Lajmet nga UBT

UBT, zgjedhja e parë në Kosovë për studentët që dëshirojnë edukim të cilësisë së lartë

Published

on

UBT ka arritur një rritje të jashtëzakonshme në numrin e aplikimeve dhe regjistrimeve, duke u pozicionuar si një nga institucionet arsimore më të kërkuara në Kosovë. Ky zhvillim pozitiv është një rezultat i angazhimit të përhershëm për të ofruar një arsim cilësor dhe mundësi profesionale për studentët e rinj. Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, shpjegon faktorët që kanë kontribuar në këtë sukses dhe rëndësinë e një edukimi të nivelit të lartë për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës.

UBT ka theksuar rëndësinë e cilësisë së arsimit dhe inovacionit në çdo program të studimeve që ofron. Pjesë e kësaj strategjie është ndërkombëtarizimi i ofruesve të mundësive akademike dhe lidhja e ngushtë me industrinë, që siguron një përgatitje të plotë dhe praktike për studentët. Rektori Hajrizi vëren se, përkundër sfidave të tilla si demografia e ulët dhe emigrimi, UBT ka arritur të ofrojë mundësi të shkëlqyera edukative dhe profesionale që tërheqin jo vetëm studentët nga Kosova, por edhe nga vendet fqinje.

Një tjetër faktor kyç në këtë rritje është përdorimi i teknologjisë dhe inovacionit për të ndihmuar studentët të përgatiten për tregun e punës të së ardhmes. Shkollat dhe fakultetet e UBT-së ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e aftësive praktike, si dhe mundësi për të punuar me kompani dhe institucione ndërkombëtare në kuadër të praktikave profesionale dhe projekteve të kërkimit.

“Në UBT, ne fokusohemi në ofrimin e mundësive të shkëlqyera për studentët, duke i përgatitur ata për sfidat e së ardhmes dhe duke i lidhur me mundësitë e industrisë globale. Kjo është arsyeja pse ka një rritje të vazhdueshme të interesit për programet tona”,  shprehet Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi.

Rritja e interesit për studimet në UBT është një tregues i qartë i suksesit dhe angazhimit të universitetit për të ofruar një arsimin që i plotëson kërkesat e studentëve dhe i përgatit ata për sfidat e ardhshme. UBT, duke ofruar një ofertë të pasur edukative dhe mundësi praktike, ka bërë një hap të madh në zhvillimin e mundësive për të rinjtë, duke u bërë një mundësi e joshëse jo vetëm për studentët kosovarë, por edhe për ata nga rajoni dhe më gjerë. Ky sukses vazhdon të rrisë shpresën për një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme për studentët dhe për shoqërinë kosovare në përgjithësi./UBTNews/

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së përfundojnë praktikën profesionale në Coca-Cola HBC Kosova

Published

on

Studentët e UBT-së kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale në kompaninë prestigjioze Coca-Cola HBC Kosova.

Gjatë kësaj periudhe, studentët kanë pasur mundësinë të punojnë në një ambient profesional, duke përfituar njohuri praktike, përvojë reale në industri dhe aftësi që i përgatisin drejtpërdrejt për tregun e punës. Kjo eksperiencë ka qenë një kombinim i mësimit inovativ të fituar në UBT dhe praktikës dinamike në një kompani lidere globale.

Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit strategjik dhe të qëndrueshëm mes UBT-së dhe Coca-Cola HBC Kosova, që synon të forcojë lidhjen mes edukimit dhe tregut të punës. Falë këtij partneriteti, studentët e UBT-së përfitojnë qasje në praktika cilësore, mentorim profesional dhe mundësi punësimi të garantuar.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu bëhet Ambasador Artist i kompanisë prestigjioze “Henri Selmer Paris”

Published

on

Klarinetisti dhe profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu ka arritur një nga kulmet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike — ai është përzgjedhur Ambasador Artist i kompanisë botërisht të njohur “Henri Selmer Paris”, e cila prej më shumë se një shekulli simbolizon cilësinë dhe ekselencën në prodhimin e instrumenteve frymore.

Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një artist nga Kosova dhe shtetet e rajonit përfshihet në rrjetin global të artistëve të “Henri Selmer Paris”, që përfaqësojnë nivelin më të lartë të muzikës botërore.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, aktiviteti dhe zhvillimi artistik i Emerllahut do të menaxhohet drejtpërdrejt nga kompania franceze, duke e renditur atë përkrah emrave të njohur të muzikës klasike dhe xhazit ndërkombëtar.

“Kjo përfaqëson një arritje të madhe jo vetëm për karrierën time personale, por edhe për Kosovën dhe institucionin tonë, pasi është hera e parë që një artist nga rajoni përzgjidhet si ambasador i ‘Henri Selmer Paris’”, u shpreh profesori Emerllahu.

Ai falënderoi UBT-në, drejtuesit dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme, duke shtuar se kjo arritje është një frymëzim për studentët dhe kontribuon në afirmimin ndërkombëtar të Fakultetit të Muzikës dhe të UBT-së në tërësi.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesorët e UBT-së, Musa Sabedini dhe Ferid Selimi, botojnë artikull shkencor në revistën e indeksuar në SCOPUS

Published

on

Një arritje e rëndësishme akademike është shënuar nga profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Musa Sabedini dhe Prof. Ferid Selimi, të cilët kanë botuar një artikull shkencor në revistën shkencore multidisiplinare “Architectural Image Studies”, të indeksuar në SCOPUS.

Artikulli mban titullin: “Misinformation and the Use of Emotional Language in Albanian-Language Media in Kosovo: A Comparative Analysis of the March 2004 Riots and the September 2023 Banjska Attack” dhe trajton mënyrën se si mediat në gjuhën shqipe në Kosovë kanë raportuar për tensionet ndëretnike dhe ngjarjet e dhunshme, duke bërë një analizë krahasuese mes ngjarjeve të marsit 2004 dhe sulmit të Banjskës në shtator 2023.

Studimi analizon si aspektin kuantitativ të mbulimit mediatik, ashtu edhe gjuhën emocionale të përdorur në raportim, përmes një analize të përmbajtjes së gazetave qendrore.

“Ky publikim përbën një moment të rëndësishëm profesional dhe personal për mua. Edhe pse e kam kuptuar prej kohësh se kërkimi shkencor kërkon durim, përkushtim dhe ekspertizë të thellë, kjo përvojë më ka dëshmuar se puna e palodhur dhe bashkëpunimi akademik sjellin rezultate të prekshme. Jam jashtëzakonisht i lumtur që puna jonë është vlerësuar dhe çmuar në këtë nivel, dhe besoj se ky është vetëm një hap drejt botimeve të tjera edhe më të fuqishme në fushën e gazetarisë dhe komunikimit”, ka thënë mes tjerash profesor Musa Sabedini.

Rezultatet tregojnë se, ndonëse mediat kanë raportuar gjerësisht për këto ngjarje, janë evidentuar dallime të dukshme në mënyrën e raportimit, në përqindjen e hapësirës kushtuar dhunës ndëretnike, si dhe në përdorimin e termave emocionalë apo nxitës.

Autorët arrijnë në përfundimin se faktorët historikë, kulturorë dhe politikë, si dhe mungesa e koordinimit institucional, ndikojnë në praktikat e gazetarisë, duke theksuar nevojën për gazetari të përgjegjshme në kontekste me ndjeshmëri etnike.

Artikulli është publikuar më 1 nëntor 2025, në Vol. 6, Nr. 3 të revistës, dhe mund të lexohet online në linkun: Artikulli i plotë

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku takohet me ekipin First Kosovo në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës në First Global Challenge 2025, është takuar me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama, Heroina Telaku, dhe Sekretaren e Parë të Ambasadës, Gjylymsere Ahmetgjekaj, gjatë ceremonisë hapëse të kësaj gare prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese, ku u diskutua mbi punën, përkushtimin dhe arritjet e ekipit të Kosovës.

Ambasadorja Telaku shprehu mbështetjen për të rinjtë kosovarë, të cilët po e përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari vendin në një skenë globale të dijes dhe inovacionit.

Continue Reading

Të kërkuara