Lajmet

Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!

Published

on

Themeluesi dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është nderuar me çmimin European Quality Leader First Finalist nga Organizata Evropiane për Cilësi (EOQ), një njohje e jashtëzakonshme që e bën atë personalitetin e parë nga rajoni shqipfolës që merr këtë çmim prestigjioz. Ky çmim vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të Rektorit Hajrizi në avancimin dhe promovimin e menaxhimit të cilësisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel global.

Çmimi i dhënë nga EOQ vlerëson individët që kanë udhëhequr me sukses organizata dhe kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për përmirësimin e cilësisë dhe menaxhimit të saj, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Ky çmim është një dëshmi për përkushtimin e Prof. Hajrizit ndaj cilësisë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke krijuar mundësi për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve të ndryshëm që lidhen me menaxhimin e cilësisë.

Rektori Hajrizi shprehu emocionet e tij për çmimin e fituar, duke theksuar rëndësinë e tij jo vetëm për të, por edhe për vendin e tij, Kosovën. Ai theksoi se çmimi është një vlerësim për përkushtimin dhe punën e tij të gjatë në fushën e cilësisë, dhe gjithashtu një njohje për përpjekjet që kanë ndikim në rritjen e standardeve të cilësisë.

Ky është çmimi më i lartë që Organizata Evropiane për Cilësi e jep për një angazhim dhe ndikim të thellë në fushën e cilësisë, standardeve dhe cilësisë së jetës. Këtë herë, komisioni e ka ndarë këtë çmim për mua, duke vlerësuar përkushtimin tim prej 30 vjetësh në fushën e cilësisë dhe ndikimin e tij, jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjithë Evropën,” u shpreh Rektori Hajrizi.

Çmimi është një simbol i rëndësishëm për UBT-në dhe për zhvillimin e tij në përputhje me praktikat dhe standardet më të larta të cilësisë ndërkombëtare. Si udhëheqës i një institucioni të tillë, Rektori Hajrizi është i bindur se ky çmim është një përmbushje e mundësisë për të promovuar vlerat e cilësisë dhe standardeve ndërkombëtare për të gjithë sektorët e shoqërisë kosovare.

Për mua dhe për vendin tim, marrja e këtij çmimi është një arritje e veçantë dhe e paharrueshme. Ky çmim nuk është thjesht një nderim personal, por një njohje për gjithë punën që kemi bërë në avancimin e cilësisë dhe në përmirësimin e standardeve të jetesës.

Rektori Hajrizi e përshkroi këtë çmim si një vlerësim të gjithë ekipit të UBT-së, i cili ka kontribuar në ndërtimin e një kulture të cilësisë dhe inovacionit, që ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në formimin dhe zhvillimin e studentëve, stafit akademik, si dhe në ngritjen e standardeve të menaxhimit të cilësisë në vend.

Rektori i UBT-së theksoi se ky çmim është gjithashtu një konfirmim se puna e tij dhe e ekipit të tij është në përputhje me standardet më të larta të cilësisë në nivel global. “Ky çmim është një dëshmi se puna jonë është në harmoni me standardet më të larta të cilësisë në Evropë dhe në botë. Kjo është një vlerësim për arritjet tona dhe një sinjal se jemi të përputhur me vlerat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare,” theksoi ai, duke shtuar se ky është një mesazh i fuqishëm për të gjithë ata që punojnë në fushën e menaxhimit të cilësisë.

Në lidhje me zhvillimin e UBT-së dhe implementimin e standardeve të cilësisë, Prof. Hajrizi ndau arritjet e rëndësishme të institucionit që ai drejton. UBT ka arritur të zbatojë praktikat më të larta të cilësisë, duke fituar çmimin “Excellence” në vitin 2022 dhe duke u renditur ndër 9 kompanitë më të mira në botë për cilësi.

UBT ka arritur të zbatojë standardet më të larta të cilësisë, duke fituar çmimin e Excellence në vitin 2022. Sot, jemi një nga 9 kompanitë më të mira në botë për cilësi, dhe kjo është një dëshmi e forcës dhe angazhimit të palodhur të ekipit tonë.” Prof. Hajrizi e konsideron këtë sukses një vlerësim të rëndësishëm për UBT-në dhe një mesazh të qartë për të gjithë sektorët që angazhohen në zhvillimin e cilësisë dhe inovacionit.

Përveç kontributit të tij si lider dhe udhëheqës, Prof. Hajrizi është një autor i njohur shkencor në fushën e cilësisë dhe ka realizuar një numër të konsiderueshëm publikimesh shkencore. Ai gjithashtu është i certifikuar në të gjitha nivelet e menaxhimit të cilësisë, si auditor, menaxher, dhe ekzaminer. Ai ka themeluar gjithashtu organizatën “Quality Kosova” dhe ka mundësuar anëtarësimin e saj në Organizatën Evropiane për Cilësi, si individ dhe si organizatë.

Kam realizuar një numër të konsiderueshëm publikimesh shkencore në fushën e cilësisë dhe jam i certifikuar në të gjitha nivelet e menaxhimit të cilësisë, qoftë si auditor, menaxher, apo ekzaminer. Gjithashtu, kam themeluar organizatën ‘Quality Kosova’ dhe e kemi anëtarësuar në Organizatën Evropiane për Cilësi, si individ dhe si organizatë.

Në një periudhë kur Kosova ende mund të perceptohet nga disa si një vend që nuk ka arritur ende nivelet më të larta të cilësisë, Prof. Hajrizi theksoi se ky çmim është një dëshmi që fakti po ndryshon. “Kosova ende mund të perceptohet si një vend ku nuk gjenden standardet më të larta të cilësisë, por tashmë faktet flasin ndryshe. Ne kemi arritur rezultate të prekshme, dhe këto rezultate do të vazhdojnë të jenë një dëshmi e suksesit tonë,” tha ai, duke e konsideruar këtë çmim si një hap të madh përpara në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në fund, Prof. Hajrizi ia dedikoi këtë çmim të madh Kosovës, stafit të tij, kolegëve dhe familjes, duke e konsideruar këtë çmim si një arritje të përbashkët. “Ky çmim është një nderim që ia dedikoj Kosovës, stafit tim, kolegëve dhe familjes time. Motivimi më i madh për mua është ta prezantoj këtë arritje si një sukses të Kosovës. Ky çmim konfirmon se Kosova ka kaluar fazën e tranzicionit dhe ka hyrë në zhvillimin e saj të qëndrueshëm.”

Ai gjithashtu theksoi se ky është një moment i veçantë për gjithë shqiptarët, pasi UBT është institucion i parë në rajonin e Evropës Juglindore që fiton këtë çmim prestigjioz. “Ne jemi të parët në rajonin e Evropës Juglindore që marrim këtë çmim, dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer për të pasur një vend të nderuar në nivel ndërkombëtar. Është një pozicion shumë i rëndësishëm për ne dhe për të gjithë shqiptarët, dhe një arritje që e vlerësojmë me shumë krenari,” përfundoi Prof. Hajrizi.

Ky çmim jo vetëm që nderon individin dhe përpjekjet e tij, por është gjithashtu një njohje e forcës dhe potencialit të Kosovës në arenën ndërkombëtare të cilësisë./UBTNews/©D.E

Lajmet nga UBT

UBT akreditohet nga Federata Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS)

Published

on

By

UBT forcon edhe më tej pozitën ndërkombëtare në sport dhe shëndetësi. Instituti i Mjekësisë Sportive (ISM) në UBT është pranuar zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS) si Collaborating Centre of Sports Medicine, duke e bërë pjesë të rrjetit global të institucioneve të specializuara në këtë fushë.

Kjo njohje i hap UBT-së mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar, kërkim shkencor, shkëmbim të përvojave dhe zhvillim profesional, duke sjellë më afër Kosovës ekspertizën dhe praktikat bashkëkohore të mjekësisë sportive.

Përfshirja në rrjetin e FIMS është pjesë e vizionit të UBT-së për të ndërtuar një ekosistem ku sporti, shëndetësia, edukimi dhe shkenca janë të integruara. Në këtë ekosistem, një rol të rëndësishëm ka edhe Fakulteti i Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes, duke lidhur përgatitjen akademike me performancën sportive, rehabilitimin dhe mjekësinë sportive.

Për të rinjtë nga Kosova dhe rajoni, kjo do të thotë më shumë mundësi për të mësuar, bashkëpunuar dhe zhvilluar karrierën në një fushë që po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në botë.

Kjo arritje i bashkohet edhe aktiviteteve të tjera të UBT-së në këtë fushë, përfshirë Konferencën Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive, e cila këtë vit zhvillohet për herë të dytë, në muajin tetor, me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Continue Reading

Vendi

Përparim Rama nënshkruan peticionin për përgjegjësi penale ndaj Kurtit

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se i është bashkuar qytetarëve dhe ka nënshkruar peticionin që kërkon përgjegjësi penale për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka kritikuar mënyrën e qeverisjes së Kurtit dhe raportin e tij me institucionet e drejtësisë.

Sipas Ramës, Kurti ka shpërfillur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ka kritikuar dhe përçmuar prokurorët e Republikës së Kosovës, si dhe ka përdorur paranë publike për përfitime elektorale.

Rama ka thënë se këto veprime, sipas tij, përbëjnë rrezik për demokracinë dhe shtetin dhe se për këtë arsye ka nënshkruar peticionin që kërkon përgjegjësi penale për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve të Kushtetueses dhe keqpërdorimin e parasë publike.

Ai ka vlerësuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këtë peticion tregon rritje të vetëdijes qytetare dhe ka theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi Kushtetutën dhe ligjin.

“Nuk është pronë e një partie, e aq më pak e një njeriu”, ka shkruar Rama, duke iu referuar Kosovës./A.K/

Continue Reading

Vendi

E uroj për Kurban Bajram pastaj e goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë

Published

on

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet A.S., për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 27 maj 2026, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, në banesën e viktimës E.I.

Prokuroria pretendon se A.S. kishte shkuar në banesën e viktimës, ku ndodheshin edhe i dëmtuari S.I., dëshmitari I.M. dhe vajza e tij gjashtëvjeçare.

Sipas përshkrimit të aktakuzës, pasi viktima i kishte hapur derën, i pandehuri e kishte përshëndetur, përqafuar dhe uruar për festën e Kurban Bajramit. Më pas, pasi kishte hyrë në kuzhinë, dyshohet se kishte nxjerrë një thikë dhe e kishte goditur viktimën në pjesën e përparme të qafës, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Viktima nuk kishte arritur të dërgohej në spital dhe kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri më pas kishte tentuar ta sulmonte edhe S.I., duke synuar ta godiste në pjesën e fytit. I dëmtuari kishte arritur t’i shmangej goditjes, por ishte goditur në fytyrë, në pjesën e hundës dhe buzës, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

Me ngritjen e aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga gjykata që i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i ngarkohen dhe të dënohet sipas ligjit.

I pandehuri konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrau me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil – arrestohet autori 29-vjeçar, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Published

on

Është arrestuar në Fier Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit francez Miguel Mendes mëngjesin e sotëm në Ksamil.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, ai u arrestua në Fier, aty ku ishte fshehur në bagazhin e një makine e cila drejtohej nga një vajzë dhe pasagjer ishte edhe një person tjetër.

Autori i dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge e kishte goditur 20-vjeçari disa herë me thikë në shpinë dhe në kraharor dhe vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.

20-vjeçari francez ndodhej në Ksamil së bashku me një grup francezësh të ardhur për turizëm në Ksamil. Ndërsa autori, 29-vjeçari Sokrat Vata, ishte i punësuar si roje plazhi te hoteli përkatës.

Sokrat Vata u arrestua në Angli pasi u përfshi në dy raste të ndjekjes nga policia, të lidhura me trafikimin e kokainës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Në 30 prill, policia në Kembrixh e pikasën duke drejtuar një makinë tip Toyota të vjedhur. Vata tentoi të largohej, por pasagjeri zbriti nga makina dhe ai vijoi arratinë në këmbë. Gjatë ndjekjes, hodhi një pako kokainë në shkurre, por u kap nga policia. Me vete iu gjetën edhe 560 paund, ndërsa rezultoi pozitiv në testin për drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Ndërkohë, në një rast tjetër në Kent, më 13 prill, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe përplasi një automjet me targa të klonuara. Në makinë u gjetën qese me kokainë dhe targa.

Vata u arrestua më pas dhe përfundoi përpara Gjykatës së Kurorës së Kembrixhit, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektin e drogës. Ai u dënua me pesë vite burg. /TCh//A.K/

Continue Reading

Të kërkuara