Lajmet

Reshjet e borës pamundësojnë hapjen e një qendre të vendvotimit me kohë

Published

on

Një qendër votimi në fshatin Lisock të Kamenicës nuk ka arritur të hapë dyert në orën 07:00 për qytetarët të cilët kanë shprehur vullnetin për të votuar në këto zgjedhje.

Një gjë e tillë ka ndodhur si shkak i reshjeve të dendura të borës, por që me një orë vonesë ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve kanë filluar pastrimin dhe është vijuar me procesin zgjedhor.

Deri në orën 11:00 në Kamenicë kanë votuar vetëm 7,8 për qind e qytetarëve, përqindje kjo që po konsiderohet jo e kënaqshme. Një gjë të tillë ka bërë të ditur, zyrtari i KKZ-së në Kamenicë, Agim Kastrati i cili thotë për KosovaPress se 28 qendrat e votimit të tjera janë hapur me kohë.

“Për shkak të reshjeve atmosferike të borës në qendrën e votimit në fshatin Lisock kanë shkuar deri në Hogosht, pastaj kemi thirrur personat për mirëmbajtjen e rrugës, e kanë përgatitur terrenin, dhe bashkë me ta kanë dalë. Më vonë, diku në orën 08:00 kemi depërtuar dhe është hapur edhe ajo qendër votimi. Mund të konstatojmë se të gjitha qendrat e votimit në Kamenicë, 28 janë hapur në kohën e duhur”, tha Kastrati.

Kastrati bën të ditur se në disa qendra ka pasur edhe mungesë të zarfeve te votimeve me kusht, e të baterive ultravioletë.

“Kemi pasur dy qendra votimi ku kanë munguar zarfet me kusht. Ekipet tona kanë intervenuar shpejt dhe ato dy qendra votimi janë furnizuar me ata zarfe. Eventualisht ndonjë bateri, llamba ultravioletë ka munguar edhe ai material ka shkuar në kohën e duhur”, tha Kastrati.

Ai tregon se numri i personave që kanë votuar deri orën 11:00 nuk është i kënaqshëm.

“Deri në orën 11:00 nga trupat votuese e 33, 104 votues kanë votuar 7,8 për qind. Gjë që është nën mesataren për votimet që kanë ndodhur deri më tani. Ose për shkak të motit të keq ose njerëzit hezitojnë, dikush e lë pasdite e kështu me radhë”, tha ai.

Në vitin 2019, në Kamenicë kanë pasur të drejtë vote mbi 38 mijë votues. Në zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme të drejtë vote kanë mbi 33 mijë. Ndryshe, janë 28 qendra vendvotimi në komunën e Kamenicës dhe 50 vendvotime. 6 qendra votimi serbe dhe 7 vendvotime. Mbi 40 persona janë të infektuar aktualisht me COVID në këtë komunë, por shumë prej tyre nuk kanë shprehur vullnetin që të marrin pjesë në votim në këto zgjedhje. 

Lajmet

Shqipëria nis përgatitjet ligjore për adoptimin e euros si monedhë zyrtare

Published

on

By

Shqipëria ka hedhur hapin e parë zyrtar drejt adoptimit të monedhës euro, duke nisur përgatitjet konkrete ligjore për këtë proces.

Sipas projektligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili tashmë është publikuar për konsultim publik, parashihet integrimi i vendit në Eurozonë dhe rregullimi i funksionimit të bankës qendrore pas këtij hapi madhor.

Për herë të parë, ky draft përfshin një kapitull të veçantë që përcakton rregullat e reja të operimit nga dita e prezantimit të euros si monedhë zyrtare e Republikës së Shqipërisë.

“Euro do të bëhet njësia monetare e vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane.”

Krahas menaxhimit të qarkullimit të kartëmonedhave, projektligji i ri i jep autoritet Bankës së Shqipërisë që të përcaktojë edhe dizajnin e veçantë të monedhave metalike euro që do të emetohen nga shteti shqiptar, gjithnjë duke respektuar standardet dhe rregulloret strikte evropiane. /A2Cnn/

Continue Reading

Lajmet

Dr. Vesel Rrustemaj mbron doktoratën me hulumtim shkencor mbi shëndetin oral të fëmijëve në Kosovë

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Dr. Vesel Rrustemaj ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Universitetin e Zagrebit, duke përmbyllur nivelin më të lartë të formimit akademik me një hulumtim shkencor të realizuar në Kosovë.

Disertacioni, me titull “Prevalenca e kariesit dentar dhe e shprehive të këqija orale dhe efektet e tyre në okluzionin e fëmijëve 3–6 vjeç në Kosovë”, trajton një temë me rëndësi të veçantë në fushën e ortodoncisë dhe stomatologjisë pediatrike. Hulumtimi analizon prevalencën e kariesit dentar dhe të shprehive të këqija orale te fëmijët e moshës 3–6 vjeç, si dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e okluzionit, duke ofruar të dhëna shkencore dhe rezultate konkrete për gjendjen e shëndetit oral në Kosovë.

Ky studim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në kërkimin shkencor, pasi rezultatet e tij mund të shërbejnë si bazë për zhvillimin e strategjive parandaluese, politikave shëndetësore dhe praktikave klinike që synojnë përmirësimin e shëndetit oral të fëmijëve.

Continue Reading

Lajmet

Dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres serbe Snezhana Paunoviq pas deklaratave për “spastrim etnik”

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj skandaloze me të cilat arsyetoi spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Kësaj iniciative të nisur nga grupi parlamentar “Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik” i janë bashkuar edhe 47 deputetë të tjerë, duke bërë që gjithsej 53 deputetë të opozitës t’i dorëzojnë kryeministrit Gjuro Macut kërkesën zyrtare për shkarkim të menjëhershëm.

Kamberi ka theksuar se kryeministri ka përgjegjësi politike dhe institucionale për të dëshmuar se në qeveri nuk ka vend për njerëz që mbrojnë dëbimin e qytetarëve mbi baza kombëtare, duke shtuar se në rast refuzimi, vetë kryeministri do të mbajë përgjegjësinë për normalizimin e kësaj politike brenda kabinetit të tij.

Megjithatë, deputeti shqiptar ka shprehur keqardhje që kjo nismë nuk mori mbështetjen e partive të tjera të pakicave nacionale që janë pjesë e koalicionit qeverisës në Serbi. Sipas Kamberit, shkarkimin e ministres Paunoviq nuk e kanë përkrahur as partia boshnjake e Zukorliqit, as ajo e Lajiqit dhe as partia hungareze e Pastorit.

Nga ana tjetër, pas reagimeve të ashpra brenda dhe jashtë vendit, vetë ministrja Snezhana Paunoviq ka kërkuar falje publike ndaj presidentit Vuçiq, kryeministrit Macut dhe qeverisë, duke u arsyetuar se deklarata e saj ishte nxjerrë krejtësisht jashtë kontekstit dhe se nga intervista ishte shkëputur vetëm një sekuencë prej shtatë sekondash për t’u shndërruar në një sulm politik.

Ndërkaq, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit të tij në Kiev, u distancua hapur nga këto komente, duke i cilësuar ato si të pamenduara dhe të papërgjegjshme, dhe duke deklaruar se politika zyrtare e shtetit mbetet dialogu dhe kurrë spastrimi etnik. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet Draft-Rregullorja për SMIL-in, synohet digjitalizimi dhe rritja e efikasitetit në prokuroritë e Kosovës

Published

on

By

Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi Visar Krasniqi, ka miratuar Draft-Rregulloren për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik SMIL në Sistemin Prokurorial. Në këtë takim, ku morën pjesë anëtarë të komisionit, drejtues të sekretariatit të KPK-së si dhe përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, u shqyrtuan dhe u integruan komentet e pranuara nga dëgjimi publik. Pas këtij procesi, draft-rregullorja u miratua dhe u përcolli në Këshillin Prokurorial të Kosovës për aprovim final.

Sipas njoftimit zyrtar të Këshillit Prokurorial, ky dokument pritet të sjellë një reformë të rëndësishme në operimin e përditshëm të institucioneve të ndjekjes penal.

“Kjo rregullore avancon ndjeshëm menaxhimin e procesit të punës në të gjitha prokuroritë e vendit, duke u fokusuar në fushat kyçe si regjistrimi i dokumenteve në sistemin SMIL, shpërndarja e lëndëve në mënyrë elektronike dhe përdorimi i detyrueshëm i këtij sistemi”, thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Përveç këtyre pikave, rregullorja e re përcakton rregulla të qarta për mbikëqyrjen e vazhdueshme, raportimin dhe digjitalizimin e plotë të proceseve të punës. KPK-ja ka bërë të ditur se ky reformim do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë.

“Miratimi i kësaj rregulloreje shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies brenda sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KPK-së. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara