Lajmet

Retrospektiva fotografike: Ekspozita ‘Things take time’ prezanton metamorfozën e Shqipërisë pas komunizmit

Published

on

Në qytetin e Tiranës në COD, është inauguruar mbrëmë ekspozita e titulluar “Things take time”, e cila prezanton vepra të përzgjedhura të 5 fotografëve të njohur të agjencisë Magnum Photos. Kjo agjenci është e njohur për kontributin e saj në fotografi dhe dokumentimin e ngjarjeve historike në nivel global.

Ekspozita “Things take time” është shfaqur në COD si një retrospektivë e dy dekadave të fundit të Shqipërisë, duke kapur momentet kyçe pas ndryshimit të sistemeve dhe fillimit të një periudhe të re historike.

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë për Dialog e Bashkëqeverisje, Eridana Çano, ka shprehur se kjo ekspozitë përfaqëson një kronologji të rëndësishme për historinë e vendit, duke na ofruar një pamje të detajuar të Shqipërisë së kaluar në varfëri dhe izolim, ndërsa hapte dyert e saj drejt botës së lirë, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veprat e ekspozuara janë krijuar gjatë periudhës 1991-2010, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, kur fotografët e Magnum Photos patën mundësinë për të dokumentuar lirshëm shoqërinë dhe peizazhet e vendit, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e fotografisë shqiptare dhe botërore. Ekspozita synon të sjellë një kuptim të thelluar të Shqipërisë së sotme dhe të Ballkanit në përgjithësi, duke treguar lidhjet e ndërlikuara dhe të ndërvarura të historisë së tyre.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, pjesëmarrës ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe personalitete të artit dhe kulturës nga të gjitha fushat. Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më datën 17 gusht 2024, duke i dhënë mundësinë publikut të përgjithshëm të njohë këtë përvojë të rëndësishme artistike dhe historike./UBTNews/

Lajmet

Gjermania konfiskon 720 milionë euro nga asetet e ngrira të bankës ruse

Published

on

By

Gjykata e Lartë gjermane synon të konfiskojë rreth 720 milionë euro nga asetet e ngrira të një institucioni financiar rus, njoftoi sot sistemi gjyqësor në landin qendror Hesen.

Sipas autoriteteve, janë hapur procedura të posaçme me kërkesë të Zyrës Federale të Prokurorit të Përgjithshëm, raporton ATSH.

Banka ishte përfshirë në listën e embargos së Bashkimit Evropian ndaj Rusisë në qershor të vitit 2022, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të atij viti, thuhet në një deklaratë.

Si pasojë, të gjitha pasuritë e kompanisë në institucionet financiare dhe kreditore evropiane u ngrinë në përgjigje të sulmit ndaj Ukrainës.

Pak pas vendosjes së sanksioneve, persona të panjohur në bankë thuhet se kanë tentuar të tërheqin fondet, por urdhri përkatës elektronik i transferimit nuk është ekzekutuar.

Sipas procedurave, paratë do të konfiskohen në favor të arkës shtetërore./KP

Continue Reading

Lajmet

Bie numri i lindjeve në Kosovë

Published

on

By

Në muajin gusht të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 mijë e 284 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 232 lindje janë femra.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6.4 për qind, krahasuar me muajin korrik 2025.

Ndërkaq, gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 914 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht janë regjistruar 4,3% më shumë raste të vdekjeve.

Po ashtu sipas ASK-së, në muajin gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 1 mijë 972 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht ka rritje të numrit të kurorëzimeve për 59,5%.

Ndërsa, në këtë periudhë janë regjistruar 97 raste të shkurorëzimeve në Kosovë, ku krahasuar me muajin korrik 2025 ka rënie të numrit të shkurorëzimeve për (-45,2%)./KP

Continue Reading

Lajmet

Debat i ashpër për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë

Published

on

By

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e opozitës për një mocion me debat në lidhje me programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Me 73 vota kundër nga shumica, mocioni nuk kaloi, duke nxitur kështu reagime nga përfaqësues të opozitës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se kërkesa e opozitës ishte e mangët dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Opozita nuk ka vullnet për debat real, ndaj dhe kërkesat e tyre nuk janë të plota”, tha Balla.

Debatet në seancë gjatë ditës së sotme, u përqendruan edhe rreth Kosovës, ka raportuar Euronews.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti kryeministrin Edi Rama “shërbëtor të Vuçiçit”, ndërsa kritikoi edhe mungesën e një rezolute në Kuvend për gjenocidin serb në Kosovë. Poashtu edhe deputeti demokrat Tomor Alizoti e kritikoi mungesën e trajtimit të çështjes së Kosovës në programin qeverisës.

“Asnjë fjalë për Kosovën, asnjë qëndrim i qartë për rezolutën për gjenocidin. Kjo është një turp publik”, tha Alizoti.

Pjesë e debatit u bë edhe deputeti i PS-së, Ardit Bido, i cili tha se në Kuvend po dëgjohen deklarata që përshkruajnë liderët e UÇK-së si të akuzuar për gjenocid në Serbi – një gjë që, sipas tij, nuk e ka bërë as vetë Serbia. Berisha e mohoi këtë, duke e akuzuar Bidon për deformim të deklaratave.

Më vonë, përmes një video-mesazhi, Bido tha se nuk iu përgjigj dot Berishës në foltore për shkak të një problemi familjar, ndërsa sqaroi se deklarata për gjenocidin ishte bërë nga Tritan Shehu, jo nga Berisha.

Tutje gjatë këtij debati dhe në këtë seancë të Kuvendit, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se do të marrë pjesë në protestën e së premtes në Tiranë në mbështetje të UÇK-së, duke theksuar se atje do të jetë si qytetar, jo si politikan.

Balla konfirmoi se kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në protestë me arsyetimin se prezenca e tij do të politizonte ngjarjen./EO

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takon ambasadorin e ri gjerman, e njofton për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjeve

Published

on

By

Kreu i lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Abdixhiku në takim me ambasadorin gjerman, ka vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët.

Abdixhiku po ashtu e ka informuar ambasadorin gjerman lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe procesin zgjedhor.

Gjatë takimit, e informova ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke ndarë edhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi këto çështje. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike”, ka thënë Abdixhiku./EO

Continue Reading

Të kërkuara