Lajmet

Rënia e Perëndimit

Një disfatë, ku janë të qarta problemet që ajo paraqet për të tashmen.

Published

on

Nga Augusto Minzolini

Rënia e Perëndimit, duke huazuar titullin e një libri të filozofit Osvald Shpengler, është mënyra se si mund të përcaktojmë këtë pikë kthese në histori, që i sheh talebanët të ringjallen 20 vjet më vonë mbi “hirin” e aleancës perëndimore, e cila lindi si reagim ndaj sulmit terrorist kundër Kullave Binjake në Nju Jork.

Trupat që ranë nga një avion në aeroportin e Kabulit, dhe që të kujtojnë ata që u rrëzuan nga një helikopter nga Saigon apo nga Kullat Binjake, përfaqësojnë imazhin jo vetëm të ikjes nga përgjegjësia të Shteteve të Bashkuara, por të gjithë Perëndimit.

Një disfatë, ku janë të qarta problemet që ajo paraqet për të tashmen, por më pak të qarta dhe për këtë arsye më shqetësuese janë pasojat e ardhshme. Aktualisht është e qartë se kontrolli i talebanëve mbi Afganistan, do t’i ofrojë terrorizmit islamik një referencë të re ndërkombëtare dhe një shtet pritës të mundshëm, pra arsyet e fillimit të luftës dy dekada më parë.

Shenjat që ekziston rreziku i kthimit në gjendjen e mëparshme janë që të gjitha atje: komandanti i ri i përgjithshëm i talebanëve Haibatullah Akundzada është emëruar “Emiri i besimtarëve” nga kreu i Al Kaedës Ajman Al-Zauahiri, si shenjë e njohjessë autoritetittë tij.

Një nga udhëheqësit talebanë që foli për një media saudite është Golam Ruhani, iburgosurpër 8 vjet në Guantanamo nga amerikanët. Ndërkohë janë liruar të gjithë të burgosurit nga burgjet afgane, përfshirë një grup të madh xhihadistësh; Sheriati është sërish në fuqi,dhe gratë kanë humbur brenda 10 ditësh të gjitha arritjet e 20 viteve të fundit në aspektin e barazisë gjinore.

Dhe këto janë pasojat e menjëhershme. Bilanci i politikës së këtyre 20 viteve është edhe më i rëndë: për 10 ditë shteti afgan i ndërtuar nga perëndimorët, u shemb. Tërheqja e SHBA-së është shndërruar në një arratisje të palavdishme.

Në terren kanë mbetur 87 miliardët dollarë të investuar nga Shtetet e Bashkuara në 2 vitet e fundit, kryesisht në armatime moderne, të cilat tani e tutje do të përdoren nga talebanët. Për

të mos përmendur fatin që e pret atë pjesë e popullsisë afgane që ka bashkëpunuar apo që ka mbështetur bastin për ardhjen e demokracisë edhe në këtë pjesë të harruar të botës:çfarë do të ndodhë, por mbi të gjitha kush do t’i besojë tani e tutje fjalës së Perëndimit në zonat më të rrezikuara të planetit?

Kjo është shenja dalluese e një tërheqjeje, e cila është shndërruar në një humbje, e vendosur në kuadrin e të qenit politikisht korrektë, me pakujdesinë më të keqe si në analizimin e realitetit afgan, ashtu edhe në aspektin e organizimit ushtarak të ushtrisë vendase.

Për imazhin e presidentit amerikan Xho Bajden, tërheqja kaotike nga Afganistan, mund të jetë po aq e dëmshme sa qasja që pati Niksoni ndaj luftës në Vietnam. Leksion që mëson SHBA-ja nga kjo ngjarje, është se kur përfshihesh në një ndërhyrje të armatosur ndërkombëtare, nuk mund t’i japësh asaj fund kur të leverdis ty.

Përndryshe është më mirë të hiqet dorë nga një sipërmarrje e tillë. E njëjta gjë vlen edhe për Evropën, e cila duhet të pretendojë në të ardhmen një përfshirje më të madhe në vendimet e Uashingtonit:Vietnami kishte të bënte vetëm me SHBA-në, por ajo çka do të ndodhë tani në Afganistan do të ketë pasoja serioze për të gjithë Perëndimin.

Sidomos nëse janë zgjedhje që ndikojnë në skakierën botërore:në fakt prapa disfatës së Kabulit, spikat hija e Kinës; dëshira e saj për të vënë në dyshim ekuilibrat e vjetër në kuadër të synimeve hegjemoniste të Pekinit. Në ekonomi, por jo vetëm. / “Il Giornale” – Bota.al

Lajmet

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara