Sport

Revolucion në futboll, këto janë pesë ndryshimet që FIFA po i planifikon për sportin më të shikuar në botë

Publikuar

FIFA është duke planifikuar të bëjë ndryshime rrënjësore në rregullat e futbollit në të ardhmen e afërt dhe po teston pesë ndryshime të mëdha në mënyrën e lojës në një turne të të rinjve të quajtur Future of Football Cup.

Katër skuadra nën 19 vjeç, PSV Eindhoven, AZ Alkmaar, RB Leipzig dhe Club Brugge po garojnë në turneun revolucionar dhe FIFA është e gatshme të vlerësojë përgjigjen dhe reagimin ndaj ndryshimeve të bëra, për të vendosur nëse do t’i zbatojë ato në të gjitha nivelet.

Dhe gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka zbuluar se këto ndryshime që testohen mund ta kthejnë sportin përmbys.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino po kërkon t’i shkurtojë ndeshjet, të ndalojë orën kur topi del jashtë loje, të lejojë zëvendësime të pakufizuara, të ketë përjashtim për pesë minuta për lojtarin që ndëshkohet me karton të verdhë dhe që rivëniet anësore të ekzekutohen me këmbë.

Lajmet

Djali i legjendës Johan Cruyff e refuzon stolin e Barcelonës

Publikuar

nga

Jordi Cruyff u rikthye te Barcelona pas eksperiencës si trajner në Kinë me Shenzhen, ndërkohë që më parë ka drejtuar edhe Maccabi Tel Aviv, Chongqing Dangdai Lifan dhe kombëtaren e Ekuadorit.

Djali i legjendës Johan Cruyff është këshilltar sportiv te katalanasit tani, por së fundmi i është ofruar edhe një mundësi për ta drejtuar ekipin.

Gazetari i “Sport”, Toni Juanmarti, shkruan se Jordi është përgjigjur se për momentin nuk e pranon opsionin për t’u bërë trajner i Barcelonës.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Coman i nënshtrohet një operimi në zemër

Publikuar

nga

Kingsley Coman i është nënshtruar një operimi në zemër, dhe lajmin e ka konfirmuar trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann.

Sulmuesi francez e ka përfunduar operimin dje, që kishte të bëjë me rregullimin e ritmit të zemrës së tij dhe pritet që së shpejti të rikthehet në seancat përgatitore.

Nagelsmann tregoi që ishte një rrezik i vogël i menaxhuar në mënyrë të duhur, dhe shpjegoi që nuk ishte diçka e zakonshme.

“Ritmi i tij i zemrës kishte një problem të vogël që kishte rrahje më të ngadalta. Në disa momente ai kishte probleme me frymëmarrje”, tha Nagelsmann.

“Ai është në gjendje shumë të mirë, ka vetëm dhimbje të vogla në plagë. Kur plaga të shërohet, ai do të fillojë seancat përgatitore përsëri dhe nuk do të mungojë më shumë se një javë eventualisht dy, para se ai të rikthehet në stërvitje”, shtoi trajneri i “Bavarezëve”.

Po ashtu, Nagelsmann tregoi që Coman do të fillojë stërvitjet kardio ditën e marte.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Roma dëshiron rinovimin e kontratës me Lorenzo Pellegrinin

Publikuar

nga

Skuadra italiane, AS Roma po përgatit një kontratë të re pesëvjeçare për Lorenzo Pellegrinin, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Klauzola e lirimit prej 30 milionë eurove në kontratën aktuale të Pellegrinit do të largohet. Po ashtu, raportohet që gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve dy skuadra angleze kanë qenë të interesuara në shërbimet e mesfushorit 25-vjeçar.

Lajmin për rinovimin e kontratës e konfirmoi edhe trajneri i klubit romak Jose Mourinho.

“Ai do të nënshkruajë kontratën e re së shpejti”, tha Mourinho.

Këtë sezon, në 6 paraqitje në të gjitha garat, Lorenzo Pellegrini ka kontribuar në 7 gola, respektivisht 5 gola dhe 2 asistime.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Klopp flet rreth kontratës së Salah

Publikuar

nga

Gjiganti anglez, Liverpooli ka disa lojtarë që tanimë iu ka ofruar kontrata afatgjate për t’i shpërblyer për kontributin e dhënë drejt triumfit të Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës angleze.

Ndër ta janë portieri Alisson Becker, mesfushori Fabinho, dhe mbrojtësi Virgil Van Dijk. Po ashtu, krerët e Liverpoolit janë në bisedime me agjentët e Salah për t’i rinovuar kontratën “Mbretit egjiptian”.

Trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp në një konferencë për media sot foli rreth situatës aktuale të Salah, duke mos dhënë shumë detaje mbi rinovimin e kontratës së tij.

“Shikoni, nuk kam ndonjë gjë për të thënë, veçanërisht unë sepse unë nuk jam i përfshirë. Kështu që nuk ka ndonjë detaj të ri”, tha Klopp.

“Sigurisht që gjërat në të cilat jam i interesuar janë paraqitjet e tij, sa është i vëmendshëm, sa është i përkushtuar në këto momente. Dhe kjo është e gjitha. Asgjë e re për tu thënë”, shtoi trajneri gjerman.

Mohamed Salah ka kontratë me gjigantin anglez deri në qershor të vitit 2023.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara