Sport

Renditja e xhudistëve, Distria Krasniqi e para

Published

on

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), ka publikuar sot renditjen më të re Olimpike. Pas garës së Grand Slamit të mbajtur në tri ditët e fundit në Budapest të Hungarisë, ekipi Olimpik i Kosovës ka shënuar ngritje.

Distria Krasniqi ka dalë e para në kategorinë deri në 48 kilogramë, pas medaljes së artë të fituar të premten. Krasniqi mori 1 mijë pikë të reja, duke çuar në 6 mijë e 765 numrin e pikëve në total, me të cilat la prapa dy herë kampionen e botës, Daria Bilodid.

Loriana Kuka, që fitoi medaljen e bronztë, ka dalë e 13-ta me 3 mijë e 463 pikë në kategorinë -78 kilogramë.

Akil Gjakova është i 10-ti në kategorinë -73 kilogramë, duke tubuar gjithësej 3 mijë e 447 pikë.

Majlinda Kelmendi, e cila nuk mori pjesë në Grand Slamin e Budapestit, ndodhet e pesta me 4 mijë e 152 pikë në kategorinë -52 kg. Të pesë xhudistët ndodhen brenda normës Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja Laura Fazliu, e cila po e kërkon normën Olimpike, me pikët e fituara në Grand Slam, është ngritur për tetë vende, duke kaluar në pozitën e 55-të. Për të fituar normën Olimpike, asaj i duhet të jetë diku në mesin e 30 xhudisteve në renditjen Olimpike.

Gara e ardhshme për ekipin Olimpik është kampionati evropian, që mbahet prej 19-21 nëntor në Pragë të Çekisë.

Sport

​Yakin: Xhaka kërkon ta fitojë çdo ndeshje, kështu do të bëjë edhe ndaj Kosovës

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka folur para ndeshjes kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Ai fillimisht u ndal te kapiteni Granit Xhaka, për të cilin tha se është lider i padiskutueshëm dhe një lojtar që kërkon fitoren në çdo moment.

Xhaka dëshiron ta fitojë çdo ndeshje, madje edhe ato në stërvitje. Ai është tepër i rëndësishëm për ne dhe kështu do të jetë edhe nesër, pasi po zhvillon paraqitje të jashtëzakonshme,” u shpreh Yakin.

Trajneri zviceran foli edhe për mundësinë e rikthimit të Xherdan Shaqirit në kombëtare. “Shaqiri është lojtar i jashtëzakonshëm, ndaj nuk mund të them se e ka derën e mbyllur. Por aktualisht kemi lojtarë shumë të fortë dhe po shohim drejt së ardhmes,” theksoi ai.

Yakin komentoi edhe ekipin e Kosovës, duke vlerësuar ndryshimet në stilin e lojës. “Kosova ka pasur ndryshime në sistem dhe me lojtarët e rinj ka bërë hapa përpara. E kanë siguruar ‘play-off’-in dhe këtë e kanë merituar plotësisht.”

Ai shtoi se Zvicra do të jetë e përqendruar maksimalisht në të dy fazat e lojës. “Nesër do të jemi të fokusuar në mbrojtje, por njëkohësisht do të kërkojmë të shënojmë gola kundër Kosovës,” përfundoi Yakin./KP

Continue Reading

Sport

Franco Foda: Për ne është shumë e rëndësishme që të paraqitemi mirë, këtë lojë do të shohim ta bëjmë për veti

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencën për media para ndeshjes së nesërme kundër Zvicrës, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lojtarët dhe stafi teknik kanë theksuar rëndësinë e takimit, duke paralajmëruar se synimi kryesor janë tre pikët.

Lojtari Albian Hajdari dhe përzgjedhësi Franco Foda janë shprehur se ekipi do të hyjë në fushë me ambicie të qarta dhe me besim në performancën e tyre, ndërsa kanë vlerësuar se ndeshja me Zvicrën ka karakter të veçantë.

Hajdari tha se çdo ndeshje ka peshën e vet, ndërsa synimi kundër Zvicrës mbetet maksimal.

“Besoj se çdo lojë është e rëndësishme si çdo tjetër, përveç Zvicrës. Momentalisht në gjithë lojët ja kemi fitu ja kemi marrë një pikë. Në lojën e Zvicrës hymë për të fituar 3 pikë. Na e shohim për 3 pikë. Është një ndeshje speciale”, tha ai.

Ndërsa përzgjedhësi Franco Foda u shpreh se ekipi do të përpiqet të shfaqë performancën më të mirë.

Për ne është shumë e rëndësishme që të paraqitemi mirë, këtë lojë do të shohim ta bëjmë për veti. Do ta mbajmë sistemin tonë të lojës, i dimë pikat e forta të Zvicrës, do të bëjmë çmos që taktikat tona t’i zbatojmë në fushë. Do t’i bëjmë shumë presion ndaj kundërshtarit dhe do të bëjmë gjithçka që të fitojmë lojën”, tha ai./EO

Continue Reading

Sport

​Dardanët dalin me njoftim të ri për ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës

Published

on

By

Tifo-grupi “Dardanët” ka njoftuar se sot ka filluar shpërndarja e biletave për anëtarët e saj, për ndeshjen e nesërme kundër Zvicrës, e cila mbyll ciklin historik të këtij grupi kualifikues. Biletat do të ndahen në qendrën kryesore të fanclub-it në kryeqytet, si dhe në qytetet e tjera ku ndodhen përfaqësuesit e grupit.

Para pauzës katërmujore deri te ndeshjet e playoff-it në muajin mars, “Dardanët” u kanë bërë thirrje tifozëve që Kosova ta mbyllë këtë fazë ashtu siç i ka hije, me dinjitet, përkushtim dhe përfaqësim të denjë të popullit që e mbështet.

Armata dardane, që ka pushtuar stadiumet e Evropës gjatë gjithë këtij cikli, pritet edhe nesër të jetë në numër të madh dhe të japë mbështetjen e saj karakteristike për Kombëtaren e Kosovës./KP

Continue Reading

Sport

​Gattuso: Rënia e Italisë është shqetësuese

Published

on

By

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, e ka cilësuar “shqetësuese” disfatën 4-1 ndaj Norvegjisë në San Siro, humbjen e parë të tij në drejtimin e Azzurrëve. Italia pësoi një rënie drastike në pjesën e dytë, pas një paraqitjeje të mirë në pjesën e parë, ndërsa Gattuso pranoi se skuadra “u shkatërrua me shenjën e parë të vështirësisë”.

Duhet të marrim përgjegjësi. Nuk mund të humbasim një ndeshje të tillë në këtë mënyrë,” tha ai në konferencë për shtyp. Trajneri theksoi se problemi nuk ishte fizik, por mental, pasi ekipi humbi qartësinë dhe lëvizjet e duhura sapo Norvegjia mori kontrollin.

Gattuso tha se brishtësia psikologjike dhe mungesa e reagimit janë shqetësimi kryesor, sidomos duke pasur parasysh rrezikun që Italia të mungojë për herë të tretë radhazi në një Kupë Bote.

Ai pranoi se tifozët kishin të drejtë të fishkëllenin ekipin pas një performance të tillë: “Njerëzit e duan këtë skuadër, por fjalët nuk mjaftojnë më.”

Sa i përket të ardhmes, Gattuso kërkoi më shumë besim dhe më pak frikë nga gabimet. Për rikthimin e Federico Chiesas në mars, ai tha se do të flasin sërish dhe se gjithçka varet nga gjendja e lojtarit.

Italia duhet të përmirësojë reagimin dhe mentalitetin. Na dhanë një mësim të rëndë sot,” përfundoi trajneri./KP

Continue Reading

Të kërkuara