Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi vizitoi İstanbul Ticaret Üniversitesi

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi i modeleve të reja të bashkëpunimit mes dy universiteteve.

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka qëndruar për vizitë në İstanbul Ticaret Üniversitesi, ku u takua me Rektorin Prof. Dr. Abdulhamit Avşar.

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi i modeleve të reja të bashkëpunimit mes dy universiteteve, bazuar në marrëveshjen e zbatuar vitet e fundit në mes UBT-së dhe İstanbul Ticaret Üniversitesi.

Rektori Hajrizi ka theksuar se si dy universitete mund të ofrojnë një perspektivë akademike që do të kontribuojnë në zhvillimin e fushave të ndryshme në dy vendet Kosovë dhe Turqi.

Ndërsa, Rektori Avşar ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe tha se si universitet i kushtojnë rëndësi zhvillimit të modeleve të bashkëpunimit me rezultate konkrete në periudhën e re.

Lajmet

Prizreni po formon gjeneratën e re të programuesve me Gjimnazin TIK

Published

on

By

Për vite me radhë, zgjedhja e një shkolle të mesme është parë si vendimi që përcakton të ardhmen e një të riu. Sot, gjithnjë e më shumë nxënës po kërkojnë diçka më shumë se një diplomë – kërkojnë aftësi që i përgatisin për profesionet që po ndryshojnë botën.

Kjo është arsyeja pse Gjimnazi TIK i UBT International Smart Schools në Prizren, po zgjon interes të madh tek të rinjtë jo vetëm nga Prizreni, por edhe nga Theranda, Malisheva, Dragashi dhe Kukësi.

Në vend të modelit tradicional të mësimit, nxënësit punojnë me programim, inteligjencë artificiale, robotikë dhe teknologji moderne, duke zhvilluar projekte që lidhen me sfidat reale të teknologjisë.

Një tjetër element që po ndikon në këtë interesim është akreditimi nga Cambridge International Education, i cili u ofron nxënësve një arsimim të ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare dhe i përgatit për studime universitare brenda dhe jashtë vendit.

Me laboratorë modernë, konceptin Classroom 4.0 dhe integrimin e inteligjencës artificiale në procesin mësimor, Gjimnazi TIK po ndërton një mjedis ku teknologjia nuk mësohet vetëm si teori, por përdoret çdo ditë si mjet për të krijuar, eksperimentuar dhe inovuar.

Në një kohë kur profesionet e së ardhmes kërkojnë njohuri digjitale dhe kreativitet, gjithnjë e më shumë familje po e shohin këtë drejtim si një investim afatgjatë për suksesin e fëmijëve të tyre.

Për aplikim online klikoni në këtë link: APLIKIMI ONLINE

Continue Reading

Aktualitet

Rritet interesimi për programet inovative në UBT, kërkesa e kompanive ndërkombëtare po orienton të rinjtë drejt teknologjisë

Published

on

By

Interesimi për programet akademike në UBT po shënon rritje të vazhdueshme, veçanërisht në fushat që lidhen me teknologjinë, inxhinierinë dhe transformimin digjital. Kërkesa në rritje e kompanive vendore dhe ndërkombëtare për profesionistë të kualifikuar ka bërë që gjithnjë e më shumë maturantë të zgjedhin programe që ofrojnë perspektivë të lartë punësimi dhe zhvillimi profesional.

Në kampuset e UBT-së në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren, interesim të veçantë po zgjojnë programet Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sistemet e Informacionit, FinTech dhe Analitikë Biznesi, Inxhinieri Mekanike dhe Inxhinieri e Mekatronikës, të cilat janë zhvilluar në përputhje me nevojat e tregut modern të punës dhe standardet ndërkombëtare.

Programi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri përgatit studentët në zhvillimin e softuerit, sigurinë kibernetike, cloud computing, analizën e të dhënave dhe teknologjitë e bazuara në Inteligjencën Artificiale (AI), duke u mundësuar atyre të zhvillojnë zgjidhje inovative për sfidat e ekonomisë digjitale. Ndërkaq, Sistemet e Informacionit fokusohen në projektimin, menaxhimin dhe integrimin e sistemeve teknologjike që mbështesin proceset e biznesit dhe vendimmarrjen në organizata.

Programi FinTech dhe Analitikë Biznesi kombinon financat, teknologjinë dhe analizën e të dhënave, duke përgatitur profesionistë që mund të zhvillojnë zgjidhje digjitale për sektorin financiar dhe të mbështesin vendimmarrjen përmes analizës inteligjente të të dhënave. Ndërsa Inxhinieria Mekanike përgatit inxhinierë me njohuri në projektim, automatizim, robotikë, prodhim inteligjent dhe aplikimin e teknologjive moderne në industri. Programi Inxhinieria e Mekatronikës integron mekanikën, elektronikën dhe sistemet inteligjente, duke përgatitur ekspertë për robotikë, automatizim industrial dhe teknologji të avancuara të prodhimit.

Rritja e interesimit për këto programe reflekton kërkesën e lartë të kompanive ndërkombëtare për profesionistë me aftësi në zhvillimin e teknologjive të avancuara, transformimin digjital, automatizimin industrial dhe analizën e të dhënave. Sot, sektorë të ndryshëm të ekonomisë kërkojnë ekspertë që kombinojnë njohuritë teknike me inovacionin dhe aftësinë për të përdorur inteligjencën artificiale në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve.

Përmes kurrikulave moderne, laboratorëve bashkëkohorë dhe bashkëpunimit të ngushtë me industrinë, UBT u ofron studentëve mundësi për praktikë profesionale, projekte reale dhe punësim që gjatë studimeve. Kjo qasje ka bërë që shumë të diplomuar të ndërtojnë karrierë të suksesshme në kompani prestigjioze në Kosovë dhe në tregun ndërkombëtar.

Me programe të orientuara drejt inovacionit dhe nevojave të ekonomisë globale, UBT vazhdon të përgatisë profesionistë të gatshëm për profesionet e së ardhmes, duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe forcimin e konkurrueshmërisë së Kosovës në ekonominë digjitale.

Për t’u bërë pjesë e programeve inovative të UBT-së, aplikoni online në këtë link: APLIKIMI ONLINE

Continue Reading

Lajmet nga UBT

U përmbyll me sukses Akademia Verore “Karrierë, Inovacion dhe Punësim” në kuadër të Global UBT Fest 2026

Published

on

By

Qendra e Karrierës në UBT përmbylli me sukses Akademinë Verore “Karrierë, Inovacion dhe Punësim”, një aktivitet i organizuar në kuadër të Global UBT Fest 2026, i cili solli së bashku studentë, ekspertë dhe përfaqësues të kompanive për të diskutuar mbi zhvillimin profesional dhe mundësitë që ofron tregu modern i punës.

Përgjatë akademisë, studentët morën pjesë në ligjërata, prezantime dhe diskutime interaktive, ku u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me ndërtimin e karrierës, zhvillimin e aftësive profesionale, trendet bashkëkohore të punësimit, si dhe mundësitë për praktikë profesionale dhe punësim në kompani vendore e ndërkombëtare.

Një vlerë e veçantë e këtij aktiviteti ishte pjesëmarrja e kompanive partnere LinkPlus IT, Foleja Group, PwC Kosova dhe Coca-Cola HBC Kosova, të cilat prezantuan përvojat e tyre, ndanë praktikat më të mira të industrisë dhe informuan studentët për kërkesat e tregut të punës, kompetencat më të kërkuara dhe mundësitë konkrete për zhvillim profesional.

Akademia Verore shërbeu si një platformë e rëndësishme për lidhjen e studentëve me industrinë, duke krijuar mundësi për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe orientim profesional. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e sektorit privat, UBT vazhdon të fuqizojë urën ndërmjet arsimit dhe tregut të punës, duke i përgatitur studentët për sfidat dhe mundësitë e ekonomisë moderne.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Akademia Verore e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT trajtoi sfidat e migrimit dhe integrimit përmes rrëfimeve reale

Published

on

By

Në kuadër të Global UBT Fest 2026, Fakulteti i Shkencave Politike dhe i Studimeve të Sigurisë në UBT organizoi një sesion të Akademisë Verore kushtuar migrimit, integrimit dhe rëndësisë së dialogut ndërkulturor, duke sjellë pranë studentëve përvoja reale të personave me histori migrimi.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Jesuit Refugee Service (JRS) Kosovo, organizatë e përkushtuar për mbështetjen e refugjatëve dhe personave në lëvizje, së bashku me mysafirë nga Siria dhe Ukraina, të cilët ndanë me studentët rrugëtimin e tyre të migrimit, sfidat me të cilat janë përballur, si dhe përvojën e jetës dhe të integrimit në Kosovë.

Përmes rrëfimeve personale dhe diskutimeve interaktive, studentët patën mundësinë të kuptojnë më nga afër dimensionin njerëzor të migrimit, rëndësinë e solidaritetit dhe përfshirjes sociale, si dhe sfidat që shoqërojnë procesin e integrimit të personave me përvojë migrimi.

Ky sesion shërbeu si një platformë e rëndësishme për dialog, shkëmbim përvojash dhe reflektim mbi çështje që lidhen me sigurinë njerëzore, migrimin dhe bashkëjetesën, duke nxitur studentët të zhvillojnë një qasje më gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në mirëkuptim ndaj fenomeneve bashkëkohore të migrimit.

Continue Reading

Të kërkuara