Lajmet

Riintegrimi i të miturve që ishin në konflikt me ligjin, Qeveria premton masa

Haxhiu u zotua se Qeveria do të angazhohet që të burgosurit të trajtohen me dinjitet.

Published

on

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) kanë prezantuar filmin e shkurtër “Ndryshimi”, i cili e përshkruan rrugëtimin rehabilitues të një të mituri në konflikt me ligjin.

Filmi është frymëzuar nga përvoja personale e njërit prej skenaristëve, i cili ishte në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan dhe i cili pas lirimit arriti të riintegrohet me sukses në shoqëri.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se të rinjtë shpesh janë viktima të pasojave që u janë shkaktuar më herët dhe i kanë dërguar ata deri te thyerja e ligjit.

Haxhiu tha se ata duhet të integrohen përsëri në shoqëri dhe se vetë ajo dhe Qeveria do të angazhohen që të burgosurit të trajtohen me dinjitet dhe kur ta përfundojnë dënimin e tyre të pranojnë në shoqëri.

“Ky organizim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Qeverinë e Kosovës. Të miturit përpara se të jenë fajtor për çfarë do veprimi ata shpesh janë viktima e pasojave që u shkaktohen e të cilat i bëjnë që të vepron në ku dështim me ligjin. Edukimi i mirëfilltë që nga mosha e hershme, aktivitetet kulturore, integrimi dhe socializmi me të tjerët sikurse mirëqenia ekonomike dhe barazia me të tjerët janë kushtet e domosdoshme për çdo njeri më mënyrë që fëmijët të kenë rritje dhe zhvillim të mirëfilltë në çdo drejtim. Jam e vetëdijshme se jemi një popullsi e re me të mitur në secilën lagje, shumë prej tyre e dimë që nuk kanë mundësitë ekonomike për t’i zhvilluar pasionet e talentet e tyre, prandaj jam e bindur se gabimet e tyre që i kanë sjellë në shërbimet korrektuese, janë të përminutshme. Të miturit janë mosha delikate dhe institucionet duhet ta kenë vëmendjen te ta. Ministria e Drejtësisë edhe unë si ministre dhe Qeveria do të bëjë gjithçka që problemet të cilat ne i kemi t’i adresojmë, në mënyrë që të burgosurit të trajtohen me dinjitet dhe kur ta përfundojnë dënimin e tyre të pranojnë në shoqëri”, tha ajo.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark, tha se ky film edhe pse i shkurtër në minuta dhuron një porosi shumë të fuqishme. Sipas tij, shpeshherë të miturit që dëshirojnë të riintegrohen në shoqëri kanë vështirësi të punësohen e të arsimohen.

“Sot është një ditë e veçantë në EULEX, kjo është hera e parë që ky film është duke u shfaqur publikisht. Është punuar në bashkëpunim me EULEX-in dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës. Fillimi është 11 apo 12 minuta, por jep një porosi të fuqishme. Konventa e OKB-së e pranon nevojën për drejtësi për fëmijët sepse ata nuk janë të njëjtë si të rriturit. Kjo bazohet në faktet se fëmijët dallojmë nga të rriturit. Shpeshherë të miturit që dëshirojnë të riintegrohen në shoqëri kanë vështirësi të punësohen e të arsimohen. Filmi që do ta shikojmë sot shpresojmë të luftojë stigmën që të rinjtë që kanë vuajtur dënime nuk duhet të integrohen përsëri në shoqëri”, tha ai.

Vendi

Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.

Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.

“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.

Gjatë takimit, Konjufca informoi  Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara