Shëndeti

Rezultatet e para për vaksinën e kancerit të mëlçisë rezultojnë pozitive

Efektet anësore të vërejtura në pacientët e vaksinuar janë minimale.

Published

on

/ATSH-ANSA/ – Pas shtatë vitesh eksperimentesh ndërkombëtare nga  ”Hepavac”, të koordinuar nga Instituti i Kancerit në Napoli, mbërrijnë rezultatet e para pozitive të vaksinës kundër kancerit të mëlçisë, të publikuara në revistën amerikane ”Clinical Cancer Research”.

Në tetor 2018 pacienti i parë u vaksinua me ”Hepavac”, vaksina e parë e testuar aktualisht kundër kancerit të mëlçisë, e zbuluar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, i koordinuar nga imunologu Luigi Buonaguro.

Efektet anësore të vërejtura në pacientët e vaksinuar janë minimale.

Sipas institutit, rezultatet që dolën nga eksperimenti mund të përkufizohen si “jashtëzakonisht interesante dhe premtuese dhe vendosin themelet për të vazhduar studimin klinik në një numër më të madh pacientësh”.

“Këto të dhëna hapin një horizont të ri të mundshëm terapeutik për kancerin e mëlçisë, për të cilin trajtimi terapeutik është ende shumë i kufizuar dhe përfaqëson shkakun e tretë të vdekshmërisë për rezultatet e demonstruara”, thekson Buonaguro.

”Përgjigjja imunologjike e pacientëve ishte e rëndësishme me induksionin e qelizave T, specifike për antigjenet e vaksinës. Për më tepër, të dhënat paraprake tregojnë një rritje të periudhës pa sëmundje në pacientët e vaksinuar”, shton ai.

Qëllimet e radhës janë rritja e përgjigjes imunogjene të formulimit të vaksinës.

Continue Reading

Shëndeti

E keni ditur gabim! Ja sa ujë duhet të pimë në ditë

Published

on

Uji është një përbërës thelbësor për jetën dhe shëndetin tonë. Ai luan një rol kyç në funksionimin e çdo qelize, indi dhe organi në trupin tonë.

Shpesh lind pyetja: Sa ujë duhet të pimë çdo ditë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm?

Një rregull i njohur është “8 gota në ditë”, ose rreth 2 litra ujë në ditë. Megjithatë, kjo është mesatare e nevojat për ujë ndryshojnë nga personi në person, në varësi të faktorëve të ndryshëm si: Mosha dhe gjinia, pesha trupore, aktiviteti fizik, temperatura e ambientit, gjendja shëndetësore dhe ushqimet që hamë.

Sipas Institutit të Mjekësisë në SHBA, rekomandimet ditore janë:

Rreth 3.7 litra në ditë për meshkujt

Rreth 2.7 litra në ditë për femrat

Këtu përfshihet jo vetëm uji i pijshëm, por edhe lëngjet e tjera dhe uji që përftohet nga ushqimi.

Shenjat e dehidratimit:

Është e rëndësishme të dëgjojmë trupin. Shenjat më të zakonshme që tregojnë se mund të jeni të dehidratuar janë:

Ethe apo ndjesi lodhjeje

Goja e thatë

Urina me ngjyrë të errët

Dhimbje koke

Marramendje ose ndjesi e të fikëtit

Si të sigurohemi që po pimë mjaftueshëm ujë?

Mbaj gjithmonë me vete një shishe uji

Pi ujë para, gjatë dhe pas aktivitetit fizik

Konsumo më shumë fruta dhe perime me përmbajtje të lartë uji (si shalqi, kastravec, domate). /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë ndodh nëse hani një qershi me krimb të fshehur brenda?

Published

on

Qershitë mund të jenë strehë për mysafirë të paftuar, larva të bardha. A mund të dëmtojë shëndetin tuaj ngrënia e qershive me krimba?

Larvat që fshihen në qershi janë larvat e mizës së qershisë, një insekt në familjen e mizave Tephritidae. Femrat e kësaj specie i lëshojnë vezët e tyre në fruta të pjekura, duke krijuar një mjedis në të cilin larvat ushqehen me tulin e frutave derisa të piqen.

Konsumimi i paqëllimshëm i larvave të mizës së qershisë nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin. Larvat nuk janë helmuese e nuk transmetojnë sëmundje, megjithëse vetëm mendimi për praninë e tyre mund të shkaktojë neveri.

Njerëzit me sistem tretës të ndjeshëm e alergji, ndaj insekteve ose marimangave, mund të kenë probleme pas konsumimit të qershive.

Simptoma si fryrje, të përziera ose diarre janë të mundshme. Kujdes i veçantë rekomandohet për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, sepse trupi i tyre mund të reagojë më dhunshëm ndaj proteinave nga insektet.

Edhe pse pasojat më serioze janë të rralla, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për mundësinë e simptomave të pakëndshme.

Si t’i pastroni qershitë në mënyrë efektive?

Për të shmangur surprizat e pakëndshme, mund të përdorni një metodë të provuar shtëpiake. Është e nevojshme që frutat të zhyten në ujë të ftohtë dhe të shtohet kripë (1 lugë kripë në 1 litër ujë) për të paktën 30 minuta, dhe më së shumti një orë. Një ndryshim në mjedis bën që larvat të notojnë në sipërfaqe.

Pas kësaj, qershitë duhet të filtrohen mirë dhe të shpëlahen me ujë të rrjedhshëm. Zhytja në ujë të kripur është efektive, por nuk i largon të gjitha gjurmët e larvave. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë një shqyrtim të kujdesshëm të frutave para konsumimit.

Shenjat e dobishme që mund të tregojnë praninë e larvave janë: vrima të vogla në lëvore, ngjyrë e pabarabartë ose njolla të zeza të dukshme.

Continue Reading

Shëndeti

Si ndikon në shëndet konsumi i rregullt i pjeshkave?

Published

on

Pjeshkat janë një nga frutat e preferuara të verës për shumë njerëz janë të lëngshme, të ëmbla e freskuese. Përveç se janë të shijshme, pjeshkat kanë përfitime shëndetësore. Nutricionistja Jamie Lee McIntyre thekson se pjeshkat ofrojnë një numër përfitimesh shëndetësore që shkojnë përtej shijes.

“Ato përmbajnë lëndë ushqyese të dobishme që mbështesin shëndetin e zemrës, zvogëlojnë inflamacionin e ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak”, thekson ajo për portalin Eating Well.

Përmirësojnë tretjen

Janë burim i mirë i fibrave dietike, një pjeshkë përmban rreth dy gramë fibra, si të tretshme dhe të patretshme. “Fibrat e tretshme ushqejnë bakteret e dobishme të zorrëve, ndërsa fibrat e patretshme ndihmojnë në nxitjen e tretjes”, shpjegon McIntyre. Konsumi i rregullt i tyre kontribuon në tretje të mirë.

Zvogëlojnë inflamacionin

I lidhur me shumë sëmundje, pjeshkat përmbajnë lëndë ushqyese si beta-karoten, antocianina dhe luteinë, dhe vitaminë C. “Këto komponime mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ, i cili mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme”, shton McIntyre.

Ndihmon në uljen e presionit të gjakut

Janë të pasura me kalium, mineral që ndihmon në neutralizimin e efekteve negative të natriumit e relakson enët e gjakut. “Përveç kaliumit, ato përmbajnë vitaminë C, fibra dhe beta-karoten, një kombinim që mbështet shëndetin e zemrës, ulë presionin e gjakut, përmirëson nivelet e kolesterolit”, tha McIntyre.

Rregullon sheqerin në gjak

Pavarësisht shijes së ëmbël, pjeshka përmban 15 gramë karbohidrate, dukshëm më pak se molla, e cila ka 25 gramë. Për njerëzit me diabet, pjeshkët mund të jenë zgjedhje e shkëlqyer, kur kombinohen me burime proteinash dhe yndyrnash të shëndetshme, të cilat ngadalësojnë më tej rritjen e sheqerit në gjak.

Mbron shikimin

Ngjyra e pjeshkave vjen nga karotenoidet si beta-karoteni, luteina dhe zeaksantina, të cilat janë gjithashtu antioksidantë të fuqishëm. Marrja e lartë e luteinës dhe zeaksantinës është lidhur me rrezik më të ulët të kataraktit e degjenerimit makular, shkaqet kryesore të humbjes së shikimit tek të rriturit.

Continue Reading

Shëndeti

Peshë normale, por bark i madh! Çfarë do të thotë për shëndetin?

Published

on

Pesha e trupit, masa dhjamore, ajo muskulore e një sërë parametrash tjerë përbëjnë atë që quhet trup i shëndetshëm. Këto të dhëna specifikisht janë të ndryshme për çdo njeri, por në panormën e gjerë, ekspertët sugjerojnë të mos kaloni në mbipeshë.

Çfarë ndodh në organizëm kur konsideroheni në peshë normale, por keni bark të madh?

Sipas ekspertëve dhjami i mbledhur rreth belit mund të jetë një problem kryesisht për organet tuaja.

Çfarë do të thotë për shëndetin?

Siç e shpjeguam, edhe nëse keni një peshë normale për trupin, problemi qëndron tek akumulimi i tepërt i dhjamit në disa zona.

Barku i madh apo i dhjamosur rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, në deklaratë të publikuar në Prill 2021.

Sipas tyre lloji më i rrezikshëm i dhjamit për zemrën është pikërisht ai që qëndron rreth barkut, pasi rrethon organet, ky lloj shëndeti dëmton arteriet dhe të shkaktojë probleme kardiovaskulare të shumta.

Për të qenë të shëndetshëm, diametri i belit nuk duhet të jetë më i madh se gjysma e peshës tuaj trupore, për të mbajtur një trup në formë, ekspertët rekomandojnë të bëni 150 minuta aktivitet fizik në javë me intensitet mesatar. Këtu mund të përfshihet noti, e ecura, vrapi apo palestra e sporte të tjera.

Qëllimi juaj duhet të jetë të largoni sa më shumë dhjamin nga beli dhe të formoni masë muskulare.

Continue Reading

Të kërkuara