Kulturë

Reperi amerikan A$AP Rocky akuzohet për një sulm që ndodhi vitin e kaluar në Hollywood

Mayers dyshohet se i ka drejtuar armën një shoku të dikurshëm gjatë një debati në muajin nëntor.

Published

on

Të hënën repri amerikan u akuzua për një sulm që ndodhi në Hollywood vitin e kaluar. 33-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, përballet me dy akuza për sulm me një armë zjarri gjysmë automatike, tha zyra e Prokurorit të Qarkut në Los Angeles.

Mayers dyshohet se i ka drejtuar armën një shoku të dikurshëm gjatë një debati në muajin nëntor. Pas një përballje të mëvonshme mes tyre, ai ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar atë dy here, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Mayers është urdhëruar të paraqitet në një gjykatë në Los Angeles të mërkurën.

Artisti u arrestua në lidhje me incidentin në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit në muajin prill, kur ai mbërriti me një avion privat nga Barbadosi./UBTNews/

Magazinë

Regjisorja e njohur gjendet e vdekur, mungon rolex me diamante

Published

on

Jennifer Abbott, një ish-regjisore dhe aktore filmi 69-vjeçare, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në veri të Londrës, dhe policia dyshon se motivi i vrasjes është grabitja, pasi ora e saj Rolex e zbukuruar me diamante mungonte.

Trupi i saj, i mbështjellë me një batanije dhe me gojën e mbyllur me shirit ngjitës, u gjet nga mbesa e saj e shqetësuar, sipas British Independent, e cila u kërkoi fqinjëve të ndihmonin për të thyer derën e apartamentit të saj në Mornington Place, Camden.

E njohur me emrin e saj artistik Sara Steinberg, Abbott u pa për herë të fundit më 10 qershor duke shëtitur qenin e saj korgi në atë pjesë të Londrës. Një autopsi përcaktoi se ajo vdiq nga plagët me thikë dhe prerjet.

Një ambulancë u thirr në mbrëmjen e 13 qershorit, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin jetën e saj. Policia dyshon se motivi i vrasjes ishte një orë luksoze që ishte zhdukur nga vendi i ngjarjes.

Abbott, me origjinë nga Arizona, u arsimua në Londër dhe më vonë u transferua në Los Angeles ku punoi si producente filmash. Ajo ishte gjithashtu CEO e Atlantis Rising Productions dhe autore e disa romaneve. Kreu i njësisë së vrasjeve në polici, Jason Stewart, i bëri thirrje publikut të ndihmojë në hetim, duke shtuar se çdo informacion është i rëndësishëm dhe se qytetarët duhet të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në kohën e krimit.

Continue Reading

Magazinë

Johnny Depp vizitoi fëmijët në një spital spanjoll, me energji pozitive, ai u solli buzëqeshje në fytyrat e tyre

Published

on

Johnny Depp vendosi të bënte një mirësi duke u bërë një vizitë të befasishme spitalit të fëmijëve në Spanjë, derisa u vesh si personazhi i famshëm Jack Sparrow nga “Piratët e Karaibeve”.

Derisa punonte në projektin e tij të fundit “Day Drinker” në Spanjë, aktori vendosi të vishte kostumin e njohur të Jack Sparrow dhe të vizitonte fëmijët në një spital të Madridit.

Me humorin e tij të mirë dhe energjinë pozitive, Depp u solli buzëqeshje shumë fëmijëve në spital. Gjithashtu, kjo nuk ishte hera e parë që Depp vizitonte një spital për fëmijë.

Ai vizitoi fëmijët në Spitalin Donostia në San Sebastian në shtator 2024. Në atë spital, ai vizitoi fëmijët e shtruar në departamentin e pediatrisë dhe onkologjisë dhe vendosi t’i gëzonte ata me vizitën e tij.

Depp vizitoi gjithashtu repartet e fëmijëve të spitaleve në Vancouver, Paris, Londër, Brisbane dhe disa qytete në SHBA, i veshur si Jack Sparrow.

Continue Reading

Magazinë

Kate anulon pjesëmarrjen e saj në garat prestigjioze Royal Ascot

Published

on

Princesha e Uellsit, Kate është tërhequr nga pjesëmarrja e saj e planifikuar në garat prestigjioze të Royal Ascot, ndërsa vazhdon rikthimin e kujdesshëm në jetën publike pas diagnozës së kancerit vitin e kaluar.

Sipas burimeve mbretërore, ajo po përpiqet të gjejë ekuilibrin e duhur në rikthimin e saj të plotë në detyrat zyrtare.

Thuhet se princesha ishte e zhgënjyer që nuk mundi të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme në Berkshire, ku do të kishte marrë pjesë në procesionin tradicional me karrocë.

Ajo pritej të merrte pjesë të mërkurën, së bashku me bashkëshortin e saj, Princin William, si dhe Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla.

Megjithatë, Pallati Kensington ka konfirmuar zyrtarisht se ajo nuk do të jetë e pranishme këtë vit.

Në vend të saj, procesioni mbretëror u hap me Mbretin Charles, Mbretëreshën Camilla dhe Princin William në karrocën e parë, të shoqëruar nga Princi Saud bin Khalid Al Saud, një anëtar i familjes mbretërore saudite.

Princi dhe Princesha e Uellsit kishin qenë planifikuar të udhëtonin në karrocën e dytë, së bashku me golfistin Justin Rose dhe bashkëshorten e tij, Kate Phillips.

Princi William do të jetë përgjegjës për ndarjen e çmimeve gjatë ditës së dytë të garave.

Në mungesë të Kate, mori pjesë nëna Carole Middleton, e cila mbërriti në shoqërinë e nuses së djalit, Alizée Thevenet – bashkëshortja e James Middleton.

Continue Reading

Lifestyle

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Published

on

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Ndërkaq, pritet të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

Continue Reading

Të kërkuara