Lajmet

Rektori Hajrizi ftohet në Samitin Botëror të Paqes në Korenë e Jugut

Samiti Botëror 2022 do të mbahet në Seul, Koreja e Jugut, nga 10 deri më 13 shkurt.

Published

on

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, është ftuar nga Federata e Paqes Universale, që të marrë pjesë në Samitin Botëror 2022, i cili këtë vit ka si temë gjetjen e mënyrave për të sjellë paqe në gadishullin Korean e ku pritet të ketë diskutime mbi çështjet më kritike të kohës sonë.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë si mysafir i nderuar në Samitin Botëror 2022. Federata e Paqes Universale dhe rrjeti i saj global i ambasadorëve për paqe punojnë në bashkëpunim me të gjithë sektorët e shoqërisë për të zgjidhur konfliktet”, thuhet në ftesën që kjo organizatë botërore i ka dërguar rektorit Hajrizi.

“Ekziston një ndërgjegjësim në rritje midis njerëzve në mbarë botën për nevojë urgjente për vizion inovativ dhe udhëheqje të guximshme nëse duam të zgjidhim çështjet kritike të kohës sonë.  Duke pasur këtë në mendje, Samiti Botëror 2022 do të bashkojë liderët botërorë, përvoja individuale dhe kolektive e të cilëve, mençuria dhe mprehtësia janë thelbësore për ndërtimin e një bote me mirëkuptim të ndërsjellë, paqe të qëndrueshme dhe prosperitet për të gjithë“, thuhet në ftesën e nënshkruar nga kryeministri i Kamboxhias, Samdech Hun Sen, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, drejtori gjeneral i Federatës së Paqes Universale, Yun Young-ho dhe kryesuesi i kësaj organizate, Thomas G. Walsh nga komiteti ekzekutiv i organizimit të Samit Global të Paqes.

Samiti Botëror 2022 bashkë organizohet nga Federata Universale e Paqes dhe Qeveria Mbretërore e Kamboxhias.

Gjatë samitit, përfaqësues nga 157 vende nga mbarë bota, duke përfshirë krerë shtetesh, ministra, parlamentarë, udhëheqës fetarë, personalitete të medias, drejtues të biznesit dhe nga sfera akademike do të eksplorojnë përspektivat për pajtimin paqësor të Gadishullit Korean dhe zgjidhje të konflikteve tjera në botë.

Samiti Botëror 2022 do të mbahet në Seul, Koreja e Jugut, nga 10 deri më 13 shkurt, përmes një formati të kombinuar me prezencë fizike dhe me pjesëmarrje virtuale për shkak të pandemisë COVID-19.

Lajmet

Vuçiç fillon konsultimet për kryeministrin e emëruar: Afati për formimin e qeverisë së re skadon më 18 prill

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka filluar konsultimet për emërimin e kryeministrit të ri, në kuadër të procesit për formimin e qeverisë së re. Ky proces ka nisur pas dorëheqjes së kryeministrit të mëparshëm, Millosh Vuçeviq, e cila u konfirmua nga Parlamenti i Serbisë më 19 mars, duke shënuar përfundimin e mandatit të qeverisë aktuale.

Sipas rregullave, afati për formimin e një qeverie të re është deri më 18 prill, në mesnatë. Vuçiç ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e partive politike, duke filluar me Partinë Ruse dhe Aleancën e Hungarezëve të Vojvodinës. Pas këtij takimi, ai zhvilloi biseda me përfaqësues të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Boshnjakëve të Sanxhakut, Aleancës Demokratike të Kroatëve të Vojvodinës dhe grupit parlamentar “Ne – Zëri i Popullit”.

Ndërkohë, shumica e grupeve parlamentare opozitare kanë refuzuar ftesën e Vuçiqit për pjesëmarrje në këto konsultime. Këto konsultime pritet të përfundojnë deri të premten.

Kjo periudhë paraqet një moment të rëndësishëm për politikën serbe, pasi përfundimi i këtij afati do të ndihmojë në vendosjen e një qeverie të re që do të drejtojë vendin për një mandat të ri./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Përmbytje masive në Shkup, del nga shtrati lumi Makrova

Published

on

Reshjet e dendura të shiut që goditën Shkupin mbrëmjen e djeshme shkaktuan përmbytje masive dhe rritje të nivelit të lumit Makrova, duke çuar në daljen e tij nga shtrati në disa zona të qytetit dhe përmbytje të pronave.

Sipas Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Shkup, lumi ka dalë mbi urën pranë vendbanimit Lubosh dhe ka shkaktuar përmbytje në disa shtëpi, depo dhe objekte industriale në fshatrat Studeniçan dhe Batinci, si dhe në pjesë të lagjes Pintija. Edhe një pjesë e bulevardit Boris Trajkovski është prekur nga përmbytjet.

Autoritetet lokale, përfshirë ato të Studeniçanit dhe Kisella Vodës, janë angazhuar për të menaxhuar situatën, duke ndërhyrë në terren për të ndihmuar banorët dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme. Shërbimet emergjente janë në terren dhe po punojnë për të përballuar pasojat e përmbytjeve.

Operacionet e shpëtimit dhe menaxhimit të krizës po realizohen me pjesëmarrjen e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Ndërmarrjeve Publike të Qytetit të Shkupit dhe Njësive të Pushtetit Lokal. Autoritetet janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën në mënyrë që të jenë të përgatitur për çdo zhvillim të mundshëm të motit që mund të përkeqësojë më tej gjendjen.

Continue Reading

Bota

Autoritetet turke dënojnë thirrjen për bojkot të dyqaneve dhe shërbimeve si “sabotim”

Published

on

Qeveria turke ka dënuar thirrjet e opozitës për një bojkot të mallrave dhe shërbimeve, duke i përshkruar ato si një “përpjekje sabotimi” të ekonomisë turke. Këto thirrje u bënë nga Partia Popullore Republikane (CHP), pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili është rivali kryesor politik i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe kandidati presidencial i CHP-së në zgjedhjet e ardhshme.

Në një reagim të fortë, Ministri i Tregtisë, Omer Bolat, tha se thirrjet për bojkot ishin një kërcënim për stabilitetin ekonomik të Turqisë dhe akuzoi ata që i mbështesin se po përpiqen të dëmtojnë qeverinë. “Kjo është një përpjekje për të sabotuar ekonominë dhe përfshin elementë të tregtisë dhe konkurrencës së pandershme,” shtoi Bolat.

Këto thirrje për bojkot u shfaqën pas arrestimit të Imamoglu, një ngjarje që shkaktoi protesta të shumta në Turqi. Disa dyqane mbyllën dyert në shenjë solidariteti me ata që kritikojnë arrestimet si përpjekje politike dhe antidemokratike për të dëmtuar mundësitë e opozitës për të fituar zgjedhjet.

Ministrat e qeverisë dhe disa personalitete pro-qeveritare, si ish-futbollisti Mesut Özil, përdorën hashtagun #BoykotDegilMilliZarar (“Jo një bojkot, por një dëm kombëtar”) për të kundërshtuar bojkotin e kërkuar nga opozita. Ky bojkot u shoqërua gjithashtu me thirrje për protesta masive, të cilat janë ndër më të mëdhatë që ka parë Turqia në dekadën e fundit.

Ekonomia turke është goditur rëndë nga krizën e kostos së jetesës dhe zhvlerësimin e monedhës, duke shkaktuar inflacion të lartë, që aktualisht është 39% në shkurt të këtij viti. Qeveria ka paralajmëruar se thirrjet për bojkot mund të përkeqësojnë më tej situatën ekonomike, duke theksuar se këto veprime janë të dënuara me dështim./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Dy burra sulmojnë seksualisht një grua në Shtime

Published

on

Një rast i sulmit seksual ka ndodhur në Shtime, ku një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy burra. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 prill 2025. Pas incidentit, autoritetet policore kanë ndaluar dy të dyshuarit, të cilët janë dërguar menjëherë në mbajtje pas intervistimit.

Në njoftimin e policisë thuhet se viktima është një femër kosovare, ndërsa dy të dyshuarit janë meshkuj kosovarë. Rasti është cilësuar si “sulm seksual”, dhe prokurori ka miratuar dërgimin e të dyshuarve në mbajtje për më tej hetime.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore ndaj autorëve të dyshuar.

Continue Reading

Të kërkuara