Lajmet nga UBT

Rëndësia dhe historia e kabasë u diskutua ne tryezën shkencore te UBT-së

Kabaja, një instrument muzikor tradicional, është shfaqur si simbol i përjetshëm i identitetit dhe trashëgimisë kulturore në krahinat e thella të Shqipërisë.

Published

on

Tryeza “Kabaja – Simbol dhe Identitet i Muzikës Tradicionale Shqiptare”, fokusoi thellësinë e trashëgimisë kulturore shqiptare. Diskutimi u përqendrua në rëndësinë dhe influencën e kabasë në identitetin kombëtar dhe kulturën shqiptare.

Kabaja, një instrument muzikor tradicional, është shfaqur si simbol i përjetshëm i identitetit dhe trashëgimisë kulturore në krahinat e thella të Shqipërisë. Tryeza shkencore u fokusua në historinë dhe rëndësinë e këtij instrumenti në kontekstin e kulturës dhe historisë së vendit.

Artistë dhe studiues të shquar si Aleksandër Peçi, Bekim Ramadani, Fatmir Lela dhe Fatos Qerimaj u paraqitën për të demonstruar virtuozitetin e tyre me kabanë dhe për të ndarë historinë e këtij instrumenti të veçantë. Përmes performancave dhe analizave, u bë e qartë se kabaja ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin e muzikës tradicionale shqiptare dhe në identitetin kulturor të vendit.

Përveç diskutimit mbi kabanë në kontekstin e Shqipërisë, u trajtua edhe ndikimi i saj në komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Përmes studimeve dhe analizave të kryera nga studiuesit, u shpalos historiku dhe rëndësia e kabasë në këtë territor, duke përfshirë rrënjët e saj në kulturën e toskëve dhe impaktin e saj në jetën e përditshme të komunitetit shqiptar.

Përmes kësaj tryeze shkencore, u theksua se historia e kabasë është një rrugëtim i gjatë dhe i pasur që ka ndikuar thellë në identitetin dhe kulturën e shqiptarëve. Në përfundim, tryeza shkencore në UBT për kabanë shënoi një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të vendit, duke e bërë të qartë rëndësinë e këtij instrumenti në historinë dhe identitetin e kombit shqiptar.

Vendi

Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital

Published

on

By

Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.

Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.

Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.

Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.

Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.

Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni!

Së bashku për një qëllim.

Për më shumë kontaktoni në:

Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.

Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi takon Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Prof. Dr. Justina Pula – Shiroka

Published

on

By

Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prof. Dr. Justina Shiroka – Pula, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi e përgëzoi Prof. Dr. Shiroka – Pula për zgjedhjen e saj në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një institucion kyç për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe avancimin e dijes në vend.

Në këtë takim mori pjesë edhe profesori, njëherit Drejtori ekzekutiv i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Azem Rexhaj, ku diskutua edhe për rëndësinë e ndërtimit të urave bashkëpunuese mes komunitetit akademik dhe atij të biznesit, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe projekteve të përbashkëta kërkimore.

Rektori Hajrizi e ftoi Prof. Dr. Shiroka-Pulën për një vizitë në Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, ku ajo do të ketë mundësinë të njihet nga afër me ekosistemin inovativ dhe aktivitetet kërkimore që zhvillohen në kuadër të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

Kontrolli që çdo grua duhet ta bëjë: oferta speciale gjinekologjike në United Hospital

Published

on

By

Në kuadër të Muajit të Gruas, United Hospital ka prezantuar një ofertë të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke ofruar një pako gjinekologjike me çmim proporcional gjatë gjithë muajit mars.

Në këtë institucion shëndetësor, kujdesi për pacientët është gjithmonë prioritet. Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron shërbime moderne diagnostikuese dhe trajtuese, të realizuara nga një ekip i përkushtuar dhe i kualifikuar mjekësh, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjinekologjike.

Për të inkurajuar kontrollet e rregullta dhe kujdesin ndaj shëndetit të gruas, gjatë muajit mars ofrohet një pako gjinekologjike me çmim promocional prej 50 euro, nga çmimi i rregullt prej 79 euro.

Pakoja përfshin:

  • Echo gjinekologjike
  • PAP Test
  • Strisho vaginale
  • Strisho cervikale
  • Vizitë mjekësore

Kjo pako u mundëson grave të kryejnë një kontroll të plotë gjinekologjik, i cili është shumë i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e problemeve shëndetësore.

Nëse keni nevojë për kontroll, këshillim profesional apo trajtim të avancuar, Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron kujdes të specializuar dhe profesional për shëndetin e gruas.

Së bashku për shëndetin e gruas.

Caktoni termin tuaj:

📞 038 60 70 70
📞 046 60 70 70

📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni.

Continue Reading

Lajmet

Koordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford

Published

on

By

Koordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, mori pjesë si referuese në konferencën ndërkombëtare Oxford Forum of Open Scholarship 2026 (OxFOS 2026), e organizuar nga Bodleian Libraries në University of Oxford, e cila u mbajt nga 2 deri më 6 mars.

Kjo konferencë akademike mbledh studiues, kërkues dhe ekspertë nga institucione të ndryshme ndërkombëtare për të diskutuar zhvillimet më të fundit në fushat e open research, open data dhe open scholarship, duke promovuar bashkëpunimin dhe ndarjen e njohurive në komunitetin global të kërkimit shkencor.

Në kuadër të kësaj konference, më 4 mars, prof. Zaçellari prezantoi studimin me titull “Open Structured Dictionary Data for Low-Resource Languages”, në të cilin trajtoi çështje që lidhen me strukturimin dhe hapjen e të dhënave leksikografike për gjuhët me burime të kufizuara.

Gjatë prezantimit, ajo u ndal te një pyetje thelbësore që udhëhoqi diskutimin: “Kush e zotëron dijen gjuhësore?”, duke reflektuar mbi rolin e qasjes së hapur në burimet gjuhësore dhe mbi rëndësinë e ndarjes së dijes brenda komunitetit shkencor ndërkombëtar.

Me këtë rast, prof. Zaçellari prezantoi edhe “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe”, një nga veprat më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, duke theksuar vlerën shkencore të kësaj pune dhe rëndësinë e integrimit të saj në platforma online si burim i open data. Ky proces synon ta bëjë këtë pasuri të rëndësishme gjuhësore më të qasshme për kërkimin shkencor ndërkombëtar dhe për studiuesit e gjuhësisë në mbarë botën.

Continue Reading

Të kërkuara