndeshjet e fundjavës në volejbollin kosovar, në kuadër të Superligës A, si te meshkujt ashtu edhe te femrat, kanë përfunduar me disa përballje interesante dhe rezultate të rëndësishme.

Te meshkujt, Ferizaj ka shënuar fitore të pastër 3:0 ndaj Pejës, ndërsa Skënderbeu ka triumfuar në udhëtim ndaj Forcës me rezultat 3:1.

Fitore ka regjistruar edhe Ulpiana, e cila e ka mposhtur ekipin e Therandës me rezultat 3:1. Ndërkohë, Drita ka fituar një përballje mjaft të luftuar ndaj Lubotenit, duke triumfuar 3:2.

Te femrat, Fushë Kosova ka shënuar fitore 3:0 në përballjen ndaj Prishtina Elite, ndërsa Ferizaj ka mposhtur AAB Prishtina 75 me rezultat 3:1.

Fitore bindëse ka regjistruar edhe Drita, e cila ka triumfuar 3:0 ndaj Gjinocit.

Kështu, ndeshjet e fundjavës në Superligën A të volejbollit kosovar janë karakterizuar nga rivaliteti dhe përballjet interesante në të dyja konkurrencat.

D.L

Continue Reading

Sport

Basketbolli kosovar: Ylli, Bora, Trepça dhe Peja shënojnë fitore

Published

on

By

Ndeshjet e fundjavës në basketbollin kosovar kanë përfunduar me katër fitore, ku skuadrat fituese kanë treguar paraqitje bindëse në parket.

Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 92:79, ndërsa Bora ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Rahovecit, me rezultat 91:64.

Fitore ka regjistruar edhe Trepça, e cila e ka mposhtur Bashkimin me rezultat 61:50.

Ndërkohë, Peja ka dalë fituese në përballjen ndaj Vllaznimit, duke triumfuar me rezultat 88:80.

Kështu, katër përballjet e zhvilluara janë mbyllur me fitoret e Golden Eagle Yllit, Borës, Trepçës dhe Pejës.

D.L

Continue Reading

Sport

Spalletti me superlativa për Zhegrovën: Ka një prekje gjeniale dhe këmbë të majtë shkatërruese

Published

on

By

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka vlerësuar lart cilësitë e futbollistit kosovar, Edon Zhegrova, duke e cilësuar atë si një lojtar të jashtëzakonshëm, me aftësi të rralla individuale.

Zhegrova ishte ndër protagonistët e fitores 4:0 të Juventusit ndaj Venezias, në një ndeshje ku asistoi dhe për herë të parë luajti të gjitha 90 minutat.

Pas përfundimit të takimit, Spalletti nuk i kurseu komplimentet për përfaqësuesin e Kosovës, duke theksuar aftësinë e tij për të krijuar situata të paparashikueshme në fushë.

“Zhegrova është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ndonjëherë bën gjëra që as vetë nuk mund ta shpjegojë se si ia del t’i realizojë. Ka një prekje gjeniale dhe një këmbë të majtë shkatërruese. Kur gjithçka duket e mbyllur, ai gjen diçka krejtësisht të paparashikueshme”, deklaroi Spalletti.

Megjithatë, tekniku italian vuri në pah edhe disa aspekte ku pret përmirësim nga Zhegrova, veçanërisht në vazhdimësinë dhe përqendrimin gjatë lojës.

Sipas tij, humbjet e topit në momente të caktuara mund ta ekspozojnë skuadrën ndaj kundërsulmeve, ndaj kërkon më shumë qëndrueshmëri nga sulmuesi kosovar.

Ndërkohë, Juventusi gjatë mesjavës do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Evropës, ku Zhegrova nuk do të jetë pjesë e skuadrës, pasi nuk është i përfshirë në listën e lojtarëve të regjistruar për këtë garë.

D.L

Continue Reading

Sport

Pesë ndeshje, shumë gola dhe fitore të rëndësishme gjatë fundjavës

Published

on

By

Ndeshjet e fundjavës në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës kanë përfunduar me rezultate interesante dhe shumë gola.

Prishtina ka shënuar fitore 3:0 ndaj Drenicës, Llapi ka triumfuar 4:1 kundër Vushtrrisë, ndërsa Malisheva e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2:1.

Fitore ka regjistruar edhe Ballkani, që ka triumfuar 3:1 ndaj Gjilanit, ndërsa në përballjen mes Dritës dhe Feronikelit 74, skuadra gjilanase ka fituar me rezultat 4:3.

Kështu, pesë përballjet e zhvilluara gjatë fundjavës në elitën e futbollit kosovar janë karakterizuar nga rivaliteti dhe numri i madh i golave.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara