Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi uron studentët me rastin e fillimit të semestrit veror

Hajrizi u ka uruar suksese studentëve.

Published

on

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi iu ka uruar të gjithë studentëve fillimin e semestrit veror me ç’rast ai iu ka uruar shëndet dhe suksese në semestrin që sapo kanë hyrë.

Të bashkëngjitur e gjeni urimin e plotë:

Të nderuar studentë,

Zyrtarisht po fillon semestri veror 2021/22, në të cilin ju do të vazhdoni rrugëtimin tuaj akademik për të ndërtuar një karrierë profesionale dhe të suksesshme.

UBT bashkë me profesorët tuaj do iu qëndroj afër në çdo hap dhe sfidë tuajën edhe gjatë këtij semestri, ku padyshim presim që sukseset tuaja të vazhdojnë dhe ju të rriteni edhe më shumë në aspektin akademik dhe profesional.

Varësisht se si do të jetë situata epidemiologjike në vend, UBT është e gatshme me të gjitha kapacitetet e saj që të transformojë mësimin në formën e kombinuar ose edhe atë online, falë zhvillimit të platformave më të reja të mësimit.

Uroj që të keni shëndet dhe sukseset t’iu përcjellin edhe në këtë semestër.

Suksese!

Presidenti i UBT-së

Prof.dr. EDMOND HAJRIZI

Rajoni

Profesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge

Published

on

Dr. Fatbardha Qehaja Osmani së bashku me hulumtuesen shkencore nga Universiteti Ibn Haldun në Turqi, Elma Berisha, kanë publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare Reading Psychology të shtëpisë botuese Taylor & Francis (Q1) duke sjell rezultate të rëndësishme për mënyrën se si fëmijët zhvillojnë aftësinë për lexim të rrjedhshëm. Ky është një nga studimet e rralla që është bërë në fushën kognitive tek popullata shqipfolëse.

Punimi, me titull “The Mediating Role of Executive Functions in Reading Fluency Among 8–10 Year Old Children: Evidence from a Transparent Orthography”, është zhvilluar në Kosovë dhe përfshin 168 nxënës nga shkollat publike dhe private të Prishtinës.

Ky studim eksperimental ofron provat e para empirike për lidhjen ndërmjet moshës, funksioneve ekzekutive dhe rrjedhshmërisë së leximit në një gjuhë me ortografi të qartë si gjuha shqipe.

Sipas gjetjeve, fëmijët me aftësi më të zhvilluara në përditësimin e informacionit, frenimin e impulseve dhe fleksibilitetin kognitiv lexojnë më shpejt dhe më saktë. Këto funksione të trurit shpjegojnë rreth 23% të ndryshueshmërisë në performancën e leximit, edhe kur merren parasysh faktorë si mosha, gjinia apo inteligjenca joverbale.

Studimi tregon gjithashtu se mosha ndikon në lexim përmes funksioneve ekzekutive, duke theksuar rolin e zhvillimit kognitiv. Ndërkohë, statusi socio-ekonomik dhe arsimimi i nënës rezultuan faktorë që ndikojnë ndjeshëm në këtë proces, fëmijët nga mjedise më të thjeshta përfitojnë më shumë nga rritja e moshës, duke treguar rëndësinë e mbështetjes familjare.

Autorët rekomandojnë që mësuesit të përdorin leximin me zë të lartë, leximin e përsëritur dhe vlerësimin e hershëm të funksioneve ekzekutive që në fazat parashkollore, për të identifikuar fëmijët me rrezik për vështirësi në lexim. Autorët poashtu theksojnë se këto gjetje ndërlidhen ngusht me strategjitë e reja për përmirësimin e leximit në përgjithësi e në veçanti në performancën e fëmijëve tanë në testin PISA.

Ky hulumtim vlerësohet si një kontribut i parë shkencor ndërkombëtar mbi zhvillimin e leximit në gjuhën shqipe, duke vendosur shqipen në qendër të diskutimeve akademike për gjuhët me ortografi transparente si finlandishtja apo italishtja.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu: Reading Psychology – Taylor & Francis Online

Continue Reading

Rajoni

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe ISCTE arrijnë marrëveshje për Programe dhe Diploma të Përbashkëta

Published

on

Në një ceremoni zyrtare, të organizuar në ambientet e ISCTE Studime Ekzekutive, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Presidenti i Komitetit Ekzekutiv, Prof. Dr. Jose Crespo de Carvalho, bashkuan energjitë dhe vendosën themelet e një bashkëpunimi afatgjatë.

Ndërkohë që ISCTE-Executive Studies u rangua e para në Portugali për ndikim ndërkombëtar, sipas klasifikimit të Financial Times, ne besojmë se kjo marrëveshje jo vetëm që do të ketë një impakt të rëndësishëm në avancimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin profesional të studentëve tanë por, kjo iniciativë, do të kontribuojë dhe krijojë edhe mundësi të reja për studentët për qasje në tregun global.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizon ligjëratë të përbashkët me përfaqësues të KFOR-it Amerikan dhe Polak

Published

on

Në kuadër të fillimit të semestrit të ri akademik, Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizoi një ligjëratë të veçantë me dy folës ndërkombëtarë nga KFOR — përfaqësues nga kontingjenti Amerikan dhe ai Polak — të cilët ndanë me studentët njohuri të vlefshme mbi sigurinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh.

Ngjarja, e organizuar nga Prof. Arian Kadriu, Prodekani i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë, përfshiu Captain Jared T. Blackburn, një nga Avokatët Ligjorë të KFOR-it 35 në Rajonin e Komandës Lindore (RC-E), dhe Lieutenant Ciachera, Këshilltarin Ligjor Polak (LEGAD) për Kontingjentin Polak (POL COY) në RC-E KFOR.

Captain Blackburn, duke përfaqësuar KFOR-in Amerikan, diskutoi rolin kritik të përfaqësuesve ligjorë në operacionet shumëkombëshe, duke u fokusuar në përgjegjësitë e tij në ligjin operativ, ligjin fiskal, kërkesat ligjore dhe asistencën ligjore brenda misionit paqeruajtës. Ai theksoi se si ligji ndërkombëtar ndikon në operacionet e sigurisë dhe sfidat komplekse me të cilat përballen profesionistët ligjorë në ushtrinë amerikane. Studentët u angazhuan në një diskutim dinamik, duke bërë pyetje të thelluara që pasuruan kuptimin e tyre mbi ndërveprimin midis ligjit, politikës dhe operacioneve ushtarake në misionet e NATO-s.

Ndërsa Lieutenant Ciachera, përfaqësues i KFOR-it Polak, trajtoi rolet në zhvillim të grave në forcat e armatosura dhe mbrojtjen e të miturve në zonat e konflikteve, duke theksuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në operacionet paqeruajtëse dhe të stabilizimit.

Ky aktivitet theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UBT-së për të ndërtuar partneritete ndërkombëtare dhe për t’u ofruar studentëve të Studimeve të Sigurisë një arsimim të bazuar në përvojë praktike, ekspertizë profesionale dhe perspektiva globale.

 

Continue Reading

Të kërkuara