Kulturë

Restaurohen afishe origjinale të filmave shqiptarë

Një punë e kujdesshme që riktheu në jetë këtë pjesë të historisë së filmit shqiptar.

Published

on

Disa afishe origjinale të filmave shqiptarë, të dëmtuara nga përdorimi dhe ekspozimi i herëpashershëm u restauruan nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, transmeton ATSH.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se afishet u restauruan nga laboratorët e AQSHF -së dhe DPA-së të specializuar për restaurimin e letrës.

“Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit i kushton rëndësi të veçantë edhe koleksioneve të tjera artistike që janë po aq me vlerë sa edhe ato filmike. Falë bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe laboratorin e tyre të specializuar për restaurimin e letrës, u realizua restaurimi i disa afisheve origjinale të filmave shqiptarë, të dëmtuara nga përdorimi dhe ekspozimi i herëpashershëm”, theksoi Margariti.

Ministrja Margariti u shpreh “një punë e kujdesshme e restauratores Marinela Ndria, që riktheu në jetë këtë pjesë të historisë së filmit shqiptar”.

Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios “Shqipëria e re”, aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992.

Përveç koleksionit në pelikulë, në origjinalin e vet të kopjes negative dhe në kopje arkivale në pozitiv, AQSHF ruan dhe mbron edhe materiale të tjera të historisë së krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listën e montazhit, fotografi, negativa te fotove, materiale të promovimit të veprës, partiturat e muzikës së filmave dhe posterat e tyre. Ky dokumentacion origjinal shoqërohet me të dhëna të tjera të shumta bibliografike, materiale shtypi, botime të ndryshme për filmin, fotografi të historisë së kinematografisë, të dhëna biografike të kineastëve shqiptarë, si dhe një dokumentacion aparaturash dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me muzeologjinë e filmit.1 nga 2  

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës mbyll me sukses turneun në Amerikën Latine

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka përmbyllur turneun në Amerikën Qendrore dhe Amerikën Latine me një performancë të suksesshme në Bogotá të Kolumbisë.

Sipas njoftimit, mbi 1800 spektatorë në Teatro Municipal Jorge Eliécer Gaitán e përcollën mbrëmjen finale me duartrokitje dhe entuziazëm. Në këtë mbrëmje u prezantua vepra “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloro, e cila krijoi një atmosferë të veçantë në skenën kolumbiane.

Nga institucioni u vlerësua se ky ishte një përmbyllje e suksesshme e turneut, i cili promovoi artin dhe kulturën kosovare në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

141 vjet nga vdekja e Viktor Hygo, gjigant i letërsisë franceze

Published

on

Sot shënohen 141 vjet nga vdekja e shkrimtarit dhe poetit të njohur francez Viktor Hygo, një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë botërore dhe konsideruar si babai i romantizmit francez.

I lindur më 26 shkurt 1802, Hygo la pas një krijimtari të pasur letrare që vazhdon të lexohet edhe sot në mbarë botën. Ndër veprat e tij më të njohura janë romanet “Të mjerët” dhe “Notre Dame de Paris”, si dhe një numër i madh poezish dhe dramash.

Përveç letërsisë, ai u angazhua edhe në jetën politike, duke mbështetur idetë demokratike dhe duke kundërshtuar regjimin e Napoleonit III. Për shkak të qëndrimeve të tij, ai kaloi vite në mërgim, periudhë gjatë së cilës shkroi disa nga veprat e tij më të rëndësishme.

Viktor Hygo vdiq më 22 maj 1885 në Paris dhe u nderua me një ceremoni madhështore shtetërore. Ai mbetet një nga emrat më të mëdhenj të letërsisë franceze dhe botërore.

Continue Reading

Lajmet

Drejt përfundimit restaurimi i objektit të Kryqit të Kuq në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se në Prishtinë po vazhdojnë punimet restauruese në disa asete të trashëgimisë kulturore, ndërsa një nga projektet në fazë të avancuar është restaurimi i objektit të Kryqit të Kuq.

Sipas saj, punimet në këtë objekt historik, që ndodhet brenda Qendrës Historike të Prishtinës, janë drejt përfundimit. Ajo theksoi se restaurimi po realizohet me kujdes të veçantë për ruajtjen e identitetit dhe karakterit autentik të ndërtesës.

Bogujevci tha se përmes këtyre ndërhyrjeve institucionet po vazhdojnë angazhimin për mbrojtjen dhe revitalizimin e trashëgimisë kulturore në kryeqytet.

Continue Reading

Lajmet

Hapet më 17 qershor Panairi i Librit “Prishtina 2026”, mbi 2 mijë tituj të rinj për lexuesi

Published

on

Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë të ditur se më 17 qershor do të hapet edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Prishtina 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

Me moton “Libri hap botën”, panairi do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 21 qershor. Ceremonia hapëse do të nisë në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Sipas organizatorëve, në këtë edicion do të marrin pjesë rreth 100 botues shqiptarë, ndërsa do të prezantohen afro 2 mijë tituj të rinj dhe rreth 6 mijë botime të viteve të fundit. Gjatë pesë ditëve të panairit do të organizohen mbi 40 aktivitete kulturore, promovime librash dhe takime me autorë vendorë e ndërkombëtarë. Mysafir nderi i këtij edicioni do të jetë shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini.

Organizatorët presin që panairi të vizitohet nga rreth 30 mijë qytetarë, studentë dhe nxënës, ndërsa hyrja për të gjithë vizitorët do të jetë falas.

Continue Reading

Të kërkuara