Published
4 years agoon
By
Betim GashiSëmundja kronike e veshkave është shumë më e përhapur sesa njerëzit mund ta mendojnë.Shpesh kjo sëmundje kalon pa u zbuluar ose diagnostikuar derisa ajo fillon të përparojë. Shumë njerëz e zbulojnë këtë sëmundje vetëm kur funksioni i veshkave arrin nën vlerën normale.
Ndërkohë që ky problem përparon dhe funksioni i organit dëmtohet rëndë, nivelet e rrezikshme të mbetjeve dhe lëngjeve mund të mblidhen me shpejtësi në trup. Në këtë rast trajtimi ka për qëllim ndalimin ose ngadalësimin e përparimit të sëmundjes. Studiuesit prej kohësh kanë vënë re se individët me këtë sëmundje shpesh vuajnë edhe nga depresioni. Prandaj ata kyren një studim për të zbuluar lidhjen midis tyre. Në bazë të të dhënave, ju njeh shkurtimisht me rezultatet e studimit.
Çfarë tregon studimi?
Në një studim të fundit ku u mbikqyrën persona të rritur me veshka të shëndetshme, studiuesit zbuluan se ata me depresion ishin më të prirur të zhvillonin një përkeqësim më të shpejtë se normalja, e funksionit të veshkave. Autori kryesor, Dr. Xianhui Qin nga Universiteti i Mjekësisë në Kinën Jugore, shpjegon: “Kjo sëmundje është një rrezik për zhvilliminin e sëmundjeve kardiovaskulare, dështimin e veshkave dhe vdekshmërinë në të gjithë botën. Prandaj, identifikimi i faktorëve të rrezikut mund të zvogëlojë ndërlikimet e lidhura me të.” Dr. Qin dhe bashkëautorët e studimit analizuan të dhënat e presonave me veshka të shëndetshme dhe i ndoqën rastet një e nga një, për 4 vite.
Studiuesit matën funksionin e veshkave dhe vlerësuan simptomat e depresionit tek individët në studim.
Pas studimit të faktorëve demografikë, psikosocialë ose klinikë, ekipi gjeti një lidhje midis simptomave të depresionit dhe rënies së shpejtë të funksionit të veshkave. Në mënyrë të veçantë, ata zbuluan se individët me simptoma të theksuara depresive, kishin një rrezik 39% më të madh të rënies së shpejtë të funksionit të veshkave.
Shkaktarët e mundshëm
Depresioni është një çrregullim i zakonshëm i shëndetit mendor, i cili është i përhapur tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave.
Depresioni mund të aktivizojë disa mekanizma që mund të kontribuojnë në përkeqësimin e shpejtë të funksionit të veshkave. Ato mund të jenë:
Inflamacioni
Sipas autorëve të studimit, rezultatet kanë treguar se njerëzit me depresion kanë nivele më të larta të proteinave inflamatore që qarkullojnë, të quajtura citokina. Ato mund të shkaktojnë procese autoimune që çojnë në mosfunksionim të endotelit, i cili është shtresa e qelizave që rreshtojnë enët e gjakut. Dhe mund të shkaktojë edhe fibrozë të veshkave, e cila çon në ndërlikime të tjera.
Stili i jetesës
Autorët e studimit sugjerojnë gjithashtu që sjelljet e lidhura me shëndetin, të tilla si mënyra e të ushqyerit, ndërveprimi i reduktuar shoqëror, pasiviteti fizik dhe moskërkimi i kujdesit mjekësor, gjithashtu mund të ndikojnë duke dëmtuar funksionin e veshkave. Në fund të studimit autorët u shprehën se është e nevojshme që të kryhen ende kërkime më të detajuara rreth kësaj lidhjeje të mundshme. Në këtë mënyrë mund të njihemi më tepër me mundësitë e trajtimit të këtyre problemeve shëndetsore./AgroWeb
You may like
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
18 hours agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
2 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.
Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.
Si ta matni saktë?
Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.
Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.
Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.
Çfarë tregon pulsi?
Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.
Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.
Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.
Këshilla për puls të shëndetshëm
Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).
Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).
Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.
Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.
Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/
Dronët vranë mbi 100 civilë në Sudan gjatë dhjetorit
Ditë e natë në terren, forcat e NATO-s dërgojnë mesazh stabiliteti
Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit
Spiropali në Greqi, rihapet dialogu për kufirin detar
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Dyshohet abuzim i të miturit në Ferizaj përmes rrjeteve sociale
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Shqiptarët në jug të Serbisë: Fshirje nga adresat e banimit, mosnjohje e diplomave dhe gjuhë urrejtjeje
Gjysma e makinave të Ford do të jenë elektrike ose hibride deri në 2030
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
